Dy vite burg për një postim në Facebook

Një 24-vjeçar në SHBA është dënuar me 2 vite burg pasi ka bërë një kërcënim në rrjetin social Facebook. Reece Elliott, me origjinë nga Anglia dhe banues në Nju Jork shkroi disa muaj më parë në adresën e tij, se “do të vriste 200 persona në shkollë”.
Postimi i tij ra në sy të agjentëve të sigurisë dhe anti-terrorizimit në SHBA dhe menjëherë nisi një hetim ndaj të riut. Postimi i tij u bë në muajin shkurt, kur në disa shkolla në SHBA ndodhën masakra ndaj nxënësve. Si pasojë e postimit të tij, autoritet thonë se rreth 3 mijë nxënës në qytetin Tenessis nuk kishin shkuar në shkollë nga frika e një tjetër masakre.
Veç kërcënimit, Elliott shkruante se pas vrasjes do të dilte në kanalin televiziv ndërkombëtare CNN./ a.k/noa

Related Posts: