Banania është ushqim i lumturisë

 
Sigurisht i takoni kategorisë së njerëzve që adhurojnë bananet, ndërsa është mirë nëse jeni të tillë. E nëse nuk jeni, atëherë këtë pemë do të duhej të fillonit ta konsumoni sa më parë.

Banania është ushqim i lumturisë, ndërsa nuk duhet të na çudit fakti pse majmunët janë aq të hareshëm. Kjo pemë e rregullon ekuilibrin e shtypjes së gjakut, falë kaliumit, që e ka në sasi të dukshme, ndërsa pesë banane në ditë e reduktojnë dukshëm shtypjen e gjakut.
Bananet nxisin edhe humorin e mirë dhe mendimet pozitive, ndërsa janë të mira edhe për eshtra, lukth dhe zorrë.
Aminoacidi triptofan nga përbërja e saj shndërrohet në substancë, që në fakt është përgjegjëse për humor të mirë. Në banane gjendet edhe kombinimi i mirë i nishestesë dhe pektinës që siguron karbohidrate komplekse, të cilat treten duke e rritur gradualisht energjinë./Femina

Rrezeve të forta të diellit shkaktojnë njolla në fytyrë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 10 hours ago
Vera e nxehtë nuk ka vetëm prioritete, por edhe pasoja. Fytyra juaj mund të jetë e irrituar nga njollat e shumta të mund t’ju paraqiten. Një problem që e hasin përgjithësisht femrat nga rrezet e forta të diellit janë njollat në fytyrë. Ekspertët kanë theksuar se gjatë orëve që jeni të ekspozuar në diell duhet të jeni shumë të kujdesshëm me imazhin tuaj. Pavarësisht përpjekjeve të panumërta për të luftuar këto shenja të dukshme me kremra, zgjidhja duket se qëndron te metodat shtëpiake. Aloe vera është e përshtatshme për ata që kanë probleme me lëkurën, midis të cilave dhe njollat e d... more »

Udhëzuesi i Ramazanit për të sëmurët kronikë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 10 hours ago
Të sëmurët kronikë duhet të tregohen shumë të kujdesshëm gjatë muajit të Ramazanit dhe të agjërojnë pa vënë në rrezik shëndetin e tyre. Besimtarët musliman në të gjithë botën kanë nisur agjërimin e muajit të Ramazanit. Megjithëse në tërësi agjërimi është shumë i shëndetshëm, personat me disa sëmundje të caktuara duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të agjërojnë me lejen e mjekut. Të sëmurët kronikë duhet të tregohen shumë të kujdesshëm gjatë muajit të Ramazanit dhe të agjërojnë pa vënë në rrezik shëndetin e tyre. * Si mund të agjërojnë të sëmurët me sëmundje kronike?* Nëse vuani nga n... more »

7 rreziqet shëndetësore të femrave mbi 40 vjeç

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 10 hours ago
Për t’i shmangur shkaktarët kryesor të vdekjes te femrat pas moshës 40-vjeçare, si kanceri, sëmundjet e zemrës, goditja në tru, sëmundja e Alzheimerit, sëmundjet e frymëmarrjes dhe diabeti, ju duhet të punoni në thelbin e këtyre problemeve që para kësaj moshe. Nëse filloni të ndryshoni disa prej shprehive jo të shëndetshme në moshë të hershme, ju do të bëni një jetë më të mirë dhe do të zvogëloni gjasat për t’u prekur nga problemet vdekjeprurëse të sipërpërmendura. 1. *Ushqimi* Trupi juaj është rezultat i asaj çfarë hani. Fatkeqësisht, numri i femrave që nuk konsumojnë ush... more »

Domatet kundër plakjes

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 10 hours ago
Veç të mirave tjera shëndetësore, domatja mund të ndihmojë edhe në ruajtjen e pamjes rinore duke penguar plakjen e lëkurës. Kjo perime në të vërtetë është e pasur me një substancë të quajtur likopen, ajo e cila ia jep edhe ngjyrën e kuqe asaj. Efekti më i vlefshëm i likopenit është se bllokon veprimin e radikaleve të lira, të cilat janë substanca që trupi ynë i prodhon si mbetje. Radikalet e lira, në mesin e efekteve negative, nxitin plakjen e lëkurës duke dëmtuar qelizat. Veç kësaj, ato nxitin dhe shtojnë gjasat e prekjes nga lloje të ndryshme të kancerit. Në këtë aspekt, domatet ... more »

