Festivali Botëror i Arkitekturës 2013: ndërtesat më të pabesueshme në botë në garë në Singapor (FOTO)

Festivali Botëror i Arkitekturës 2013


Nga data 2 deri në 4 tetor 2013, përfaqësuesit e arkitekturës në botë do të takohen në Singapor për Festivalin e Arkitekturës Botërore, një ngjarje që do të vlerësojë ndërtesat më të mira të globit. Ne festival marrin pjesë më shumë se 300 projekte nga 50 vende të ndryshme të ndara në 29 kategori, duke përfshirë objekte sportive, ato për strehim, objekteve arsimore dhe publike, etj. Për secilën nga këto kategori do të ketë një fitues. Por vetëm një projekt, do të përzgjidhet si “Ndërtimi i Vitit”. Në vitin 2012 çmimin e fituan serrat spektakolare të ndërtuara në Singapor. Më poshtë gjeni një përzgjedhje të ndërtesave më interesante në garë: