Nga Gëzim Tushi
-Pse duken shqetësuese zhvillimet e globalizmit?-
![]() |
| Gëzim Tushi |
Padyshim, globalizmi dhe efektet e zhvillimeve aktuale të qytetërimit universal, në disa aspekte kanë krijuar paralelisht optimizëm dhe skepticizëm social, për të sotmen dhe të ardhmen e shoqërisë së globalizuar, për mundësinë e ndërtimit të “njerëzimit universal”. Duke e vlerësuar këtë ndjenjë të dubluar të njerëzve, në mënyrë sintetike sociologët me të drejtë konstatojnë se, globalizmi është një proces që pasuron kulturat tona, por në të njëjtën kohë ai zgjon frikëra dhe obsesione për t’u mbrojtur nga efektet dhe pasojat e tij. Sipas profesorit të Universitetit të Triestes Claudio Magris “Në prani të globalizmit çdo identitet ndihet i kërcënuar, ka frikë se do të shpërbëhet dhe do të zhduket dhe, për pasojë përforcon veçantinë e vet…”. (Claudio Magris, “Panairi i tolerancës”, f 13)
Në këtë kontekst, debati i kohës sonë për unitetin dhe diversitetin e kulturave dhe qytetërimeve, është një nga temat e zgjeruara të konflikteve konceptuale për të gjetur të vërtetat ekzistenciale të qytetërimit modern në rrugën e globalizmit. Në të vërtetë, edhe pse ka kaluar më shumë se një dekadë nga koha kur filozofë të medhenj botërorë si Samjuel Hantington dhe Francis Fukuyama hodhën ide tronditëse për botën, të cilat u dukën entuziaste por jo të pakritikushme, sipas të cilave historia e qytetërimit dhe bota do të ecë drejt fundit të saj dhe krijimit të qytetarit me statusin e njeriut të fundit (pa identitete të konflikteve historike) apo se bota në rrugën e zhvillimit do ketë të pashmangshme “përplasjen e qytetërimeve”, akoma mbajnë të ndezura debatin për të ardhmen e qytetërimit global.
Në të njëjtën kohë, në disa drejtime në shoqërinë e sotme është jo pak e përhapur një “megalomani oksidentaliste”, e cila përveç ndjenjës së epërsisë dhe dominimit të perëndimit si krijuese e modernitetit dhe globalizmit mbi qytetërimet e tjera, është shoqëruar shpesh me qëndrime paternaliste e supermaciste për perëndimin si botë e civilizuar, demokratike, humane, e cila në shumë drejtime është më e qytetëruar më shumë se të tjerët. Një lloj karshillëku i tillë nuk i ka shërbyer për mirë as paqes, zgjerimit të kontureve të jetës globale, përballimit të sfidave të qytetërimit dhe zgjerimit të vazhduar të modernitetit në rajonet e tjera jo europiane.
Në të vërtetë ajo që diskutohet gjerësisht është se cila do të jetë forma e qytetërimit global, cilat do të jenë faktorët determinantë që do të ndikojnë në ekzistencën dhe formatimin e tij. Në kohën e sotme sociologët e lindjes dhe perëndimit e kanë përqendruar këtë debat tek dominanca e matricave që do të ndikojnë mbi ndërtimin e qytetërimit global. Ideja është në se këto matrica do të jenë vetëm perëndimore, apo krahas qytetërimit europian që do të jetë eurocentrist dhe me orientim perëndimor bota dhe qytetërimi global duhet të pranojë edhe të drejtën e ekzistencës së qytetërimeve të tjera. Do të jetë unik në përmbajtje dhe formë qytetërimi global, apo parimi themelor i tij do të jetë pranimi pa kushte i diversitetit të matricave të bashkekzistencës humane dhe paqësore të shumë qytetërimeve ?

Megjithëse idetë e Fukuyamës dhe Hantingtonit nuk janë të njëjta, as fare kompatibile me njëra tjetrën, kanë patur një ndikim të fortë ideologjik në debatin që kanë lënë pas për zhvillimet planetare të qytetërimit. Sepse akoma është e ndezur beteja që hapën ata me idetë e tyre, se në rrugën drejt botës së globalizuar apo fundit të historisë do të ecet vetëm në një rrugë, atë të “dominimit qytetërues të paradigmës perëndimore”. Kjo ide e cila mund të duket entuziaste për ne europianët, të cilët e kemi qytetërimin perëndimor si bazën e qëndrueshme të qytetërimit tonë, nuk mund të konsiderohet bazë e përbashkët e gjithë qytetërimit global. Beteja e sotme ideore për përcaktimin e paradigmave të vërteta të qytetërimit global, ka bërë që të duket se në vend të harmonisë ekzistenciale të llojeve kryesore të qytetërimit, duket sikur nxitet një betejë pakuptim, e kotë të marrëdhënieve opozitare të qytetërimit europian me qytetërimet e tjera jo europiane.
