Yahoo nxjerr versionin e ri të postës elektronike


Duke filluar që nga data 3 qershor, Yahoo do të largojë versionin e e-mailit klasik.
Yahoo iu kërkon të gjithë përdoruesve të e-mailit të lëvizin drejt versionit të ri të postës elektronike dhe të pranojnë politikat TOS/Privacy që lejojnë përdoruesit të skanojnë e-maile që dërgojnë reklamime duke abuzuar me mbrojtjen.
Yahoo lançoi versionin e ri të e-mailit në dhjetor dhe lajmëroi ndalimin e tipit klasik në prill. Kompania, në qendrën e ndihmës shpjegon: “Pas 3 qershorit ju mund të hyni në e-mail e yahoo vetëm nëse keni kaluar në versionin e ri.
Kur ju të kaloni, domethënë se ju keni pranuar kushtet e kontratës dhe politikat e privatësisë. Kjo do të thotë se keni pranuar skanimin dhe analizë të përmbajtjes.”
Për ata që refuzojnë politikat e reja, Yahoo thotë se mund të shkarkojnë e-mailet e tyre në një IMAP klient apo të mbyllin llogarinë.
Përdoruesit e Prenium Mail Plus që kërkojnë të ndryshojnë llogaritë e tyre do të marrin një kompensim parash të llogaritur.
Yahoo new
Ka përdorues të rebeluar dhe të zhgënjyer duke deklaruar se Yahoo tani mund të ketë akses të lirë për të kontrolluar mesazhet, dhe të ruajë çdo lloj informacioni që kompania mund të ketë dëshirë. (PCworld Albanian)