Org. KONSUMATORI,Prishtinë, Kosovë,Përfaqësuar nga Selatin Kaçanku, kryetar,
28.07.2013,
Drejtuar:
Autoritetit / Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,
Agjensionit Kosovar Kundër Korrupsionit,
MTI-së – Departamentit për mbrojtjen e konsumatorit,
OMBUDSPERSONIT,
Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik,
Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike e Postare (ARKEP),
Operatorit publik të telefonisë Mobile “ VALA “,
Operatorit të telefonisë Mobile “ Z MOBILE “,
Mediumeve të informimit publik – gazetarëve.
Lënda: Kërkesë për shqyrtimin e Vendimit të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike e Postare (ARKEP ) për ndarjen / rezervimin e 100 mijë numrave të rinj për operatorin virtual “ Z-MOBILE ”.
Ndarja ose rezervimi i 100 mijë numrave të rinj për operatorin virtual “ Z-MOBILE ” ose vendimi i Autoriteti Rregullator të Komunikimeve Elektronike e Postare (ARKEP) për t i “ falur “ këta numra me(pa) procedure të (pa)njohur paraprake nga konsumuesit / shfrytëzuesit e telefonisë mobile është pranuar me habi dhe frikë nga konsumatorët për shkatërrimin eventual të tregut të cilin edhe e kanë nisur disa nga operatorët mobil duke premtuar / ofruar qasje në telefoninë mobile pa para – duke e larguar paranë nga tregu finansiar ?!
Konsumatori jo se jo ( përkundër faktit se i dedikohet shërbimi i telefonisë mobile ) por as Institucionet e Autoritetet kompetente, as Operatorët konkurrues nuk janë informuar për vendimin.
Të gjithat këto mbështesin dyshimin tone për të mbajtur sekret Vendimin e Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike e Postare (ARKEP) për t i “ falur “ këta numra pa procedure paraprake – i vetëdijshëm për mungesën e bazës Ligjore dhe etikës profesionale.
Kjo aq më parë nëse Vendimi dhe thirrja / arsyetimi i Vendimit me procedura adekuate ligjore nuk janë dhënë as nëpërmes web faqes zyrtare të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike e Postare (ARKEP).
Dyshimet tona shtohen e fuqizohen edhe më shumë për arsye se:
1. Favorizohet një operator i telefonisë mobile (“ Z-MOBILE ” ) në dëm të operatorit tjetër ( “VALA” );
2. Favorizohet konkurrueshmëria e një Operatori me asetet / impijantet teknike të Operatorit të cilit i ndërhyhet në rrjet (“VALA” );
3. Lejohet e stimulohet një operator i cili nuk ka asete / impijante vetanake furnizuese / transmetuese as operativë të mirëmbajtjes për të ofruar e garantuar cilësinë / performansat e shërbimeve të telefonisë mobile – si faktor i rëndësishëm e kyç i sigurisë së konsumatorit i rregulluar me Ligjin mbi mbrojtjen e konsumatorit;
4. “ Stimulohet / shkaktohet grindje “ afariste sepse Operatori i dëmtuar ( “VALA” ) mund ta bllokojë Operatorin i cili është stimuluar me ndërhyrje në biznesin e tij duke ia mohuar të drejtën e shfrytëzimit të impijanteve dhe shitjes së numrave - një pjesë dhe një seri e të cilave “ Z-MOBILE ” e zhvillon nëpërmnes rrjetit dhe impijanteve të “VALA”. Ky bllokim ( eventual ) do t i dëmtonte konsumatorët e telefonisë mobile “ Z-MOBILE ”;
5. Prishë konkurrencën e lirë në tregun e Komunikimeve Elektronike, stimulon monopolizimin e pjesëshëm të tregut dhe oligopolizimin e “ sinkronizuar “ nga “ ARKEP “ duke dëmtuar dhe duke ulur konkurrueshmërinë e operatorit konkurrues;
6. Atakohet me dyshim paanshmëria e Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike e Postare (ARKEP) dhe përkushtimi e misioni për të rregulluar këtë treg në mbrojtje të të drejtave, intereseve dhe të dinjitetit të konsumatorit të shërbimeve / ofertave të këtij tregu.
7. Rritë dyshimin rreth përkushtueshmërisë në zbatimin e detyrave që dalin nga misioni i ARKEP duke mos i kryer obligimet e pranuara sipas planit ( siq është psh. jetësimi i sistemit “ 3G ”, i cili tanimë është vjetruar me daljen në treg të “ 4G” e “ 5G “ ) dhe me ngutinë e shprehur rreth faljes së aseteve të shtetit – të qytetarëve e konsumatorëve, pa dhënë llogari, pa transparence, pa vendim valid të nivelit zyrtar e profesional ( siq është rasti i faljes / rezervimit - dhënies në “ shfrytëzim “ të numrave ).
Të nxitjes së Konfliktit të Mundshëm të Interesit me refleksione të dukshme në prishjen e kushteve, të klimës, të barazpeshës së konkurrencës mes Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike e Postare ( ARKEP ) me kompaninë “ DEVOLLI ”.
Si dhe të uljes së mëtejme të vlerës në procesin e privatizimit të operatorit të telefonisë mobile publike “VALA”, dëmtimin e afarizmit të operatorin publik, dhe dëmtimin e nxitjen e pakënaqësisë së konsumuesve të shërbimeve të telefonisë mobile publike “VALA”.
K Ë R K O J M Ë
NGA
AUTORITETI KOSOVAR I KONKURRENCËS
dhe Titujve tjerë më lartë që, brënda kompetencave e obligimeve Ligjore të:
- Bëjnë vlerësimin e Vendimit të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike e Postare (ARKEP) për ndarjen ose rezervimin e 100 mijë numrave të rinj për operatorin virtual “ Z-MOBILE ”;
- Aplikojnë masat e duhura, të parapara me Ligj, për mbrojtjen e konkurrueshmërisë;
- Aplikojnë masat e duhura, të parapara me Ligj, për mbrojtjen e tregut;
- Aplikojnë masat e duhura, të parapara me Ligj, për mbrojtjen e konsumatorit;
- Marrin masat e duhura, të parapara me Ligj, për të gjitha bizneset që prishin tregun, konkurrencën e lirë dhe rrezikojnë të drejtat, intereset dhe dinjitetin e konsumatorit.
Në pritje të shqyrtimit dhe vendimit meritor konform Ligjeve në fuqi si dhe të përgjigjes,
Org. KONSUMATORI, Prishtinë, Kosovë,
Selatin Kaçanku, kryetar, (Ekspert për kauzën dhe të drejtat e konsumatorit i angazhuar ( Ekspert për kauzën dhe të drejtat e konsumatorit i angazhuar në cilësinë e ligjëruesit në institucione të arsimit universitar ).
ok.kosova@gmail.com,
044/200-458,





