Përgjaket Gostivari

Një rrahje e ashpër në qytetin e Gostivarit mbrëmë, ka përfunduar me tre persona të therur dhe një rëndë të lënduar në kokë. Sipas njoftimit të MPB-së Tetovë, rrahja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22.30 në rrugën “JNA”. Me këtë  rast ishin konfrontuar fizikisht dy grupe të rinjësh, të moshës 19-24 v. Njëri grup kishte 6 veta, ndërsa tjetri më pak.
Në polici, për momentin, janë arrestuar tre veta nga grupi pesëanëtarësh. Policia edhe më tej po punon në zbardhjen e detajeve të rastit në fjalë.

Plagoset fëmiu 9 vjeçar nga të shtënat e armëve në dasëm

Një fëmijë 9 vjeçar është plagosur mbrëmë si pasojë e një plumbi që ka goditur ate në një dasmë në fshatin Forinë të Gostivarit. Incidenti ka ndodhur në shtëpinë e SH.B, 50 vjeç, i cili kishte organizuar dasmën, ku deri tani në rrethana të panjohura dhe një person akoma i panjohur ka shtënë me armë zjarri.
Një pjesë e plumbave kanë përfunduar në një shtyllë të një terrace, me ç`rast një plumb është kthyer dhe ka goditur në këmbë fëmijën 9 vjeçar, i cili në ate moment ka qenë në tarracë.
Policia ka kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes dhe se janë gjetur gëzhojat e plumbave. MPB ka apeluar që qytetarët të shmangin të shtënat e armëve nëpër ahengjet private.