Bayern Munichu dhe Barcelona janë takuar në mes vete tri herë, brenda vetëm tre muajsh. Dhe, gjiganti bavarez ka dominuar absolutisht ndaj gjigantit katalunas. Ekipi i atëhershëm i Jupp Heynckes e kishte shkatërruar atë të Tito Vilanovas në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në muajin prill, duke e mposhtur bindshëm 4:0 në Allianz Arena dhe 3:0 në Camp Nou.
Sikur kjo të mos mjaftonte. Bayerni e mundi sërish Barcelonën (luajti me rezervistë) me rezultat 2:0 mbrëmë, në kuadër të Uli Hoeness Cup.
Kështu, nëse i llogarisim të tria ndeshjet e fundit, e nxjerrim përfundimin: Bayern – Barcelona 9-0. /Fish Media/