Përrallë nga e kaluara 1987

PERRALLE NGA E KALUARA 

Viti: (1987)

Zhanri: Komedi 


Regjizor: Dhimitër Anagnosti 


Skenari: Dhimitër Anagnosti  


Bazuar në novelë: Andon Zako Çajupi 


Aktorë: Elvira Diamanti, Admir Sorra, Robert Ndrenika,  Hajrie Rondo, Xhevdet Ferri, Xhemil Tagani, Zef Mosi, Mira Minga, Mimika Luca, Aristotel Stefani, Baftjar Çena, Margo Arseni, Birçe Hasko, Mehdi Malkaj, Lumturi Shtino, I. Lloçka, Ad.Taçi, Al.Taçi, S.Kutali, E.Naçi, E.Mane, I.Idrizi 





Subjekti i Filmit 
Filmi është i bazuar mbi në komedinë “14 vjeç dhëndër “ të A. Z. Çajupit. Në të tregohet historia prekëse por edhe komike në të njëjtën kohë të Gjinos, një djalë 14 vjeçar të cilin familja e detyron të martohet me Marigonë 20 vjeçare. Marigoja nga ana e saj dashuron Trimin një dashuri kjo reciproke e dy të rinjve por që duhet të bëhet fli për hir të “Zakonit”. Në film regjisor Anagnosti ka ditur të ndërthurë mirë skenat e humorit gjirokastritë të përshkruar nga vetë Çajupi, por edhe të përshkruaj me realizëm fatin e gruas shqiptare. Hakmarrja e Marigosë kundër “Zakonit dhe Botës” është çelësi i që ka gjetur autori për të mbyllur këtë  histori me një fund të lumtur nga më klasikët. Interpretimi i aktorëve ku veçohen Robert Ndrenika (Artist i Popullit) në rolin e Vangjelit dhe Hajrie Rondo (Artiste e Merituar) në rolin e Tanës jo vetëm që i kanë rritur vlerat kësaj komedie por edhe e kanë bërë shume të dashur për publikun mbarë shqiptar si një nga komeditë më të arrira të viteve 80-të.