![]() |
Xhelal Zejneli |
I nderuar z. Kryeministër,
Me angazhimin Tuaj dhe të shumë intelektualëve të tjerë në fillim të viteve ’90 të shekullit që lamë pas, filloi në Shqipëri procesi historik i pluralizmit politik. Pluralizmi në Shqipëri i dha fund sistemit monist, njëpartiak dhe njëmendimit politik. Pluralizmi, pjesë e të cilit ishit Ju dhe shumë intelektualë të tjerë, i dha fund sistemit jodemokratik, ideologjisë totalitariste dhe pushtetit autoritar. Shqipëria e filloi rrugën plot peripeci të demokracisë parlamentare dhe të sistemit shumëpartiak.
Gjatë qeverisjes Suaj, Shqipëria përjetoi një transformimtë përgjithshëm dhe të gjithanshëm.
Ju arritët t’i ripërtërini lidhjet e Shqipërisë me botën perëndimore, të shkëputura gjatë periudhës komuniste.
Ju arritët t’i forconi lidhjet me SHBA-në, duke theksuar me të drejtë se shqiptarët janë populli më proamerikan në botë.
Bëtë çmos - dhe ia dolët – që Shqipërinë ta bëni anëtare të NATO-s.
Kurrë nuk i harruat shqiptarët jashtë Shqipërisë londineze: në Kosovë, në Kosovën lindore (Preshevë, Bujanovc, Medvegjë), në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Greqi.
S’i harruat as arvanitasit në Greqi,e asarbëreshët në Sicili e Kalabri. I patët parasysh edhe miliona shqiptarë në Turqi. E patët në zemër edhe diasporën heroike shqiptare në Evropë dhe në Amerikë.
I ndërtuat Shqipërisë autostrada dhe superstrada, përfshi edhe Rrugën e Kombit.
Kremtimin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë e organizuat në mënyrë të shkëlqyer. Në këtë festë të madhe të shekullit, u angazhua i tërë kombi shqiptar në Ballkan, përfshi dhe ngulimet historike shqiptare, bashkë me diasporën tonë. Me këtë rast, ju e theksuat në veçanti rolin e Gjermanisë, të Vjenës dhe të ShBA-së për themelimin e shtetit shqiptar si dhe për konsolidimin e kombit tonë. Ju deklaruat publikisht se bashkimi i kombit shqiptar është një akt historik i justifikueshëm.
Me projektin TAP, ia rritët Shqipërisë peshën strategjike para Evropës.
Zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit të vitit 2013, për organizimin e përkryer dhe rrjedhën e qetë (me përjashtim të rastit tragjik që ndodhi në Laç e që ishte një rast i izoluar) u vlerësuan lart nga bota demokratike. Ia bëtë me dije botës se shqiptarët janë popull me traditë, të trashëguar që nga koha ilire.
Gjatë qeverisjes Suaj, sigurisht që ka pasur edhe gabime. Por, nuk ka qeveri në botë që nuk gabon.
Dorëheqja Juaj pas 23 qershorit, ka qenë një akt i një politikani të tipit perëndimor, të cilin e shquan ndjenja e përgjegjësisë.
Rolin Tuaj për transformimin demokratik të Shqipërisë, do ta çmojë lartë historia.
