Gjashtë mësime për Egjiptin

Sahar Aziz


Egjiptianët kanë bërë më shumë histori në dy vitet e fundit se sa në disa dekada. Ata mirëpritën sundimin ushtarak vetëm për të çuar dëm 15 muaj që i shtynin për në barraka. Ata dolën në numra rekord për të votuar për një parlament të ri që më vonë u shpërbë nga Gjykata e Lartë Kushtetuese. Presidenti i parë i zgjedhur demokratikisht e mori detyrën në 30 qershor 2012, për t’u dëbuar më pas nga ushtria pa mbushur as një vit në atë post. Janë krijuar një dyzinë partish të reja politike, shumica e tyre të paafta për të kërkuar mbështetje politike popullore jashtë Kajros apo Aleksandrisë. Dhe një Kushtetutë e re u miratua përmes mjeteve të diskutueshëm procedurialisht e që çuan në pezullimin aktual të saj.

Ndërkohë sakrificat e të rinjve dhe të reja u shpërblyen me përjashtimin e tyre nga procesi zyrtar politik, lidershipi i partisë dhe institucioneve qeveritare nga ushtria, opozita politike dhe regjimi i Morsit.

Çdo hap që bëhej drejt demokracisë u bënë gabime që ofrojnë mësime të rëndësishëm teksa egjiptianët zhvillojnë pjekurinë politike dhe eksperiencën e nevojshme për të vetëqeverisur me efektivitet, dhe kriza aktuale politike nxjerr në pah gjashtë mësime të rëndësishëm në këtë pikë të rëndësishme kthese të historisë së Egjiptit.

Sundimi ushtarak është antidemokraci. Qeverisja ushtarake është dënimi me vdekje i demokracisë pavarësisht nga qëllimi i mirë i ushtrisë. Jo vetëm premtimet fillestare per sundim afatshkurtër nuk mbahen, por ushtria është thjeshtë e pakualifikuar për të qeverisur një komb prej më shumë se 80 milionë banorësh, nga të cilët 25 për qind etone nën kufirin e varfërisë. Ushtria nuk është as institucion i zgjedhur demokratikisht që përfaqëson vullnetin dhe nevojat e elektoratit egjiptian.

Pasi kaluan 15 muajt e periudhës postrevolucionare duke shtyrë ushtrinë larg nga qeverisja civile egjiptianët thjeshtë nuk mund të përballojnë një tjetër beteje politike me një ushtri që e nis si protektore, por bëhet autoritare.

Zgjedhjet duhen bërë mirë që herën e parë. Miratmi i një ligji elektoral të mbushur me nene jokushtetues është fatal për gjithë partitë. Pas dekadash zgjedhje të manipuluara bazuar në ligje elektorale që i garantonin Partisë Demokratike Kombëtare një monopol politik, një ligj i ri elektoral u kalua nga ushtria me input civil. Pavarësisht paralajmërimeve nga ekspertë ligjore, zgjedhjet parlamentare u mbajten para kohe, me partitë politike që morën më shumë nga sa u takonte duke kandiduar anëtarë të tyre në vende që u takonin kandidatëve të pavarur.

Kur një padi ligjore u bë para Gjykatës së Lartë Kushtetuese, ajo nuk kishte zgjedhje tjetër përveçse të shfuqizonte ato nene që u mohonin shanse të barabarta të mandatuarve në mënyrë kushtetuese, si dhe akses në detyra politike për të gjithë egjiptianët.

Ndërkohë që “ilaçi” largpamës i gjykatës për shpërndarjen e dhomës së ulët te Parlamentit vinte pikëpyetje mbi neutralitetin e tyre politik, fajti për një ligj elektoral të hartuar keq bie terësisht mbi regjimin ushtarak dhe ata që mbështesnin sundimin e tij pas revolucionit.

Një ligj elektoral i hartuar siç duhej me input nga ekspertë ligjorë jopartizane do i kish kursyer Egjiptit muaj të tërë kriza politike dhe gjyqësore, si dhe mund të kish shmangur grushtin ushtarak që po ndodh.

Mos e bëj Kushtetutën vegël të politikës. Kur Presidenti Morsy nxorri një dekret presidencial në nëntor 2012 ku vendoste vetveten mbi ligjin me qëllim që të nxiste një referendum publik për Kushtetutën e re, ai e dëmtoi përjetësisht besueshmërinë e tij. Lëvizja e tij dritëshkurtër politikisht, për të mos thenë dhe e paligjshme, vulosi fatin e atij që mund të kish qenë një plan veprimi për shekujt që do të vinin. Edhe nëse qëllimi i Morsyt ishte të shkurtonte kohëzgjatjen e një vakumi ligjor, regjimi i tij do të kish pasur largpamësinë që të shihte pyllin nga pemët.

