Home »
» Zaev, kryetar i ri i LSDM
Zaev, kryetar i ri i LSDM
Kryetari i komunës së Strumicës Zoran Zaev është kryetar i ri i LSDM, kanë vendur delegatët me 395 vota në Kongresin e partisë i cili përfundoi para pak kohësh në hotelin “Holidej In” në Shkup.
Në garën për lider të partisë më të madhe opozitare kanë qenë edhe kandidatët Zoran Jovanovski dhe Kire Naumov. Sipas burimeve partiake, Jovanovski ka fituar 195 vota, ndërsa Naumov vetëm 15 vota.
Zaev në fjalimin e tij të sotshëm drejtuar delegatëve të kongresit premtoi se me atë si lider, LSDM do ta fitojë VMRO-DPMNE-në.
“Me mua si lider i LSDM do ta deklasojmë VMRO-DPMNE-në – u shpreh Zaev.
Me lot në sy shumica e delegatëve kanë përcjellë ish kryetarin e partisë Branko Cërvenkovski, ndërsa kryetarët e organizmave komunale dhe delegatët kanë uruar Zoran Zaev në funksionin e të parit në LSDM, shkruan PlusInfo.
Delegatët kanë zgjedhur edhe Këshillin qendror dhe mbikëqyrës, ndërsa sipas burimeve partiake, shumica e anëtarëve të këtyre dy këshillave janë me mandat të ri katërvjeçar.
Në kongresin e sotëm, Cërvenkovski ka refuzuar ofertën nga Këshilli iniciativ, i cili me 30 mijë nënshkrime nga anëtarët e partisë ka kërkuar ai të mbetet në krye të partisë. /Koha