Një grup islamik i sapoformuar ka kërcënuar se do të përdorë dhunën për të imponuar ligjin e Sharias në Egjipt, ndërsa puçin e shtetit ndaj presidentit myslimane e kanë quajtur luftë ndaj Islamit.
Deklaratat vijnë kur përplasjet mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të presidentit Mohamed Morsi janë shtuar duke lënë të paktën 75 të vdekur që kur nisi kjo javë kaotike për Egjiptin.
Në një sulm me natyrë sektariane, një prift koptik u qëllua për vdekje nga persona të armatosur.
Natën e shkuar është arrestuar edhe Khairat el- Shater, i konsideruar edhe si njeriu më u fuqishëm në Vëllazërinë Myslimane.
Më shumë se 1 mijë njerëz janë plagosur që kur shpërtheu dhuna.
Ndërkohë BBC raporton se politikani liberal egjiptian, Mohamed ElBaradei do të jetë kryeministri i ri.
Ai është takuar me presidentin e përkohshëm, Adly Mahmud Mansour tre ditë pas rrëzimit të presidentit Mohamed Morsi.
ElBaradei, ish- drejtues i agjencisë bërthamore të OKB-së, drejton një aleancë me parti liberale dhe të krahut të majtë./ep
























