Një mënyrë tjetër e të mësuarit gjuhën angleze është dhe nëpërmjet këngëve sepse këngët kanë tekst të shkurtër dëgjohet dhe përsëritet shpeh, gjë që lehtëson dhe ndihmon shumë në mësimin e gjuhës së huaj dhe në këtë rast të gjuhës angleze. Mirë është të përzgjidhen këngët që na pëlqejnë më shumë se në këtë mënyrë jemi më të stimuluar sepse dëgjojmë diçka që na pëlqen. Këtu pra do të jetë një listë këngësh të përzgjedhura të cilat mund t'i dëgjoni dhe në të njëjtën kohë keni tekstin e këngës në anglisht të përkthyer.
Në fillim dëgjoni këngën disa herë parë tekstin, më pas lexoni një herë tekstin, hapi i tretë të dëgjoni këngën duke lexuar tekstin. (Nëse e këndoni sa më mirë akoma) Përkthimi i teksteve të këngëve nuk është fjalë për fjalë por është bërë përkthimi më i mirë i mundshëm në shqip. Dëgjim të këndshëm!The Doors - People are strange
Adele - Someone like you
Guns 'n Roses - Knocking on heaven's door
Sinead O'Connor - Nothing compares to you
Tina Turner - The Best