Një Kushtetutë që shihet se është miratuar paligjshmërisht, pavarësisht pikave të forta, ka shumë pak vlerë. Disa pak muaj angazhim me një opozitë të ndarë, si dhe informim i publikut për çështjet kyçe të debatit do te kishin qenë një sakrificë e vogël në dritën e pasojave të rënda që solli grushti ushtarak.

Mos supozo që të gjithë zyrtarët e emëruar janë besnikë të thekur. Ndërkohë që pak institucione qeveritare kishin mbetur të paprekur nga korrupsioni i PDK, jo të gjithë ish-zyrtarët kishin qenë besnikë të Mubarakut. Çdo entitet publik kish mbështetësit e vet, shumë prej të cilëve në pozicione drejtues, por shumë prej ish zyrtarëve ishin pragmatiste që kishin mbajtur gojën mbyllur për të ruajtur vendin e punës dhe siguruar familjen. Ndonëse të dobët moralisht dhe përfitues prej korrupsionit financiar, ata mund të konvertohen në ndjeke të një sistemi demokratik dhe transparent, imponuar prej kërkesave të njerëzve.

Prandaj, thirrja për pushim masiv nga puna për zyrtarë publikë dhe gjykatës, sidomos kur kanë aftësi e nevojitën, është një recetë për kaos. Pavarësisht përpjekjeve të opozitës për reforma, shumë thjeshtë nuk kanë dijet apo aftësitë për të implementuar idetë e tyre. Ia vlen mundimi të vendosen procedura transparente për largimin e të korruptuarve të pashërueshëm dhe të rehabilitohen ata që janë të gatshëm të ndjekin rregulla të reja të hartuara për t’i shërbyer njerëzve.

Mos nënvlerëso aftësinë e regjimit të mëparshëm për të sabotuar revolucionin. Egjiptianët janë të vetëdijshëm për vjedhjen masive nga regjimi i Mubarakut të thesarit. Për më shumë se tre dekada një klasë e elitës së biznesit dhe politikës grabiti miliarda dollarë nga një komb të cilit i duheshin fondet për të përmbushur potencialin e tij për t’u bërë një lider në rajon në industri të ndryshme. Por në vend të investonin tek njerëzit, liderë të paligjshëm morën ryshfete masive, u dhanë kontrata të medha të njohurve të tyre, i shiten vetvetes toka publike me çmime shumë të ulëta dhe persekutuan këdo që sfidonte autoritetin e tyre.

Kjo klasë e korruptuar besnikësh të Mubarakut është ende thellësisht e ndërfutur në çdo aspekt të ekonomisë, dhe ata nuk do të ndalojnë para asgjëje për të sabotuar çdo sistem të ri që jo vetëm rimerr pasurinë e tyre të grabitur, por edhe i bën përgjegjës dhe u kërkon llogari për mashtrimet e tyre financiare dhe politike.

Egjiptianët nuk janë më të gatshëm të sakrifikojnë demokracinë për stabilitetin. Mësimi më i rëndësishëm për të gjithë politikanët e sotëm dhe të ardhshëm është se egjiptianët i ka ndryshuar një herë e përgjithmonë revolucioni i 2011.

Ata nuk do të përdoren më si gurë shahu prej udhëheqësve politike, qoftë edhe kur zgjidhen demokratkisht, por që angazhohen në taktika të paligjshme të qeverisjes. Agazhimi i fortë për vetëqeverisjen, siç u demonstrua në raundin e fundit të demonstratave masive, është bërë diçka permanente në panoramën politike egjiptiane.

Politikanët e zgjedhur, partitë e opozitës dhe udhëheqësit ushtarake duhet të mbajnë mend që çdo përpjekje në të ardhmen për të përdorur protestat masive për avantazhet e tyre politike do të dështojnë. Me çdo gabim që bëjnë, egjiptianët bëhen më të pjekur politikisht. Ata nuk janë më të kënaqur vetëm me retorike të pambështetur prej planeve të veprimit që mishërojnë interesat e tyre. Ata janë gati të rikthehen në rrugë kur injorohet interesi publik në proceset politike dhe dialogjet kombëtare.

Por kostoja e protestave masive është e lartë për ekonominë e vendit dhe vonon më tej rindërtimin e një shteti që është shembur përtoke prej një serie diktatorësh brutalë. Të bësh protestat një zëvendësues permanent të zgjedhjeve të lira e të ndershme, të dialogut kombëtar do të thotë të vësh Egjiptin në një gjendje të përhershme pasigurie në vend që ta çosh drejt një demokracie të qendrueshme.


Në fund, janë egjiptianët që përfitojnë më shumë nga mësimet e nxjerra dhe që humbasin më shumë nga gabimet e bëra. Për të mirën e tyre, të shpresojmë që kurba e të mësuarit është e pjerrët.

Related Posts: