Gjatë një pushimi për kafe në një konferencë të mbajtur në Hollandë para ca vitesh, një zyrtar skandinav më tregoi një histori. Një nga skuadrat e mbikëqyrjes po drejtonte monitorimin e një lideri ushtarak, kur ata papritur kishin vënë re në kamerat e survejimit se dy burra po hynin me forcë në apartamentin e një ushtaraku. Objektivi u pikas të premten gjatë faljes së mbrëmjes në xhaminë e krahinës.
Përveç grabitjes së apartamentit dhe vjedhjes së pajisjeve kompjuterike, njëri arriti të merrte edhe një disk dhe disa programe të shkarkuara në laptopin e të zotit të shtëpisë, ndërkohë që tjetri vazhdonte të shihte nga dritarja.
I gjithë ky operacion mori më pak se 2 minuta, më pas ata ikën me vrap, duke mos lënë gjurmë fare, aty në vendin e ngjarjes.
Nuk zgjati shumë që zyrtarët të gjenin dy burrat që ishin në fakt operativë të CIA-s që përçonin atë që njihet si komuniteti i zbulimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo ndryshe “çanta e zezë” apo një operacion “hyrës zëvendësues”.
Gjatë Luftës së Ftohtë një mision i tillë duhet të ketë përfshirë edhe vjedhës të librave të koduar apo nga ata që kanë fotografuar makinat deshifruese.
Sot, një grabitje e tillë është e njohur brenda Agjencisë së Sigurimit Kombëtar dhe CIA-s si një ‘operacion i dorës së dytë”, është një mision i zbulimit njerëzor, synimi i së cilës është të fitojë mundësi hyrjeje te sistemet kompjuterike dhe postës elektronike për personat me shumë interes.
Siç kemi mësuar javët që kaluan, aftësia e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare për të përgjuar nga distanca të largëta është e madhe, por jo e pafund. Ka edhe raste kur agjencia nuk fiton dot mundësi hyrjeje te kompjuterët apo pajisjet që do të donin të dëgjonin.
Në kësi rastesh, ata marrin për ndihmë çantën e zezë të CIA-s.
Shërbimi klandestin i CIA-s tashmë udhëheq ato lloj operacionesh të çantës së zezë në emër të NSA-së, por një gjë e tillë nuk është parë që nga Lufta e Ftohtë.
Për më tepër, këto misione po ashtu si seritë paralele të sinjaleve të zbulimit (SIGINT) koleksionojnë operacione të udhëhequra nga zyrat e CIA-s dhe kanë rezultuar të jenë instrumente në lehtësimin dhe përmirësimin e sinjaleve nga SIGINT në vitet para sulmeve terroriste të 11 shtatorit.
Në dekadën e kaluar operatorët e trajnuar klandestin të CIA-s kanë montuar mbi 100 çanta të zeza jashtëzakonisht të ndjeshme të projektuara për të depërtuar në komunikimet ushtarake, sistemet kompjuterike, si dhe në bashkëpunimet më të mëdha të huaja.
Mjetet programuese janë fshehur pikërisht në serverat e kompjuterëve; nëpër telefona janë vendosur çimka; në kabllot e fibrave optikë, në të dhënat e qendrave dhe telefonave; dhe në ruajtjen e një kopjeje rezervë të materialeve kompjuterike e disqeve që janë vjedhur në këto lloj operacionesh.
Me fjalë të tjera, CIA është bërë një instrument në këto operacione të gjera kërkimi.
Burime brenda komunitetit të inteligjencës amerikane që nga 11 shtatori, thonë se operacionet klandestine të CIA-s kanë fituar mundësi hyrjeje në NSA për disa nga objektivat më kritike në gjithë botën, sidomos në Kinë dhe në Lindjen e Mesme dhe atë Lindore, po ashtu edhe në Azinë jugore.
Gjatë një operacioni mjaft me rëndësi të udhëhequr nga një skuadër teknike e CIA-s u instalua një lidhje e sofistikuar në një qendër shërbimi të linjave fibër-optike, që lejoi që NSA të ndërpriste në kohë reale disa nga komunikimet më të ndjeshme në vend.