Xhelal Zejneli
Mësonjëtorja e Parë Shqipe e Korçës 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Xhelal Zejneli Duke e parë të pamundur futjen e gjuhës shqipe në shkollat e huaja, *Komiteti Kombëtar i Korçës*, i themeluar në vitin 1886, një vit më vonë, përkatësisht në fillim të vitit 1887 vendosi të krijonte shkolla shqipe të veçanta, të pavarura nga shkollat që administroheshin nga silogu grekoman. Ndërsa patriotët e Korçës dhe të Bukureshtit po përpiqeshin të siguronin pajisje, librat mësimorë dhe lokalin për shkollën, ideologu i Rilindjes Kombëtare Shqiptare – *Sami Frashëri* dhe bilbili i gjuhës sonë – *Naim Frashëri*, pas kërkesave të reja që i paraqitën qeverisë turke... more »
SERBIA DHE NDARJA E MUNDSHME E SAJ
*Xhelal Zejneli* *Xhelal Zejneli* Ideja e ndarjes së Kosovës ka qenë e ngulitur në mendjet e nacionalistëve serbë, në të gjitha konferencat dhe takimet për Kosovën, që nga Rambujea e deri në ditët tona. Mirëpo serbët, kurrë nuk kanë dashur ta bëjnë publike një ide të tillë. Përse? Për arsye se pala që del me idenë e ndarjes së Kosovës, vetvetiu dëshmon se ajo (Kosova) nuk është e saj. Pas largimit të forcave kolonialiste serbe nga Kosova më 1999 dhe pas shpalljes së pavarësisë së saj, Beogradi e kuptoi përfundimisht se Kosovën e ka humbur përgjithmonë. ... more »
INJORIMI I MARRËVESHJES SË OHRIT APO INTERPRETIMI I NJËANSHËM I SAJ – GJENERATOR KRIZE NË MAQEDONI
*Xhelal Zejneli* * * *Xhelal Zejneli* * Injorimi i Marrëveshjes së Ohrit apo interpretimi i njëanshëm i saj** **- * * * Injorimi i Marrëveshjes së Ohrit nga faktori maqedonas shkakton në Maqedoni tensione ndëretnike, gjë që gjeneron krizë politike të pashmangshme. Në mënyrë të heshtur janë duke u zhvilluar dy procese: - E para, VMRO-ja e injoron Marrëveshjen e Ohrit apo e interpreton njëanshëm atë; - E dyta, faktori politik shqiptar, si reaksion ndaj moszbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, ndërmerr veprime që nuk janë përcaktuar me ligj. Nga dy vepri... more »
GJUHËT INDOEVROPIANE
*Xhelal Zejneli* * * *Xhelal Zejneli* * *Gjuhët indoevropiane janë grup gjuhësh të cilat për nga krijimi i tyre janë të afërta. Ky grup i gjuhëve përbën familje gjuhësore të veçantë. Që nga lashtësia fliten ose janë folur në një brez të gjerë prej skajit perëndimor i Evropës deri te cepi lindor i Indisë dhe deri te Turkestani kinez, në zemër të Azisë. Prej zbulimeve gjeografike e këndej, këto gjuhë fliten po ashtu në zonat e të shpërngulurve të Amerikës, Veriore, Qendrore dhe Jugore, të Australisë, të Zelandë së Re, pastaj në Siberi dhe gjetkë. Emërtimi *“indoevropian”* për... more »
ANALIZË ESTETIKE E LAHUTËS SË MALCIS TË GJERGJ FISHTËS
*Xhelal Zejneli* * * Ka të tillë që Fishtën e kanë cilësuar si figurën më të madhe dhe më të fuqishme të letërsisë shqiptare (shqipe) të gjysmës së parë të shekullit XX. Studiuesit si *Eqrem* *Çabej, Benedikt Dema, Françesko Ercole, Maksimilian Lamberci, Zef Skiroi, Ernest Koliqi, Georg Shtadmyleri, Zef V. Nekaj, Xhuzepe Gradilone, Ignjac Zamputi, Tonin Çobani, Aurel Plasari* etj. janë marrë me krijimtarinë letrare të Gjergj Fishtës në periudha të ndryshme: para Luftës së Dytë Botërore, pjesërisht gjatë luftës, pas luftës, d.m.th. në vitet 1945-91, si dhe në periudhën e pluralizmit... more »
RIORGANIZIMI DHE RIPOZICIONIMI I FAKTORI POLITIK SHQIPTAR NË MAQEDONI - IMPERATIV I ÇASTIT HISTORIK
*Xhelal Zejneli* * * *Xhelal Zejneli* *Çështja shqiptare në Maqedoni është çështje territoriale, është çështje e territorit të pushtuar* Në një shtet dyetnik siç është Maqedonia, bashkësia etnike e caktuar pozitën e vet synon ta mbrojë në dy mënyra: - duke realizuar liri dhe të drejta të caktuara qytetare; ose - duke realizuar të drejtat kombëtare. Për liri dhe për të drejta qytetare pretendon *pakica* etnike apo *minoriteti*. Ndërkaq, një bashkësi etnike që paraqet forcë demografike, krijuese, prodhuese, mbrojtëse, që po... more »
ULTRANACIONALIZMI SLLAVO-MAQEDONAS DHE RIDEFINIMI I MAQEDONISË
*Shqiptarët në rajon, nuk kërkojnë kurrfarë të drejtash të posaçme, për arsye se ndaj tyre nuk është bërë kurrfarë padrejtësie e veçantë, por padrejtësi e përgjithshme, padrejtësi historike.* * * * * *Xhelal Zejneli* * * * * *Xhelal Zejneli* * *Forcat e armatosura maqedonase të luftës së 2001-shit, shikuar nga këndvështrimi shqiptar, nuk kanë qenë mbrojtës. Në të vërtetë ata kanë mbrojtur një sistem, një regjim dhe një pushtet antidemokratik. Kanë mbrojtur një kushtetutë, sipas së cilës Maqedonia përkufizohej si shtet unitar, monoetnik dhe centralist. Një kushtetutë nga e ci... more »
ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONI – DEGRADIMI EKONOMIK
*Xhelal Zejneli* * * * * *Xhelal Zejneli* Që prej vitit 2006 deri më sot, në hapësirat shqiptare në Maqedoni vërehet një ngecje e madhe ekonomike. Qytetet, për mungesë të investimeve ekonomike, janë shndërruar në qyteza, në kasaba dhe në varosh. U ngjajnë pallankave të Serbisë. Veprimtaria ekonomike në to, dita-ditës shënon rënie. Në qytetet dhe në vendbanimet shqiptare, që prej vitit 1991 deri më sot, nuk është bërë asnjë investim ekonomik nga ana e shtetit. Si pasoje e mungesës së investimeve, në hapësirat shqiptare mbizotërojnë papunësia, problemet soc... more »
SHQIPTARËT NË UDHËKRYQ
Xhelal Zejneli - 9 months ago
Kohët e fundit, në hapësirat shqiptare në Ballkan vërehen *zhvillime negative*: - Në Shqipëri, opozita i konteston zgjedhjet e 28 qershorit. Midis forcave politike kryesore, jo vetëm nuk ka dialog, por ka edhe një konflikt verbal, të përshkuar nga një gjuhë jopolitike. - Në Kosovë, po ashtu u kontestuan zgjedhjet e përgjithshme të 12 dhjetorit 2010. U publikua edhe raporti i Dik Martit. Prishtinës i imponohen do farë bisedimesh me Beogradin. Ndërkaq, pushteti paralel i serbëve, vazhdon të mbetet në fuqi. - Në Maqedoni, shqiptarët ballafaqohen me nacionalizmin e VMRO-ve, të tipit ... more »
ARSIMI SHQIPTAR NË MAQEDONI – DEGRADIMI SI PASOJË E PARTIZIMIT TË SKAJSHËM
*Xhelal Zejneli * * ** **Xhelal Zejneli * Rezultatet e maturës shtetërore në Maqedoni nga lënda e gjuhës shqipe dhe e letërsisë, për shkak të mënyrës se si realizohet provimi, as prej së largu nuk janë tregues objektivë dhe të saktë të cilësisë së arsimit shqiptar në Maqedoni. Në disa shtete të rajonit, provimi i maturës shtetërore zbatohet nën mbikëqyrjen e kamerave dhe pa telefona celularë. Përqindja e nxënësve që nuk e kalojnë maturën shtetërore, p.sh. në Shqipëri dhe në Kosovë është tejet e madhe. Sikur edhe në Maqedoni të viheshin në përdorim kamerat dhe të eliminoheshin telefon... more »