Karrota për lëkurë më të butë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 10 hours ago
Përveç që ofron shumë vitamina dhe përbërës të pazëvendësueshëm përmes ushqimit, karrota është mjaft e dobishme edhe në kozmetikë. Në kozmetikë ajo mund të përdoren për përgatitjen e maskave si për lëkurën e thatë gjithashtu edhe për lëkurën e yndyrshme. Për të përgatitur një maskë ëtë tillë veproni si më poshtë - Së pari karrotën e imtësojmë mirë - Asaj ia shtojmë sipas dëshirës: disa pika vaj ulliri, sasi të njëjtë të lëngut të limonit ose pak qumësht të freskët, një lugë kajmak, një të kuq të vesë ose trangull të imtësuar - Përbërjen e përziejmë mirë dhe e vendosim ... more »

Receta shtëpiake kundër rënies së flokëve

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 10 hours ago
Rënia e flokëve është një burim shqetësimi dhe merakosje si për gratë ashtu edhe për burrat. Për parandalimin e saj ka një varg produktesh të shtrenjta të cilët mund t’i blini në kozmetikë, por ka edhe të tilla të cilat mund t’i përgatisni e gjësendet që keni në shtëpi. Ja metodat natyrale të ngadalësimit të rënies së flokëve madje metoda që ndikon në daljen e flokëve të rinj sipas lajmit të publikuar në adresën Ehow.com. *Uthull molle* Uthulla e mollës përdoret për shumë gjëra në shtëpi. Por veçoritë acide që përmban rivënë në lëvizje zhvillimin e flokëve të rinj. Forma më e mir... more »

Mjekësia popullore me fruta për zemrën, stomakun, tensionin, veshkat

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 10 hours ago
*Nëse doni të përmirësoni shëndetin tuaj, gjëja më e mirë që mund të bëni nuk është t’i drejtoheni mjekut. Ju mund të kujdeseni për shëndetin tuaj çdo ditë nga pak, duke konsumuar frutat e duhura. Librat më të mirë kulinarë rendisin 18 frutat dhe disa prej perimeve të cilat këshillohen edhe nga mjekët për tu konsumuar në mënyrë që ndihmojnë organet tuaja jetësore për një funksionim më të mirë të tyre. Mjekësia popullore sugjeron në këtë mënyrë përdorimin e mollës për të normalizuar punën e veshkave apo të qitros dhe vishnjes për aparatin tretës.* * * 1-Fiku Të gjithë të dhënat e mjek... more »

Dhjetë banja Wellness: me vajra, kashtë, qumësht dhe madje edhe birrë dhe verë (FOTO)

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 10 hours ago
Çdo kulturë (arabe, orientale apo nordike) i pasuron banjot me njohuritë e saj: përdorimi i vajrave, kashtës, qumështit dhe madje edhe birrës dhe verës. Udhëzues i vogël për ritualin e banjove për tu kryer në qendrat e specializuara ose në vaskat tuaja në shtëpi. 1. Rasul [image: Rasul Eshtë një banjë në të cilin alternohen avuj dhe ngrohësi, me temperatura nga 45 deri në50 të kombinuara me esenca. Mbi gjithë trupin aplikohen llojet të argjilës, , baltës kurative, kripë deti integrale dhe vajra bimore. Më tej duhet të uleni në disa ulëse të veçanta prej mermeri. Trajtimet prodhojnë n... more »

Pushimet e verës, ja çfarë duhet të keni parasysh

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 day ago
*Marrë nga “La repubblica.it”* ** Mjekët, farmacistët janë ata që këshillojnë pushuesit këtë verë të marrin masat e nevojshme përpara se të largohen për të pushuar. Sipas italianes “La republica”, pushimet e bëra në një vend të largët duhen të shoqërohen me disa informacione bazë të domosdoshme për çdo individ. Kujdesi mjekësor në këtë rast është i nevojshëm, ndaj duhen marrë masat paraprake që janë: larja e shpeshtë e duarve, mbajtja e higjienës personale, konsumimi i ujit në shishe dhe jo në gotën që shoqërohet me akull. Konsumimi i qumështit dhe nënprodukteve të tij të pasterizu... more »

