India ndalon telegramin pas 162 vitesh

Përpara e-mailit, SMS-ve, numrave telefonikë ose madje përpara shërbimit të vjetruar telefonik, ekzistonte telegrami.

Ditët e tij tashmë kanë arritur drejt fundit. Shteti i Indisë ka vendosur të dërgojë gjatë të dielës porosinë e vet të fundit me telegram dhe 75 zyrat e mbetura të telegrafit tani do të mbyllen.

Para shumë kohësh ishin 45,000 zyra të telegrafit në Indi, që mundësonin shkëmbimin e 600,000 porosive në një bazë ditore. Zyra në Delhi mundësonte shkëmbimin e më tepër se 10,000 telegrameve në ditë, ndërsa në prag të mbylljes, mundësonte dërgimin e 100 mesazheve në ditë.

Ai ishte thjesht duke shpenzuar shumë para për të mundësuar menaxhimin, disa qindra miliona dollarë gjatë viteve të kaluara.

Telegramet kanë zgjatur për një kohë të gjatë në Indi. Shërbimi me to ishte një rrugë e mirë për të dërguar lajme si lindja e një foshnjeje, lajmërimi për martesa e gjëra të tjera.


Sidoqoftë, në fund ky shërbim është përdorur për korrespondencë zyrtare, që mund të kryhet me lehtësi me e-mail, ose madje me fax. Telegramet kishin një funksionim në Indi, por si teknologjitë e tjera të vjetra, koha e tyre tashmë ka kaluar. (PCWorld Albanian)

Related Posts: