9 këshilla për lëkurë të bukur pa rrudha

Në këtë artikull, ju do të gjeni disa këshilla mbi jetesën e shëndetshme për të mbajtur lëkurën të bukur dhe për të parandaluar rrudhat për aq kohë sa është e mundur.

  •  Qëndroni larg duhanit dhe diellit  
Nëse ju dëshironi të keni lëkurë të bukur duhet të kuptoni se këto dy faktorë ndikojnë negativisht dhe e dëmtojnë lëkurën tuaj.
  •  Hidratohuni
Hidratimi është thelbësorë për një lëkurë të  mirë, qoftë ai i jashtëm ose i brendshëm. Sigurohuni që të pini mjaftueshëm ujë dhe aplikoni kremin tuaj ditor çdo ditë. Mos harroni gjithashtu për ta përshtatur me stinët dhe që të ketë faktor mbrojtës.
  •  Flini gjumë
Gjumi është produkti i bukurisë më i mirë që ekziston.
  •  Armiku juaj më i keq: Sheqeri
Sheqeri ju plak dhe për pasojë ju krijon rrudha.
  •  Zgjidhni pije tuaj
Disa pije mund të jetë veçanërisht të efektshme kundër rrudhave falë përmbajtjes së antioksidantëve. Ky është rasti i verës së kuqe ose çajit jeshil.
  •  Fuqitë e perimeve
Shpesh frutat dhe perimet janë një mënyrë për të ngadalësuar plakjen, falë përmbajtjes së tyre me vitamina dhe antioksidantë.
  •  Konsumoni peshkun  
Ose më në përgjithësi, omega 3-shin. Përveç se ju sjell në humor, omega 3 ju siguron një lëkurë të bukur duke ofruar të gjitha acidet yndyrore të cilat janë të nevojshme për të luftuar  kundër inflamacion të lëkurës dhe për të promovuar fleksibilitetin. Peshku i yndyrshëm dhe arra janë burime të shkëlqyeshme të Omega 3.
  •  Vendoseni veten në lëvizje
Ushtrimet fizike janë një nga mënyrat më të mira për tu plakur shëndetshëm.  Këshillohet 2 orë në ditë zumba, ose ecja në natyrë.
  • Meditoni
Duke medituar, ju mund të kontrolli stresin. Stresi prish ekuilibrin e hormoneve që rregullojnë gjendjen e lëkurës tuaj.
Duke medituar apo praktikuar yoga-ën,  ju shmangni shfaqjen e rrudhave në lëkurë./Femina