“Nju Jork Tajms”
Duke mbledhur disa materiale për Nelson Mandelën, këto ditë që ai ndodhet në spital, ndesha me një libër të titulluar “Rruga e Mandelës”. Në këtë libër të botuar më 2010, Rick Stengel, shkrimtari i autobiografisë së Mandelës, ka patur qëllim të shkëpusë “leksione dashurie, jete dhe kurajo” që ka mësuar nga vetë Mandela. Stengel, i cili është botuesi i revistës Time, nuk i rezistoi dot idhurllit të tij për një tjetër bir të Afrikës, të gjatë, shpresëdhënës: Barack Obama. “Vetëdisiplinimi i Obamës, vullneti i tij i mirë për të dëgjuar dhe për të shpërndarë besimin, përfshirja e kundërshtarëve të tij në administratë dhe besimi i tij se njerëzit duan që t’ia shpjegosh disa gjëra, gjithçka duket si një version i shekullit 21 i vlerave të Mandelës” shkruan ai. “Çfarëdo që Mandela mund të mendojë ose jo për presidentin amerikan, Obama, dihet që ai është pasardhësi i vërtetë i skenës botërore”. Mbase edhe më shumë se kaq? Po mirë, Stengel zor se mund ta linin vetëm gjatë dhënies së një statuje për presidentin amerikan. Komiteti i Nobelit, që ia ka dhuruar çmimin për paqen pikërisht Mandelës, duke qenë se i dha fund aparteidit, i dha këtë nder Obamës, thjesht se ai nuk ishte Xhorxh W. Bush. Njerëz të ndryshëm, vende të ndryshme, kohë të ndryshme. Mbase edhe vetë Mandela – që ka qenë më i suksesshëm në çlirimin e Afrikës së Jugut sesa në qeverisjen e saj – e priste këtë. Është mjaft interesante të imagjinosh sesi presidenca e Obamës mund të ishte ndryshe, nëse do të kishte vepruar sipas mënyrës së Mandelës.
Mandela, në kohën kur ndodhej në skenën politike, ishte njeri pothuaj asketik dhe i vetëdisiplinuar. Por ai gjithashtu e kuptonte më së miri si duhej të poziciononte autoritetin e tij moral në xheste të mëdha teatrale. Më 1995, Mandela i zgjedhur president i një vendi thellësisht të ndarë, e shndërroi Kupën Botërore të Regbit – ngjarja sportive më e bardhë në Afrikën e Jugut, zgjati bojkotin anti-apartejd – në një festival harmonie ndër-racor. Sensi i teatrit politik të Obamës arriti kulmin në inaugurimin e tij të parë. Ai e dinte më së miri se ishte i pari president i zi (racë e zezë) që mbante postin e presidentit amerikan. Siç është shprehur dhe kolegu im Peter Baker “Detyra e Obamës, siç e sheh ai, është krejt ndryshe nga ajo e Mandelës, duhet ta pranojë që është me ngjyrë. Vetëm atëherë depërtimi i tij do jetë më domethënës se kurrë”.
Por unë mendoj se Mandela do kishte gjetur një rrugë për të bërë një lidhje civile larg krenarisë që ndjenë amerikanët në këtë moment historik. Mandela e kuptoi që politika nuk është një sport i trurit. Është çështje joshjeje, lajkatimesh dhe gjestesh simbolike, dëgjimi me vëmendje etj. Është mbi të gjitha çështjet e ndjeshmërisë. Që të ndihmonte afrikanët, ai mësoi dialektin e tyre dhe i lejoi të ruanin himnin e tyre kombëtar.
Po të qe për John Boehner, ai do kishte mësuar golfin dhe do të bëhej një pijanec i merlotit. “Ti nuk i drejtohesh trurit të tyre” i këshillonte ai kolegët e tij dhe padyshim këtë këshillë do ia jepte dhe Obamës. “Ti u drejtohesh zemrave të tyre”.
Mandela ishte një negociator i përkryer. Kur ulej në tryezën e bisedimeve, ai nuk linte askënd me duart bosh. Ishte ekspert i nxjerrjes së përfundimeve, se ku dilte secila palë. Ai ishte shumë i duruar. Ishte oportunist, se shfrytëzonte Ai ishte shumë i duruar. Ishte oportunist, se shfrytëzonte çdo krizë në dobi të së mirës. Ai e kuptoi më së miri se gjysma e betejës ishte bindëse derisa lëshimi çonte drejt fitores.
Ai ishte i gatshëm të merrte përsipër rreziqet. Nuk e kam zili Obamën që i duhet të merret me republikanët e papajtueshëm, por Mandela ra dakord me ushtarakët afrikanë, nacionalistët Zulu dhe qeverinë e bardhë, që e burgosi për 27 vjet me radhë. Mandela është dukur se kishte gjithë jetën e tij në qeverisje. Mbase sepse (për fat të keq të familjes së tij) lëvizja ishte krejt jeta e tij. Ai tundte duart, a thua se po niste miqësi me një mik të ri dhe përshëndriste sytë nga gëzimi. Në kemi pasur presidentë gazmorë - Bill Clinton, Ronald Regan. Obama shpesh duket se e konsideron punën si një provë të rëndë për të.
Mbi të gjitha, Mandela, ka një sens të qartë për parimet e tij thelbësore: lirinë, barazinë, sundimin e ligjit. Ai ndryshoi taktikat, aleancat (një ditë me Partinë Komuniste, ditën tjetër me oligarkët e biznesit), por asnjëherë nuk e humbi synimin e tij të fundit.
Në krahasim me Obamën, Mandela pati një kauzë qartësie morali.
Nëse Obama harron kujdesin për shëndetin universal dhe reformat e emigrimit – dy iniciativa që i kanë sfiduar presidentët paraardhës – nuk do ketë trashëgimi të pakët kësisoj.

Përktheu Rudina Dahri