Karrota për lëkurë më të butë

Përveç që ofron shumë vitamina dhe përbërës të pazëvendësueshëm përmes ushqimit, karrota është mjaft e dobishme edhe në kozmetikë.


Në kozmetikë ajo mund të përdoren për përgatitjen e maskave si për lëkurën e thatë gjithashtu edhe për lëkurën e yndyrshme.
Për të përgatitur një maskë ëtë tillë veproni si më poshtë
  • Së pari karrotën e imtësojmë mirë
  • Asaj ia shtojmë sipas dëshirës: disa pika vaj ulliri, sasi të njëjtë të lëngut të limonit ose pak qumësht të freskët, një lugë kajmak, një të kuq të vesë ose trangull të imtësuar
  • Përbërjen e përziejmë mirë dhe e vendosim në lëkurën e pastruar mirë.
  • E mbajmë 20 minuta dhe pastaj e lajmë fytyrën me ujë të vakët./mjeku/