Kontracepsioni modern: qirinjë kundër shtatzënisë

Sot në farmaci ka me dhjetra kontraceptivë të ndryshëm. Ne do t’ju tregojmë për një nga metodat më innovative të kontracapsionit duke ju dhënë përgjigjie disa pyetjeve tuaja që mund tju kenë lindur për këtë mënyrë të re kontracepsioni.

Përbërja dhe mënyra e funksionimit të kontraceptivëve – qirinj. 

Qirinjtë kontraceptivë bëjnë pjesë në grupin e kontraceptivëve kimikë dhe për nga përbërja ato ndahen në benzalkon dhe nonaksinalon. Ato veprojnë në membranën e spermatozoitëve, duke dobësuar aktivitetin e tyre dhe rrjedhimisht edhe prodhimtarinë e vezoreve, çka e bën të pamundur shtatzaninë.

Efektiviteti i preparatit

Siguria e këtij lloj kontraceptivi është rreth 80%. Për të pasur një siguri sa më të lartë duhen ndjekur udhëzimet në mënyrën e duhur dhe duhet zgjedhur përbërja e duhur e preparatit.

Përdorimi

Përdorimi është shumë i thjeshtë. Para aktit seksual duhet vendosur qiriu kontraceptiv thellë në mitër, njësoj sikur të vendosnit në tampon të zakonshëm. Efektiviteti I tij zgjat për rreth 40 minuta. Para aktit tjeter seksual duhet vendosur një qiri i ri.

Përparësitë e qirinjve kontraceptivë 

Qirinjtë kontraceptivë përveç se ju mbrojnë nga shtatzania e padëshiruar , kanë edhe efekt antiseptik, pra ju mbrojnë nga infeksionet virusale dhe mikrobet. Nëse ky lloj kontracepsioni shoqërohet edhe me përdorimin e prezervativëve, atëherë rreziku për të marrë ndonjë infeksion apo sëmundje seksuale bie ndjeshëm dhe ju keni një siguri tpër të lartë.
Një tjetër përparësi e këtij kontraceptivi është se ai ka efektin e lubrifikantëve dhe është i përshtatshëm për ata partnerë që kanë probleme me prodhimin natyral të lëngjeve para aktit seksual.

Mangësitë e qirinjve kontraceptivë

Veprimi antiseptik i këtyre kontraceptivëve mund të ketë ndikim në mikroflorën natyrale të klitorit dhe në rast të përdorimit tepër të shpeshtë të tyre mund të bëhet shkas i disbakteriozës së klitorit.
Gjithashtu një tjetër mangësi e qirinjve kontraceptivë është se në rast të problemeve te femrat, si ftohje e vezoreve, myk, infeskion etj, nuk këshillohet përdorimi i këtyre qirinjve.
Nuk është mirë që të përdorni për një kohë të gjatë vetëm një lloj kontraceptivi, por edhe eksperimentimet e shpeshta me organizmin tuaj nuk janë të mira. Këshillohuni me gjinekologun tuaj për të zgjedhr mënyrën e kontracepsionit ideal për ju./Femina