Si t’i bëni fëmijët tuaj më të organizuar

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 day ago
*Psikologji - *Fëmijët mund të jenë krijuesit më të mëdhenj të rrëmujës, kështu që jeni në kohë t’u mësoni atyre disa rregulla dhe sjellje për të qenë më të organizuar [image: femijet dhe disiplina (1)][image: femijet dhe disiplina (2)][image: femijet dhe disiplina (3)][image: femijet dhe disiplina (4)] Mësojuni fëmijëve se çdo gjë ka një “shtëpi” të sajën, apo një vend të caktuar ku duhet të qëndrojë. Sa më shpejt t’i mësoni fëmijët me këtë koncept, aq më mirë është për ta, por edhe për ju. Kur t’i përgatisni fëmijët që të bëhen të rritur e të pavarur do të jetë shumë më e lehtë ... more »

Zëvendësuesi i sheqerit: 300 herë më i ëmbël dhe zero kalori

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 day ago
Çlirohuni nga faji i deritanishëm për dëshirën e papërmbajtshme të ëmbëlsirave, zbulimi i ri ka më shumë shije dhe aspak kalori, nuk i dëmton dhëmbët e nuk shkakton probleme për shëndetin [image: zendesuesi i sheqerit (1)] [image: zendesuesi i sheqerit (2)] [image: zendesuesi i sheqerit (3)] [image: zendesuesi i sheqerit (4)] Keni ëndërruar ndonjëherë të hani sasi të mëdha ëmbëlsirash që nuk do të sillnin asnjë dëm në shëndetin tuaj? Kjo ëndërr duket se ka filluar të bëhet realitet, pasi është zbuluar ëmbëltuesi natyror, që ndryshe nga panxhari i zakonshëm, është shumë i ëmbël, por... more »

Tetë vitaminat e shëndetshme për femrat

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 day ago
Vitaminat janë të dobishme për të gjithë, por ka disa që duken sikur janë krijuar enkas për femrat. Organizmi femëror tregon një nevojë më të thesuar për 8 vitamina specifike. Le të shohim se cilat janë, ku gjenden dhe përse janë kaq të rëndësishme. - *Vitamina A* – Në këtë vitaminë kemi të konservuar beta-caroteni. Ai ndihmon në ruajtjen e eshtrave dhe indeve që janë një nga pjesët më delikate të trupit femëror, sidomos pas perjudhës së menopausës. Gjithashtu, vitamina A stimulon sistemin imunitar dhe mbron dhe fortëson shikimin. Ushqimet më të pasura me këtë vit... more »

Frutat dhe zarzavatet – kimikatet që po na “vrasin”

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 day ago
Frutat dhe zarzavatet, çelësi i suksesit të natyrës dhe ndikimi i shkëlqyer që kanë mbi shëndetin, po “vriten” çdo ditë e më shumë nga kimikatet. Por si ndikojnë këto të fundit në shëndetin tonë dhe çfarë duhet të bëjmë. Dietologia klinike, Blerina Bombaj shpjegon se cilat janë frutat që kanë ngarkesë më të lartë të pesticideve si edhe ato me ngarkesë më të ulët, dhe ajo çka është më e rëndësishme, se si duhet të ulim ekspozimin tonë ndaj tyre. *A mund të na shpjegoni për lexuesit rreth vlerave të frutave dhe zarzavateve, duke u fokusuar kryesisht te ato që nuk kanë kimikate?* Fru... more »

Vaj antirrudhë nga lule mosketa

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 days ago
Rrudhat janë armiku kryesor i femrave. Ato nuk reshtin së ndjekuri metoda të ndryshme për heqjen e tyre aq sa ndonjëherë shpenzojnë edhe shuma marramendëse. Por fatkeqësisht nuk shohin asnjë rezultat. Por ka diçka që ju ndihmon Kremrat, ashtu si dhe vajrat antirrudhë, përbëjnë gjithmonë një temë shumë delikate, për të cilën nuk gjejmë informacionet e duhura. Shpesh na ka ndodhur ta nënvlerësojmë rëndësinë dhe efektivitetin e bimëve për bukurinë e trupit tonë. Për shembull e dinit që lulja e mosketës, përveçse është një lule shumë e bukur, ajo mund të shndërrohet edhe në vaj natyr... more »