SHQIPTARËT – NJË GJUHË, NJË HISTORI, NJË KOMB
Xhelal Zejneli - 1 year ago
Kohët e fundit në hapësirën shqiptare në Ballkan paraqiten do ide, sipas të cilave shqiptarët nuk qenkëshin një komb por dy a më shumë sish. Fatmirësisht, numri i atyre që thonë se ndërmjet shqiptarëve të Shqipërisë dhe shqiptarëve jashtë saj, ka dallime të caktuara, është tejet i vogël dhe numërohet në gishta. Shqiptarët në Ballkan: në Shqipëri, në Kosovë, në Kosovën lindore (Preshevë, Bujanovc, Medvegjë), në Maqedoni, në Mal të Zi, në Greqi, duke përfshirë dhe çamët - *janë një popull, flasin një gjuhë, kanë një histori dhe janë një komb*. Pjesë e pandarë e kombit shqiptar në ... more »
ÇËSHTJA SHQIPTARE NË BALLKAN NUK ËSHTË ÇËSHTJE FETARE, POR KOMBËTARE
* * * Xhelal Zejneli* Ministria e Punëve të Brendshme e Qeverisë së Maqedonisë, për vrasjen e pesë maqedonasve i fajësoi *“islamistët radikalë”* - shqiptarë. Me këtë konstatim, kryeministri maqedonas - Nikolla Gruevski dhe VMRO-ja e tij, duan t’i tregojnë botës se: - çështja shqiptare në Maqedoni, nuk është çështje kombëtare, por *fetare*; - shqiptarët janë përçues të interesit lindor – turk, iranian dhe arab; - shqiptarët i sjellin në gadishull dhe në Europën e krishterë vlerat islamike. Ky ës...more »
QUO VADIS MAQEDONIA?!
*QUO VADIS MAQEDONIA?!* *MAQEDONIA PARAQET RAPORT FORCASH SHQIPTARO-MAQEDONASE*** * * * * *Xhelal Zejneli* Që nga viti 1990 e këndej, Maqedonia ka qenë një vend me numër tejet të madh incidentesh. Pothuajse s’ka pasur vit të ketë kaluar pa incidente. Incidentet në Maqedoni janë përshkuar nga dhuna, nga ndërhyrjet policore dhe nga ndërhyrjet e njësive speciale të forcave “të rendit”. Shumë incidente kanë përfunduar me rrahje, me lëndime, me plagosje dhe me vrasje. Pas incidenteve kanë pasur arrestimet, hetimet, aktakuzat, proceset gjyqësore dhe dënimet drakonike. Viktim... more »
NAÇERTANIA E GARASHANINIT – KJO MURTAJË E ZEZË E BALLKANIT
* * * Xhelal Zejneli* * * Në vitet ’40 të shekullit XIX, ose më saktë pas vitit 1842, udhëheqësit serbë filluan t’i shqyrtojnë planet e zgjerimit të Serbisë. Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë – *Ilia Garashanin-i ** (1812-1874)*figurë kryesore e regjimit konstitucional, u bë strumbullar i pikëpamjeve të zgjerimit të Serbisë. Pothuajse është i saktë edhe konstatimi se Garashanini *i ka përcaktuar bazat e politikës serbo-madhe të bashkimit. *Konceptin e sipërthënë të zgjerimit të Serbisë do ta mbështesin qarqet politike konservatore si dhe individë të n... more »
NACIONALIZMI MAQEDONAS – POLITIKË SHTETËRORE E QEVERISË
*NACIONALIZMI MAQEDONAS – POLITIKË SHTETËRORE E QEVERISË* *Midis skilës dhe haribdës – në shtratin e Prokrustit * * * * * *Xhelal Zejneli ** * * * * * *Xhelal Zejneli * * *Zhvillimet e fundit në Maqedoni, nga individë dhe nga qendra të caktuara, u quajtën *incidente*. Duhet thënë që në krye të herës se sulmet e individëve apo të grupeve të caktuara maqedonase ndaj shqiptarëve nuk janë incidente, por pjesë përbërëse *e* *frymës antishqiptare* që mbizotëron në këtë vend. Qeveria e VMRO-së, me në krye liderin e partisë Nikolla Gruevskin, ndjek politikë ultranacionaliste, a... more »
GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU – NË ARTET FIGURATIVE