Në të vërtetë duket se nuk ka rrugë tjetër që të jetë më e dobishme se sa të ushqejmë paradigmën, që ndihmon që të kuptojmë më mirë të vërtetën se jo “opozitarizmi i qytetërimeve” por bashkekzistenca dhe bashkëjetesa e tyre, është rruga e duhur, që duhet ndjekur për të konstituar shoqërinë dhe qytetërimin në kohën e globalizmit dhe harmonisë së qytetërimeve.
Nuk mund të bëjmë qytetërim global duke patur ide imperialiste për luftën që duhet ndezur midis “qytetërimeve triumfues” dhe “qytetërimeve të mundura”. Një shikim i tillë i deformuar dhe dikotomik nga pikëpamja ideologjike e civile, është i papranueshëm për zhvillimet e hapura globale të kohës së sotme. Personalisht kam respekt të pakufishëm për veprat madhore dhe punën kolosale të Hantingtonit dhe Fukuyamës, por nuk mund të jem dakord me konceptimin dhe përdorimin reduksionist të tyre, apo me nuancat e shfaqura të nxitjes së njëanshme të epërsisë së qytetërimit perëndimor apo ideve të kamufluara të imperializmit kulturor të qytetërimit perëndimor dhe ca më pak me idenë e dominimit të tij artificial mbi hapësirat e qytetërimeve të tjera. Zhvillimi i dukshëm dhe padyshim cilësor dhe i suksesshëm i qytetërimit perëndimor, nuk mund të përdoret si argument për teza eufemiste që krijojnë idenë se epoka e globalizmit mund të jetë njëherësh edhe fundi historik i qytetërimeve të tjera. Kjo tezë është e papranueshme, antihistorike dhe kundërproduktive për globalizmin dhe vlerat e përbashkëta të qytetërimit universal
Mbase idetë e Fukuyamës dhe Hantingtonit ishin patetike dhe entuziste, sepse u shkruan në kohën e shkatërrimit të perandorisë komuniste, kur “diçka e re po ndodhte në historinë e botës”, apo dhe fillimi epokës së triumfit të asaj që Hantigtoni e quan “valë të tretë” të demokracisë. Kjo është arsyeja se ideja e Fukuyamës dhe përshtypja se kjo periudhë do të ishte koha e fundit të historisë, e cila në një farë mënyre u konsiderua dhe si fund i qytetërimeve të sistemeve politike të vendeve të mundura, dhe triumf unilateral i qytetërimit perëndimor. E vërteta nuk është kështu.
Padyshim, koha e sotme është shumë e favorshme në difuzionin global të matricave dhe paradigmave të kulturës dhe qytetërimit perëndimor që ndihen fort në botën e globalizuar, por ky nuk është argument që të ndihmon të mbështetesh në idenë perverse të margjinalizimit të qytetërimeve të tjera, që nuk janë domosdo të lidhura në mënyrë deterministe me matricat e qytetërimit perëndimor. Ca më pak është e papranueshme në se qytetërimin global e shikojmë në mënyrë të njëanshme, apo duke e konsideruar si të epërm qytetërimin perëndimor, kryesisht të bazuar në paradigmën e qytetërimit të krishterë si mohim të paradigmës së kulturës dhe qytetërimit islamik dhe qytetërimeve të tjera vitale. Kjo ndarje është e gabuar, dhe do të bëhej fatale për zhvillimet e botës globale.

Në një farë mënyre në këtë konceptim të deformuar të realiteti shoqëror të kulturës dhe qytetërimit perëndimor kanë përgjegjësinë e tyre teorike, intelektuale dhe sociale Hantingtoni dhe Fukuyama. Ideja se qytetërimi do të progresojë si përleshje qytetërimesh jo vetëm nuk është e vërtetë por është një ide që për fat të keq Hantingtonin e madh po e bën të konsiderohet filozof naiv i qytetërimit modern.
Rreziqet për ndarje dhe përplasje qytetërimesh janë në çdo kohë të mundshme. Sidomos në se ideologjikisht dhe filozofikisht i fryjmë zjarrit të ndarjes globale të botës në qytetërime të ndara, të kundërta apo të papajtueshme, në se progresin global e shikojmë në rrugën e ecjes drejt mundësisë së “përplasjes së qytetërimeve”. Përkundrazi, e vetmja shpresë që njerëzimi në botën e globalizuar të shpëtojë nga këto ndarje e paradigma konfliktuale qytetërimesh, është që të ecë në rrugën e bashkëjetesës së harmonizuar të gjithë qytetërimeve që kanë në bazë idealet e sotme të njeriut dhe nevojës së zhvillimeve të qytetërimit integral.