Pesë ushqimet që ju ndihmojnë të flini

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 3 days ago
Nuk ju zë gjumi dhe kur zgjoheni gjatë natës nuk arrini të flini dot përsëri? Ky, padyshim, është një problem tepër serioz, por mos u shqetësoni më. Studimet e fundit kanë zbuluar se ngrënia e disa ushqimeve do t’ju ndihmojë të flini më mirë dhe pa asnjë problem. Ja se cilat janë këto ushqime… *Pagjumësia* Nëse vuani nga pagjumësia, ose nëse mendimet e shumta, ndonjëherë nuk ju lënë që të flini, provoni të hani diçka. Ngrënia e ushqimeve të duhura në momentin e duhur mund t’ju ndihmojë të kapërceni vështirësitë e gjumit. Duke ngrënë disa lloje ushqimesh në vend të përdorimit të i... more »

5 produktet ushqimore, të cilat nuk duhet ti keni në tavolinë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 3 days ago
Ne konsumojmë produkte ushqimore të cilat jo vetëm nuk sjellin asnjë dobi për shëndetin por mund ta dëmtojnë atë. Janë disa hile që fshihen pas produketeve që konsumojmë. Dietologia klinike, Blerina Bombaj shpjegon për produktet të cilat duhet ti mbajmë sa më larg tryezës tonë. Po rendisim disa të cilat janë edhe më të përdorurat në tryezat tona. 1. *Buka e bardhë dhe gjithë produktet që bëhen me miell të bardhë!* Këto ushqime si byreket në rrugë, kruasanet etj, janë relativisht të lira, tebollshme dhe të shumëllojshme. Por të jeni të sigurt se prodhimet e miellit të bard... more »

Simptomat e shtatzënisë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 5 days ago
Dëshiron që të kesh një fëmijë dhe për këtë fakt u kushton vëmendje sinjaleve edhe më të vogla të trupit tënd. Mosardhja e menstruacioneve, gjoksi i tendosur… dhe e imagjinoni veten me barkun e fryrë! Por a ekzistojnë simptoma karakteristike të shtatzënisë? Mund të keni besim te to? Trazirat hormonale që shoqërojnë shtatzëninë mund të provokojnë simptoma të hershme e karakteristike. Ato përkufizohen si fenomene “simpatike” të shtatzënisë, edhe pse jo gjithmonë meritojnë të quhen të tilla. *Mungesa e menstruacioneve, a është një simptomë e besueshme e shtatzënisë?* * * Shumë më pë... more »

Si të njihni ndërlikimet e diabetit me sëmundjet e tjera

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 5 days ago
*Diabeti arrin mjaft shpesh t’i “mashtrojë” viktimat e tij. Ja në ç’mënyrë* * * Rrallë ndonjë sëmundje tjetër në dukje kaq “e butë” krijon ndërlikime kaq të shumta e të rënda sa diabeti. Rrallë ndonjë sëmundje tjetër sa ai arrin të prekë e të dëmtojë aq heshtazi e ngadalë thuajse të gjitha organet kryesore te trupit pa përjashtim dhe sidomos enët e gjakut duke krijuar aksidente kaq dramatike e madje tragjike. Çudia është se vetëm pak të sëmurë me diabet e dinë këtë të vërtetë dhe akoma më të paktë janë ata që e besojnë. Diabeti arrin mjaft shpesh t’i mashtrojë viktimat e tij. Si, në ... more »

Keni pirë shumë? Ja këshillat për të marrë veten

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 6 days ago
Nëse keni pirë shumë alkool, ja disa këshilla për të marrë veten të nesërmen në mëngjes!* * Për ata që janë dehur, nuk ka gjë më të mirë se sa ilaçet pasi kanë pirë! E kujt nuk i ka ndodhur që të ketë pirë shumë dhe mes të vjellave dhe dhembjes së kokës të ketë pasur nevojë për kurat apo ilaçet mbrapa dehjes? Ndonjëherë, në festat ku bisedat dhe të qeshurat nuk mungojnë, nga një gotë alkool kalohet në tjetrën dhe pa e kuptuar fare keni pirë shumë… Këtë gjë e kuptoni të nesërmen në mëngjes, kur zgjoheni dhe kur kërkoni ndonjë gjë për të qetësuar dhembjen e tmerrshme të kokës dhe ndje... more »

Gjërat që dëmtojnë trurin tonë!

