Home »
» Zbulohet ditari i këshilltarit të Hitlerit
Zbulohet ditari i këshilltarit të Hitlerit
Zyrtarët amerikanë kanë
konfirmuar se kanë zbuluar
një ditar të kohës së luftës së
Alfred Rosenberg, një zyrtar i
partisë naziste dhe këshilltar
kryesor i Adolf Hitlerit.
Zyrtarët nga Departamenti
për Sigurinë Kombëtare dhe
ai i Drejtësisë u janë bashkuar
përfaqësuesve të Muzeut Memorial
të Holokaustit të SHBA-
së për të diskutuar restaurimin
e rreth 400 faqeve të
shkruara me dorë të ditarit.
Rosenberg është dënuar
për krime lufte në procesin
gjyqësor të Nyrembergut pas
Luftës së Dytë Botërore dhe
është ekzekutuar në vitin
1946.
Ditari i tij ishte në mes të
dokumenteve që mbahej nga
një avokat i qeverisë amerikane
në gjyqin e Nyrembergut,
e i cili vdiq në vitin
1993.
Muzeu i Holokaustit tha
se zbulimi do t’iujape studiuesve
vështrime të reja mbi
politikat e liderëve nazistë
dhe përmbush qëllimet e
muzeut për vazhdimin e zbulimit
të “provave të autorëve
të Holokaustit”.