*Xhelal Zejneli* Figura e *Gjergj Kastriotit Skënderbeut* dhe bëmat e tij janë pasqyruar prej kohësh në vepra të pikturës, të skulpturës dhe të gravurës në vende të ndryshme të botës. Pjesa më e madhe e veprave me vlera artistike dhe historike, si tipare karakteristike, japin një profil të veçantë me sy të gjallë dhe hundë shqiponjë. Portreti më i hershëm që njihet ndodhet në galerinë Ufici (Uffizi) të Firencës. Mendohet se është mbështetur në vizatimin të bërë drejtpërdrejtë nga natyra, të piktorit venecian *Xhe... more »
AFERA E DRAJFUSIT – ZOLA NË MBROJTJE TË SË VËRTETËS
Xhelal Zejneli * * *Fajësia është gjendja në të cilën ndodhemi të gjithë ne, pavarësisht nga faji (Kafka)* Në vitet e fundit të shekullit XIX ndodhi në Francë një ngjarje e cila e tronditi, jo vetëm vendin por edhe mbarë Evropën. Ngjarja u quajt *Afera e Drajfusit.* Ngjarjet kryesore gjatë kësaj afere të famshme, që e tronditi jo vetëm tërë vendin e Volterit, por edhe një pjesë të madhe të opinionit publik botëror, kanë qenë, si vijon: Oficeri francez – grofi Ferdinand Valsen-Esterhazi (Walsin-Esterhazy), në vitin 1894 filloi t’i jepte atasheut ushtarak të ambasadës gjermane në ... more »
DEFANSIVA E FAKTORIT POLITIK SHQIPTAR NË MAQEDONI
*Xhelal Zejneli * * * Strategjia e Gruevskit është: të shkaktojë defansivën e politikës shqiptare. Pra, në një anë i kemi: kërkesat e faktorit politik shqiptar; në anën tjetër i kemi vendimet nacionaliste maqedonase, me përmbajtje antishqiptare. Faktori politik shqiptar, i ballafaquar me vendimet nacionaliste të VMRO-së, tanimë ndodhet në dy fronte: e para, të realizojë kërkesat politike të shqiptarëve; e dyta, të mbrohet prej vendimeve nacionaliste maqedonase. I dobët për të luftuar në dy fronte, faktori politik shqiptar, tërhiqet nga njëri front – ai i realizimit të kërkesave... more »
FAKTORI POLITIK SHQIPTAR NË MAQEDONI – PËRGJEGJËSI PARA HISTORISË
*Xhelal Zejneli* Çështja e zhvillimit të qyteteve nuk është çështje partiake, por kombëtare. Madje është çështje e një *strategjie kombëtare*. Zhvillimi i qyteteve nuk mund të shihet nga këndvështrimi i fitoreve apo i humbjeve në zgjedhjet vendore, përkatësisht parlamentare. Partitë shqiptare mund ta mundin njëra-tjetrën, por kjo më në fund është një çështje brendashqiptare. Me rëndësi historike është që partitë shqiptare ta mundin dhe ta fitojnë betejën apo luftën politike ndaj armiqve dhe ndaj kundërshtarëve historikë të popullit shqiptar - sllavo-bizantinëve. Që nga viti 1991... more »
KANDIDATURËN E KADARESË PËR ÇMIMIN NOBEL E MBËSHTET TËRË KOMBI SHQIPTAR
*KANDIDATURËN E KADARESË PËR ÇMIMIN NOBEL E MBËSHTET TËRË KOMBI SHQIPTAR* I nderuar z. Kadare, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në dhjetor të vitit 2011 propozoi që Ju të jeni kandidat për ta marrë Çmimin Nobel për letërsi, në vitin 2012. Kjo e gëzoi tërë kombin shqiptar në Ballkan dhe në diasporë. Laurimi Juaj me çmimin më prestigjioz për letërsi, do të ishte një nder i madh *për letërsinë shqiptare, për gjuhën shqipe, për kulturën shqiptare, për artin shqiptar, për kombin shqiptarnë Ballkan, për diasporën shqiptare dhe për shtetet shqiptare – Shqipërinë dhe Kosovën.* Çdo shqip...more »
NDRYSHIMI I HISTORISË SHPIE NË PËRSËRITJEN E SAJ
*Xhelal ZEJNELI* *Xhelal ZEJNELI* * * * * *Historinë duhet ta rishikojnë, jo shqiptarët e sunduar, por sunduesit turq; pra, jo i sunduari, por sunduesi!* * * Autoritetet e sotme të Ankarasë kërkuan prej shqiptarëve *të riinterpretojnë * historinë kombëtare që ka të bëjë me periudhën osmane. Me fjalë të tjera, ata kërkuan prej shqiptarëve *ta ndryshojnë* historinë e vet. Këtë kërkesë turqit e bëjnë nga *pozicioni i forcës*. Krahas shqiptarëve, në gadishull jetojnë edhe popuj të tjerë. Një kërkesë të tillë Turqia, të paktën publikisht, nuk ia ka bërë asnjë populli tjetër të rajonit, si ... more »
OPORTUNIZMI I INTELEKTUALËVE DHE POLITIKA
Shpesh pyesin: *Ku janë intelektualët? Pse heshtin ata?* Ka raste kur thonë: *Intelektualët nuk përfillen sa duhet prej partive politike*. Ka raste kur thonë se partitë politike nuk i përfillin intelektualët e mirëfilltë, për arsye se strukturat udhëheqëse të partive drejtohen prej njerëzve me aftësi të kufizuara. I paafti nuk e dëshiron pranë vetes atë që është më i aftë. Është detyrim moral i një intelektuali, që brenda mundësive të veta, ta japë ndihmesën e vet në momentin e caktuar historik, kur këtë e kërkon kauza kombëtare. Ndihmesën e vet, intelektuali mund ta japë, qoftë duke ... more »
POLITIKA DIVIDO ET IMPERA E GRUEVSKIT
Xhelal Zejneli - 1 year ago
Zhvillimet politike në Maqedoni, kohët e fundit, tregojnë ngecjen e çështjes shqiptare. Proceset janë kthyer, jo para 2001-shit, por në fillim të viteve ’90 të shekullit XX. Qëllimi i VMRO-ve është të mohojnë luftën e 2001-shit dhe rezultantën e saj – Marrëveshjen e Ohrit. Në fillim të viteve ‘90 të qindvjeçarit të shkuar, ideologjia gligoroviane, zbatoi ndaj shqiptarëve strategjinë e mashtrimit. Mirëpo, ndërkohë u pa se një strategji e tillë ishte miope, dritëshkurtër. Një filozof gjerman ka thënë se *e mira më e madhe është pjellë e së keqes më të madhe*. Si rrjedhojë e gligoro... more »
E PREMTJA E PËRGJAKSHME – TURP I KOMBIT
Xhelal Zejneli - 1 year ago
Popujt e vegjël që gjatë historisë nuk kanë pasur një protektor, kanë rënë: - ose nën diktaturë; - ose në anarki; - ose kanë përjetuar luftë civile. <span style="margin-top: 0px; margin-right: 0px; margin-bottom: 0px; margin-left: 0px; padding-top: 0px; padding-right: 0px; padding-bottom: 0px; padding-left: 0px; border-top-width: 0px; border-right-width: 0px; border-bottom-width: 0px; border-left-width: 0px; border-style: initial; border-color: initial; outline-width: 0px; outline-style: initial; outline-color: initial; font-style:
POPUJT E VEGJËL DHE FUQITË E MËDHA (Shqiptarët – historikisht pjesë e pandarë e qytetërimit perëndimor)
Xhelal Zejneli - 1 year ago
Popujt e vegjël, me vështirësi e fitojnë lirinë dhe pavarësinë. Pasi e fitojnë lirinë dhe pavarësinë, me vështirësi e ndërtojnë shtetin e vet. Popujt e vegjël me shumë vështirësi krijojnë shtet ligjor dhe shoqëri civile. Mundësia më e lehtë e popujve të vegjël për ta ndërtuar shtetin e tyre është mbështetja te një protektor. Me fjalë të tjera, popujt e vegjël mund ta ndërtojnë shtetin, aparatin shtetëror, infrastrukturën dhe institucionet shtetërore vetëm me ndihmën e një fuqie të madhe – rajonale apo globale. Vendet e vogla të Evropës Perëndimore kanë arritur të ndërtojnë shtete ... more »