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 6 days ago
Truri si organ i brendshëm i njeriut ka nevojë për pushim. Pagjumësia e madhe apo çrregullimet e theksuara të gjumit përshpejtojnë vdekjen, sepse mungesa e gjumit shoqërohet me eliminimin e qelizave trunore. * Mosngrënia e mëngjesit Njerëzit të cilët nuk hanë mëngjes do të kenë sasi të pakta të sheqerit në gjak dhe si rezultat i kësaj, truri nuk do të ketë rezerva të mjaftueshme ushqyese, prandaj shkakton degjenerimin e trurit. Kështu edhe në rastet e dietave ushqimore ngrënia e mëngjesit është e rekomanduar nga dietologët. * Ngrënia pa masë Jo vetëm mungesa e oreksit por edhe ng... more »

Mënyra për t’u dobësuar duke humbur 500 kalori në ditë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
E vërtetë absolute: Ja 22 metodat e thjeshta për t’u dobësuar duke humbur 500 kalori në ditë nga dieta juaj e zakonshme E dinit se duke djegur 500 kalori në ditë do të arrini të humbni deri në 1 kilogram në javë? Nuk është nga ato teoritë e zakonshme që qëndrojnë në ajër, por thjesht një metodë efikase për të humbur peshë. Gjithçka që duhet të bëni për të shkrirë yndyrën e tepërt në trupin tuaj, është thjesht se duhet të konsumoni 500 kalori çdo ditë. Por si? E thjeshtë, mjafton të organizoni ushqyerjen e zakonshme dhe të keni këtë stil jete në bazë të disa këshillave të thjeshta... more »

Kristaloterapia - Shërimi përmes gurëve të çmuar

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
*Shkenca e jonë bashkëkohore sot disponon dëshmi tejet bindëse materiale, se llojet e ndryshme të kristaleve, që nga kohërat më të lashta, janë trajtuar si simbole të fuqisë dhe pasurisë* Njohuria për aftësitë e paparashikueshme të kristaleve, nuk është diçka e re. Shkenca e jonë bashkëkohore sot disponon dëshmi tejet bindëse materiale, se llojet e ndryshme të kristaleve, që nga kohërat më të lashta, janë trajtuar si simbole të fuqisë dhe pasurisë. Zakonisht, ishin të vendosura si stoli shtesë të amuleteve dhe talismanëve të ndryshëm, që konsideroheshin relike mbrojtëse nga e keqja... more »

Ushqimet, luftëtari kryesor i celulitit

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Për të luftuar celulitin duhet të bëjmë kujdes me ushqimet. Ja cilat janë ato që na ndihmojnë më shumë për të qenë në formë *Mrekullia* Celuliti është një problem që i intereson pjesës më të madhe të grave, që më shumë se sa nga shëndoshja e trupit, varet shumë nga stili i jetës dhe nga ushqimet që konsumojmë. Lajmi i mirë është që ne mund të bëjmë diçka për ta ndryshuar dhe përmirësuar situatën. Por cili është ai veprim i thjeshtë dhe i dobishëm për të luftuar problemin? Kufizoni konsumimin e kripës, shmangni pijet me sheqer, të gazuara ose me kafeinë. Fjalët magjike, të çdo dite... more »

Fytyra hartë treguese për një problem të mundshëm me shëndetin

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Gjithnjë e kemi ditur që aknet në zonën e mjekrës para ciklit menstrual, tregojnë çrregullimin e ekuilibrit hormonal. Në fakt çdo zonë e fytyrës e prekur nga aknet, s’është tjetër veçse një mënyrë sinjalizimi që në trupin tonë ka diçka që nuk shkon. Kjo lloj metode e diagnostikimit të problemeve shëndetësore është qindra vjeçare dhe i ka rrënjët në Kinë. Sot, kjo metodë është shumë e shpërndarë në botë dhe konsiston në ndarjen e fytyrës si hartë, ku çdo pjesë e kësaj harte është e lidhur me një organ të caktuar. Ndaj, çdo parregullsi e lëkurës në një zonë të caktuar, na sinjalizon ... more »

Grupi i gjakut, tregon karakterin tuaj!

