Kur e sfidon “Demin” pasojat janë fatale (Video)


Një turist amerikan dhe dy spanjollë janë në gjendje të rëndë, pasi në luftën tradicionale me demat, në qytetin e Pamplonës, “fitues” dolën këta të fundit.
Një traditë shekullore, ajo e lëshimit të demave të egër në rrugët e mbipopulluara të qytetit është shndërruar në një festival, njëkohësisht “magnet” për shumë turistë.
Demat përshkrojnë mes kthesave të Pamplonës rrugën deri në arena, ku dyluftojnë me toreadorët profesionistë, ndërsa për pjesëmarrësit, kjo është një provë e shkëlqyer burrërie dhe kurajo.