BALLKANI DHE KUNDËRTHËNIET E FUQIVE TË MËDHA RRETH TIJ
*XHELAL ZEJNELI* * * *Gadishulli i Ballkanit* - Në literaturën kroate thuhet se fjala turke * ballkan* ka kuptimin e vargmaleve pyjore. Në lashtësi, një kodër në Evropën jugore është quajtur *Haemus* e që lexohet *Hemus.* Bullgarët e kanë quajtur *Stara planina (Mali i Vjetër)*. Më vonë, me këtë emër është quajtur i tërë gadishulli. Nga fjala *Ballkan* kanë lindur edhe fjlaë ofenduese, si p.sh. *ballkanezer* në vend të fjalës *ballkanas*. Ka raste kur fjalën *Ballkan*, evropianët e përdorin në kuptimin e sjelljes barbare dhe të pakulturuar, duke pretenduar se ballkanasit janë të t... more »
DIELLI SHQIPTAR LIND NË PERËNDIM
* * *Xhelal ZEJNELI* * * * * Para vendeve të Perëndimit, serbët paraqiten si një popull i krishterë, që në Ballkan ndeshet me dy popuj të konfesionit islamik: me myslimanët e Bosnjës dhe Hercegovinë dhe me shqiptarët. Serbët u thonë perëndimorëve se myslimanët boshnjakë dhe shqiptarët: - Janë përçues të natyrshëm të interesave turke, arabe dhe persiane në Gadishull dhe në kontinentin e vjetër; - Janë përçues të vlerave islamike në rajon; - Kultivojnë vlera joperëndimore dhe joevropiane; - Funksionojnë me vlera jashtë-evropiane. Duhet ditur se në Perëndim ka segmente të ca...more »
SERBIA - DIMENSIONET E NJË IDEOLOGJIE KOMBËTARE ANAKRONIKE
*Xhelal Zejneli* Në fillim të viteve ’90 të shekullit XX, Serbia shkaktoi katër luftëra në ish-Jugosllavi: kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës e Hercegovinës dhe Kosovës. Në Bosnjë dhe Hercegovinë arritën të krijojnë *entitetin* serb (Republika Serbe), që funksionon si shtet. Duke tentuar të shkëpusin një pjesë të Kosovës, edhe këtu synojnë të arrijnë të njëjtën si në Bosnjë dhe Hercegovinë. Gjatë agresionit serb në Slloveni dhe në Kroaci, Perëndimi *reagoi* shpejt dhe parandaloi një gjakderdhje përmasash të mëdha. Ndërkaq, gjatë luftës serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, evropi... more »
KOSOVA DHE NDARJA E MUNDSHME E SERBISË
* * * * * * *Xhelal ZEJNELI* * * *Dy revolucionet e mëdha serbe - *Në vitet ’90 të shekullit XX, Serbia bëri dy revolucione të mëdha:** * * *- jogurt revolucionin* – anembanë Serbisë, dhe *- ballvan revolucionin* – në Kroaci. U quajt *jogurt revolucion* (revolucioni i kosit), për arsye se çdo pjesëmarrësi në mitingjet nacionaliste serbe, që mbaheshin nëpër Serbi dhe Vojvodinë, i jepej nga një gotë kos (jogurt), me një gjevrek. Mitingje të këtilla nëpër Serbi, më 1991 dhe 1992 organizoheshin shpesh, në mos çdo ditë. Personat që merrnin pjesë në çdo miting, u quajtën *mit... more »
DEHUMANIZIMI I SHQIPTARËVE NGA INTELIGJENCIA SERBE
Propaganda serbe në mënyrë sistematike i ka *dehumanizuar* shqiptarët, duke i paraqitur si qenie të cilat fare s’janë të aftë për ta qeverisur veten, pra si një lloj elementi që do të duhej shfarosur. Por në anën tjetër, i lartësonte deri në shkallën që lejonte asimilimin e tyre. Për inteligjencien raciste dhe ultranacionaliste serbomadhe, shqiptarët na dalin njerëz me bisht edhe në shekullin XX. Mjeku, letrari dhe politikani serb, nga nëna - cincar (arumun), Kryetar i Këshillit të Ministrave *Vladan Gjorgjeviq* *(1844-1930)*, i cili lindi në Beograd dhe vdiq në Baden afër ... more »