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Në disa vende të botës, si për shembull në Japoni, grupi i gjakut pasqyron karakterin e njerëzve, ngjashëm sikurse ne që kemi horoskopin. Madje, të dhënat për grupin e gjakut mund t’i gjeni te çdokush në profilet e rrjeteve sociale dhe kështu me radhë. Lexoni se si ndikon grupi juaj i gjakut, sipas kulturës japoneze. Grupi A Personat me këtë grup gjaku janë të vyeshëm, seriozë, të ndjeshëm, të durueshëm dhe të përmbajtur. Ata janë partnerë të shkëlqyeshëm dhe e duan shoqërinë e tyre prej të cilëve presin përkrahje çdoherë kur përjetojnë ndonjë periudhë të stresuar në punë. Janë p... more »

Si ta freskoni erën e gojës?

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Si të largojmë erën e pakëndshme të gojës? Nga vaji i mentës e deri te çamçakëzi me përbërësit e lëvores së Manjolias – lexoni këshillat e bakteriologëve për të larguar aromën e keqe të gojës. *Majdanozi i freskët* * * Nëse ju përtypni këtë barishte në sasi të vogla, nuk do të lejoni që njerëzit të kthejnë kokën nga ana tjetër kur ju filloni për të flisni, për shkak të aromës jo të këndshme të frymëmarrjes, sidomos kur sapo çoheni nga gjumi. Majdanozi përmban disa përbërës antibakterialë të cilat largojnë mikrobet e dëmshme që gjenden në gojë. *Rrëshira* * * Rrëshira natyrale para... more »

Shkaqet e shpeshta të problemeve të pjellorisë tek femrat

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Rreth 10 për qind e moshës riprodhuese, kanë vështirësi për të mbetur shtatzënë. Rreth 30 për qind të rasteve janë për shkak të problemeve tek femra, 30 për qind të problemeve tek mashkulli, dhe pjesa tjetër për shkaqe të pashpjegueshme ose faktorë të shumëfishtë që përfshijnë të dy partnerët. Nëse ju keni pasur marrëdhënie seksuale të rregullt, të pambrojtur, për më shumë se një vit (ose gjashtë muaj, nëse ju jeni mbi 35 vjeç) pa konceptimin, kontaktoni mjekun tuaj. Gati 90 për qind e çifteve me probleme infertiliteti, mund të trajtohen me sukses. Mbani në mend se normat e suksesi... more »

Si ta shpëtoni lëkurën tuaj nga plakja?

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Dy gjërat kryesore që ju mund të bëni për të mirën e lëkurës tuaj janë të mos pini duhan dhe të mos i ekspozoheni rrezeve të tepërta të diellit. Por mos mendoni se të hiqni duhanin do të mbroni lehtësisht lëkurën tuaj nga ajo e cila tashmë ka ndodhur. “Fatkeqësisht, femra te reja po vazhdojnë të pinë duhanin” thotë dermatologia Doris Day. “Është një ndër gjërat më të këqija, pas rrezeve të diellit, që ju mund t’i bëni lëkurës tuaj.” Shenjat e plakjes mund të jenë ende delikate në të tridhjetat, thotë Doris Day. “Por kjo është një kohë e mirë për të filluar për t’i trajtuar ato.” Pë... more »

Fëmijë me tre prindër, tashmë e mundur

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
*Për të shmangur një sëmundje të trashëgueshme, shkencëtarët po punojnë për të përdorur material gjenetik nga dy gra njëherësh për të krijuar një embrion të shëndetshëm, por debati është i shumtë për komplikimin gjenetik* * * *Mjekësia* *James Gallagher, BBC* Britania e Madhe pritet të bëhet vendi i parë që do të lejojë konceptimin e fëmijëve përmes përdorimit të materialit gjenetik nga tre njerëz, pasi qeveria mbështeti një teknikë të re të njohur si fertilizim in vitro, IVF. Autoritetet pritet të hartojnë rregullat më vonë këtë vit dhe procedura mund të jetë e disponueshme brenda dy... more »

Vitaminat C dhe E mbrojnë muskujt

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Vitamina C dhe ajo E është treguar se pengojnë dëmtimin e muskujve Dy studime të ndryshme kanë përcjellë ndikimin e konsumimit të ushqimit të pasur me vitaminë C dhe E në efektin e muskujve gjatë aktiviteteve aerobike, Hulumtimi është realizuar në 64 sportistë të stërvitur të cilët janë ndarë në katër grupe dhe për një periudhë katër javore kanë konsumuar: - Vitaminë C, 250 mg/d; - Vitaminë E, 400 IU/d; - Vitaminë C dhe Vitaminë E - Placebo. Rezultatet e studimit kanë treguar se në grupet të cilat kanë konsumuar vitaminë C dhe vitaminë E ka ardhur te ulja e markerëve të stresit oksid... more »

E çuditshme, por e vërtetë: Miqtë i bëjnë mirë shëndetit

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Nëse dëshironi të jetoni gjatë, të qetë dhe në formë, përpara se t’u drejtoheni mjekëve dhe trajnerëve të atletikës, gjeni kohë për jetën shoqërore. Kjo është fjala e shkencëtarëve… Thënia e vjetër se “ai që gjen një mik, gjen një thesar”, është më se e vërtetë. Për shkencën, në fakt, një jetë me marrëdhënie të pasura dhe me përmbushje është një eliksir i vërtetë për shëndetin, jo vetëm psikologjik, por edhe fizik. Këtë e konfirmojnë studime të ndryshme. Me kalimin e viteve studiuesit kanë nxjerrë në dritë shumë efekte pozitive që miqtë dhe koha që kalojmë me ta, na bëjnë mirë pë... more »

Sheqeri, po aq i rrezikshëm sa duhani dhe akooli

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Çdo vit në botë vdesin rreth 35 milionë njerëz nga pasojat e përdorimit të tepërt të sheqerit, i cili plotësisht mund të çrregullojë punën e metabolizmit, të hormoneve dhe të mëlçisë, tërheqin vëmendjen profesionistët. Edhe pse sasia e vogël e sheqerit nuk paraqet problem, sasitë më të mëdha të përdorimit çdo ditë të këtij “helmi” të ëmbël mbysin, ndërsa brenda vitit vdesin 35 milionë njerëz në gjithë botën, tregojnë shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë. Dëshmohet se lëngjet e sheqerosura dhe ushqimi i ëmbël janë përgjegjëse për sëmundje, siç është trashësia, karcinoma, pro... more »

Kujdesi i lëkurës në plazh

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Shëtitja në rërën e butë dhe dëgjimi i shfryrjes së valëve të detit diku në thellësi, është një ndër përjetimet më të mrekullueshme në plazh. Por, sapo ktheheni nga pushimi, përballeni me një realitet shumë të pakëndshëm… Po flasim për një rrezitje të tmerrshme të lëkurës dhe për shumë probleme të tjera që mund të shkaktohen nga një ditë që e kaloni në plazh. Pa dyshim që shpenzimi i kohës në plazh mund të jetë i veçantë, mirëpo nëse nuk bëhet një kujdes i duhur për ta mbrojtur lëkurën, mund të gjendeni përballë një befasie të jo shumë të dëshiruar. Dielli i ashpër, rëra dhe era e ... more »

Pija energjike që djeg yndyrnat

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Ja reçeta e pijes energjike e cila njëkohësisht djeg edhe yndyrnat rreth stomakut. Përveç kësaj, me këtë pijë do të merrni edhe një numër të madh të vitaminave. *Përbërësit:* - 6 qese çaj të gjelbër - 2,5 litër ujë - lëngu i 4 kokrrave të limonit - gjethe mente - akull *Përgatitja:* Vendosni ujin në një enë deri sa të vlojë. Pasi të vlojë hidhni qeset e çajit të gjelbër dhe lërini të qëndrojnë për 10 minuta. Ndërkohë shtrydhni limonat dhe lëngun e fituar shtojeni çajit të ftohur. Shtoni gjithashtu edhe gjethet e mentës dhe akullin. Kjo pije të konsumohet gjatë gjit... more »