Në një rast tjetër që ka ndodhur së fundmi, zyrtarët e CIA-s arritën të hynin në një qendër spiunazhi në Europën Perëndimore deri te kompjuterat personalë të një njeriu të dyshuar që rekrutonte mjaft individë që tregonin vullnet të luftonin me grupin ushtarak të al-Nusras në Siri, duke lejuar që operativët e CIA-s të lexonin gjithçka nga komunikimet me postë si dhe të monitoronin telefonatat me anë të Skype-s në kompjuterin e tij.
Fakti që NSA dhe CIA tashmë punojnë ngushtaz bashkë është shumë magjepsëse për disa nivele të caktuara. Në fakt këto dy agjenci dikur urreheshin me njëri-tjetrin.
Disa veteranë të NSA-së ende i referohen kolegëve të tyre të CIA-s ai TBARs, që janë “Bastardët përgjatë lumit” dhe lumi në fjalë është pikërisht Potomaku.
Mbase po të reflektosh në nivelin e lartë të edukimit të tyre, do të vëresh se zyrtarët e CIA-s kanë më shumë iluminim në këtë drejtim krahasuar me kolegët e NSA-së në For Meade.
Një zyrtar tashmë në pension i CIA-s i ka përshkruar homologët e tij të NSA-së si “një grup naivësh”.
Një tjetër veteran i CIA-s i përshkoi marrëdhëniet mes NSA dhe CIA-s gjatë Luftës së Ftohtë si “më të mirën mes armiqve”.
Antagonizmi historik mes dy agjencive nisi që në fillim. Allen Dulles ka qenë drejtori i CIA-s nga viti 1953-1961 dhe nuk kishte simpati për drejtorin e përgjithshëm të NSA-së gjeneralin Ralph Canine.
Sulmet terroriste të 11 shtatorit e ndryshuan dinamikën operacionale mes dy agjencive, mbase njëherë e përgjithmonë. Në 13 vjet rresht që nga sulmet terroriste, NSA dhe CIA e kanë zbutur ndjeshëm tonin armiqësor mes tyre që nga Lufta e Ftohtë.
Të dyja agjencitë janë bërë tërësisht të pavarura për suksesin e operacioneve të tyre të inteligjencës, duke çuar në atë që mund të përshkruhet më së miri si një marrëdhënie simbiotike mes këtyre dy titanëve të komunitetit të inteligjencës amerikane.
Ndërkohë që marrëdhënia e brendshme mes NSA dhe CIA-s nuk është sekret, natyra specifike e punës që secila nga agjencitë bën duket se është mjaft e ndjeshme, sidomos duke qenë se disa nga këto operacione janë drejtuar kundër miqve dhe aleatëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Për shembull, Shërbimi i Mbledhjes Speciale (SCS) bashkimi i fshehtë i CIA-NSA dhe SIGINT klandestin e ka bazën në Bestville, Maryland. Tashmë operon në më shumë se 65 vende përgjuese brenda ambasadave dhe konsullatave në gjithë botën.
Ndërkohë raportohet se ato e kanë përqendruar vëmendjen te prania e vendeve përgjuese të SCS në kryeqytetet e Amerikës Latine, burime nga inteligjenca konfirmojnë se shumica e burimeve të organizatës është përqendruar në dekadën e kaluar në Lindjen e Mesme, Azinë Jugore dhe atë Lindore. Problemi më i madh me të cilin përballet SCS është se nuk është e pranishme në komunitetin e inteligjencës amerikane dhe në objektivat e rëndësishme që janë: Irani, Koreja e Veriut, sepse qeveria amerikane nuk ka marrëdhënie diplomatike me këto vende.
Në të njëjtën kohë, SIGINT që rrjedh nga NSA është bërë një mjet i nevojshëm, ndërkohë që CIA nuk mund të quajë të vlefshëm informacionin që merr nga agjentë të pabesueshëm, por SIGINT ka qenë dhe mbetet nyja e suksesit në këto 9 vite sidomos në Pakistan, Jemen dhe kudo nëpër botë.