E ardhmja e ka imperativ ekzistencial për qytetërimin global, nevojën që tani më ka filluar të kuptohet si përpjekje e njerëzimit për të dalë nga fataliteti i ndjellur nga “paradigma hantingtoniane” e përplasjes së qytetërimeve dhe kuptimin e nevojës që ka bota e globalizuar, së pari për dialogun e domosdoshëm dhe vendosjen e urave lidhëse midis qytetërimeve. Kjo ide integruese e globalizmit dhe ndërtimit të qytetërimit universal, është përtej normave të vjetra dogmatike apo stakatove liberale që rrezikojnë qytetërimin e sotëm global dhe të globalizuar. Sigurisht globalizmi ka turbulencat e veta kulturore, ekonomike, sociale e morale të cilat kanë filluar të ndihet fort edhe në shoqërinë tonë.
Askush, asnjë popull dhe komb nuk mund ta ndjejë veten të imunizuar nga efektet dhe kundërefektet e ndikimeve të botës së globalizuar. Mbase kjo është arsyeja pse tek ne paranojat nga zhvillimet dhe ndikimet e globalizmit, edhe pse nuk thuhen hapur apo edhe pse nuk ka ndonjë shtresë të formuar sociale antiglobaliste, duket se kultura jonë qytetare në disa aspekte është e papërgatitur që të përballet me dinjitetin e duhur me transformimet botërore shqetësuese të kohëve të fundit. Sidomos tani kur efektet e krizës ekonomike, morale dhe sociale kanë filluar të ndihet energjikisht edhe mbi ne shqiptarët. Në një shikim të ngushtë dhe duke i parë gjërat nga efektet e jashtme, tek shumë qytetarë mund të krijohet idea se zhvillimet globale dhe pasojat sociale të këtyre zhvillimeve mund të vlerësohen si “sulme të jashtme” që drejtohen kundër organizimit të jetës sonë kombëtare, kundër funksionimit dhe kohezionit social të shoqërisë tonë apo trajtohen si “ferment i jashtëm” që godet sistemin e vlerave morale të trashëguara të shoqërisë shqiptare.

Besoj se këto perceptime të ngushta të zhvillimeve të globalizimit dhe të efekteve të tij në realitetin tonë, nuk janë as të sakta, as nxitëse as autetntike me konceptimin e jetës me prirje universale dhe zhvillimeve të integruara të modernitetit social. Ne tani kemi bërë hapin e madh social drejt modernitetit dhe përfshirjes së ndërgjegjshme në vorbullat e zhvillimeve globale. Me këto ndryshime sociale që kanë ndodhur në shoqërinë shqiptare në dy dekadat e fundit nën efektet e modernitetit dhe globalizmit, janë krijuar kushtet që njerëzit tanë të mos mendojnë në mënyrë autarkike apo si qytetarë mendjembyllur. Shumica absolute e shqiptarëve e kanë kuptuar dhe janë bërë plotësisht të ndërgjegjshëm se në këtë epokë kanë ndryshuar shumë rregulla sociale, tabu morale dhe vlera kombëtare.
Kjo do të thotë se shqiptarët e kanë kapërcyer Rubikonin dhe nuk mendojnë vetëm me parametrat e kulturës së trashëguar, të lidhur ngushtësisht me veten dhe të konceptuar brenda kufijve tanë kombëtarë. Në epokën globale nuk mund të mbijetosh me koncepte të ngushta romantizante dhe nacionaliste, që mbivlerësojnë vlerat e veta dhe nënvlerësojnë sistemet e vlerave dhe kulturave të tjera, që janë praktikisht të ndryshme nga tonat. Raportet integruese, dhënëse dhe marrëse në epokën e globalizmit na detyrojnë që sendet, vlerat dhe modalitetet e intereferimit kulturor dhe qytetar t’i shikojmë ndryshe duke u udhëhequr nga parimet e mëdha të univeraslitetit global.

Epoka moderne e globalizmit është përtej kufirit të ngushtë të sistemit të vlerave kombëtare. Në një farë mënyre, ne do jetojmë vërtetë si shqiptarë, por njëherësh të përfshirë në një botë që ka në themelin e saj ekzistues dhe perspektiv “një politeizëm vlerash, kuptimesh, traditash, zakonesh dhe institucionesh që nuk mund t’i injorojë askush. Praktikisht të mos pranosh efektet e ndryshimeve globale dhe ndikimet e qytetërimit universal, do të thotë të mos jesh tolerant ndaj ndryshimeve që efektivisht po ndodhin në shoqërinë shqiptare. Mungesa e kuptimit dhe tolerancës ndaj ndryshimeve globale, është tejet e rrezikshme për ndërtimin e qytetërimit me “universalitet të ri”…