Veshkat, 10 simptomat e sëmundjes, si kurohen

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
*Si dëmtohen veshkat, bimët mjekësore që kurojnë sëmundje*n Tumoret janë shumë të përhapura tek njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e veshkave. Përveç gurëve edhe tumoret duhet të trajtohen, sipas specialistëve, me bimë mjekësore të cilat duhet të përdoren në formën e lëngjeve. Për të evituar problemet me veshkat është e rëndësishme që çdo njeri, pavarësisht faktit nëse është i sëmurë apo jo, duhet të konsumojë të pakën 2 litra ujë në ditë. *Karcinoma renale* Njihet edhe si “karcinomë me qeliza boshe” ose si hipernefromë. Ai është tumor malinj më i shpeshtë i veshkave dhe prek më sh... more »

E pabesueshme por e vërtetë: qëndrimi ulur shkurton jetën!

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Ditët tona, për një arsye apo një tjetër, janë sedentare. E nëse është e vërtetë që secili prej nesh ka shumë impenjime gjatë ditës është po kaq e vërtetë që për të përfunduar secilën prej tyre zakonisht nuk është e nevojshme të qëndrojmë në këmbë apo të ecim. Në këtë mënyrë kalojmë orë mbi librat në shkollë, të ulur në klasë, të ulur përpara kompjuterit, të ulur pas një skrivanie në zyrë… Të gjithë e dimë se të qëndrosh ulur për një kohë shumë të gjatë ose mos praktikimi i ndonjë sporti mund të sjellë akumulim yndyrnash të tepërta në zona kritike. Jeta sedentare ndikon kaq shumë s... more »

Përpjekjet për të ngelur shtatzënë – disa fakte

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Nëse keni vendosur të mbeteni shtatzënë, ju po futeni në një kohë të rëndësishme dhe ngazëlluese të jetës tuaj. Në këtë tekst do të informoheni për disa fakte bazike dhe do përgatiteni për mbetjen shtatzënë. A jeni të shqetësuar për mbetjen shtatzënë? Në të vërtetë nuk duhet aspak të shqetësoheni edhe nëse mbetja shtatzënë nuk do të ndodhë menjëherë. Gjasat janë në favorin tuaj që ju të filloni të përgatitni kompletet e foshnjës dhe të planifikoni hapësirën e fëmijës shumë shpejtë. Sipas statistikave amerikane: - Vetëm 25 për qind të të gjitha femrave mbeten shtatzëna në muajin ... more »

Stresi nxit puçrrat

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Hormoni i stresit mund të ndihmojë në paraqitjen ose theksimin e akneve të të rriturit. Sipas ekspertëve, hormoni i stresit përforcon aktivitetin e pikërisht atyre hormoneve që shkaktojnë aknet. Veç hormonit të stresit, edhe hormonet femërore, estrogjenet, të cilat rriten në fund të ciklit menstrual janë përgjegjëse për një vrull të ri të daljes së akneve. Puçrrat nuk duhet të ngacmohen, sepse kjo e përkeqëson gjendjen e tyre. Nëse shpërthehejnë, ato duhet të trajtohen me ndonjë dezinfektues dhe antiinflamator, si acidi salicilik. Andaj, veç kujdesit të mirë të lëkurës tuaj, kujdes... more »

Në cilën moshë mund të fillojë të përdor kompjuterin fëmija?

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 weeks ago
Fëmijët mund të fillojnë të përdorin kompjuter qysh në moshë shumë të hershme, por me disa rregulla të caktuara. Nxit kreativitetin dhe imagjinatën, rrit aftësinë e kujtesës, zhvillon shkathtësinë e përdorimit dhe ndjenjën e logjikës. Shkurt, kompjuteri ndihmon fëmijët për t’u rritur. Nëse i jepni rast fëmija me dy vjet do të fillojë të bazat e shkakut dhe pasojës, dhe që duhet të jetë i njdeshëm me tastierën dhe miun. Megjithatë me këtë moshë megjithatënuk duhet të prisni për së tepërmi. Për ata do të jetë vetëm një lojë dhe hulumtim i rastësishëm, meqenëse ende nuk kanë aftësi aq ... more »