Ngjyrat pop dhe të ndezura janë trendi i kësaj vere: blu, e gjelbër, e verdhë, mente etj. Çmenduria e ngjyrave për thonj është në kulmin e saj. Përfitoni nga vera për të kombinuar ngjyrën e bluzës ose fustanit me ngjyrën e thonjve. Mund t’i ndërroni siç bëni me bikinit, luani me kombinime të guximshme dhe madje edhe duke përdorur efektin e dritëhijes. Të jesh sa më verore dhe “in” këtë verë do të thotë që të biesh në sy edhe nga forma dhe ngjyra e gjonjëve. Thonj të gjatë në formë ovale ose me majë të gjatë janë tepër në modë këtë verë, ngjyrat që dominojnë këtu janë e verdha, jeshilja, fosfori, mentja, portokallia e ndezura etj.