Ndryshimet më të mëdha kanë ndodhur në inteligjencën njerëzore të CIA-s (HUMINT).
Gjatë dekadës së kaluar, telekomunikacionet e qeverive të huaja dhe sistemet kompjuterike janë bërë një nga prioritetet më të rëndësishme të Shërbimit Klandestin Kombëtar (NCS).
Drejtorit të mëparshëm, Michael Sulick iu besua krijimi i HUMINT-it, që ishte kundër sistemeve të huaja kompjuterike dhe telekomunikacioneve si një prej prioriteteve më të mëdha, pasi që nga shtatori 2007 nisi të drejtonte NCS.
Sot, suaza e qindra zyrtarëve të CIA-s, NCS, të njohur si Zyrtarë të Operacioneve Teknike janë rekrutuar dhe trajnuar për të punuar në depërtimin e komunikimeve të huaja dhe sistemeve kompjuterike, kështu që NSA mund të fitojë mundësi hyrjeje në informacionin e depozituar apo të transmetuar nga këto sisteme.
Një dyzinë e këtyre zyrtarëve tashmë punojnë me kohë të plotë në disa zyra të përfaqësisë së NSA-së, gjë që as nuk përfytyrohej dot para 11 shtatorit.
Operatorët e CIA-s kanë intensifikuar përpjekjet e tyre për të rekrutuar specialistë IT dhe operatorë të sistemeve kompjuterike të marrë në punë nga ministritë e qeverive të huaja.
Që nga 11 shtatori, NCS ka zhvilluar një varietet të ashtuquajtur “kutitë e zeza” që mund të zbulojë fjalë-kalimet e kompjuterëve, hyrjen në software dhe kopjen identike të celularëve – gjithçka bëhet pa lënë as më të voglën gjurmë.
Përdoruesit e kompjuterëve shpesh harrojnë të fshijnë fjalë-kalimet automatike, kur instalojnë një sistem ose ndërhyjnë në serverat e kompjuterëve apo në postën elektronike.
Kjo është dobësi, që shfrytëzohet më së miri nga operatorët.
Për shumë vende nëpër botë, sidomos në botën e zhvilluar, operatorët e CIA-s tashmë mund të sigurojnë me lehtësi të dhënat e telefonisë, si p.sh. detaje për distancën apo thirrjet ndërkombëtare telefonike me anë të koordinimit sekret me shërbimet lokale të sigurisë dhe agjencitë e policisë.
Aleatët europianë të Amerikës kanë një histori krejt tjetër. Ndërkohë që lidhjet midis NSA dhe shërbimit të sinjaleve të zbulimit britanik GCHQ janë të dokumentuara, CIA ka hasur vështirësi në marrjen e informacionit personal për qytetarët britanikë.
E njëjta gjë vlen edhe për Gjermaninë, Skandinavinë dhe Hollandën.
Zbulimi francez dhe shërbimet e sigurisë kanë vazhduar të shpërndajnë këto lloj të dhënash me CIA-n, veçanërisht në operacionet kundër terrorizmit.
Zyrtarët e zbulimit amerikan përgjithësisht përshtaten me bashkëpunimet e reja.
Frika është se mos këto detaje të këtyre operacioneve ndodhen në 4 laptopët e Eduard Snowdenit, i cili i ka kaluar këto 3 javë në një sallë pritjeje transite në aeroportin Sheremetyevo jashtë Moskës në pritje për t’u vendosur fati i tij.
Si zyrtarët e CIA-s, edhe ato të NSA-së e dinë mirë se demaskimi publik i këtyre opeacioneve mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme për zbulimin amerikan jashtë shtetit, si dhe për qeverinë amerikane. Nëse dikush pyet veten pse qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të marrë në mbikëqyrje Eduard Snowden dhe kompjuterët e tij të rrezikshëm, e gjeni lehtë përgjigjen e duhur.

Përktheu Rudina Dahri