NASA publikon imazhet e pjesës së paparë të Diellit (Video)



NASA tani është më pranë diellit se ndonjëherë, falë satelitit Interface Region Imaging Spectrograph, IRIS. Misioni, i cili filloi më 26 qershor për të shqyrtuar atmosferën e diellit, ka nxjerrë imazhet e para, duke zbuluar një pjesë të diellit që ishte e paparë deri më tani.
Instrumenti i IRIS është ka një teleskop ultravjollcë dhe një spektograf. Ai nxjerr imazhe me rezolucion të lartë, duke monitoruar vetëm një për qind të diellit në një kohë. Ai është aq i fuqishëm, sa që mund të nxjerrë imazhe shumë të detajuara të diellit, deri në 150 milje hapësirë.
IRIS ekziston për t’iu dhënë shkencëtarëve një vështrim më të mirë se si të nxehtit dhe energjia lëvizin nëpër atmosferën misterioze më të ulët të diellit dhe se pse shpërthimet në diell, na shkaktojnë probleme në tokë nga koha në kohë.