Home »
» Vetëzbulohet informatori i CIA-s
Vetëzbulohet informatori i CIA-s
Edward Snowden, një amerikan 29 vjeçar që pretendon të ketë punuar për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (NSA) dhe Shërbimin Qendror Inteligjent (CIA), thotë të ketë qenë burimi i rrjedhës së disa informacioneve për gazetat.
Ai ka rrëfyer se nxjerrjen e informatave nga këto dy agjenci, i ka bërë nga bindja se një program që po ndërtonte shteti, ishte i një makineri e papërgjegjshme e spiunimit që mbikëqyrte secilin shtetas amerikan.
Bazuar në informatat që kanë marr nga Snowden, gazeta amerikane “The Washington Post” dhe ajo britanike “The Guardian” kanë publikuar dy shkrime javën e kaluar, ku pasqyrohet se si shërbimet amerikane të inteligjencës kanë mbikëqyrur të dhënat e thirrjeve telefonike nga operatori “Verizon” dhe gjigantët e internetit, Google e Facebook.
Të dielën, gazeta “The Guardian” bëri publike emrin e burimit të vet Snowden, pas një kërkesë që i bëri ai.
Kjo media po ashtu ka postuar në portalin e vet, edhe një intervistë që zhvilluar me Snowden, i cili besohet se ka ikur nga Amerika për t’u strehuar në Hong-Kong.
CIA ka refuzuar të jep çfarëdo komenti për këtë aferë spiunimi, kurse zyrtarë të administratës amerikane e kanë vlerësuar zbulimin e veprave të tyre si të rrezikshme dhe të papërgjegjshme./shqip