Sa herë iu ka ndodhur të qëndroni me telefonin pa bateri, pikërisht ndërsa jeni jashtë dhe nuk keni asnjë mundësi për ta karikuar? Së shpejti falë një shpikje të fundit nuk do të ekzistojë më ky problem.
Një grup studentësh të inxhinierisë mekanike në Rice University të Houston kanë ideuar këpucë të cilat janë në gjendje që të karikojnë telefonin, duke prodhuar energji elektrike për çdo hap.
Dispozitivi siç raporton Noa.al quhet PediPower dhe për momentin është vetëm një monstër që premton një revolucion të vërtetë teknologjik.
Pajisja është e montuar në pjesën e pasme te këpucët dhe bëhet një levë që vihet në lëvizje sa herë që hidhet një hap.a.y/noa






