Ultrasit e Gallatasarajit, Beshiktash e Fenerbahçes bashkohen kundër qeverisë


Ato njihen si tifozeritë më të zjarrta në botë dhe që shpesh kanë shkaktuar edhe viktima në ndeshjet mes ekipeve të tyre. Por, këtë radhë ultrasit e Gallatasarajit, Beshiktashit dhe Fenerbahçse kanë vendosur që të bashkohen në protestat që kanë shpërthyer kundër kryeministrit Erdogan.
Me anë të një komunikate, tre drejtuesit e ultrasve Asllan (Gallatasaraj), Vamos Bien (Fenerbahce) e Çarsi (Beshiktash), bëjnë të ditur se kanë rënë dakord të lënë mënjanë rivalitetin ndërmjet tyre dhe të bashkon me qytetarët, të cilët që nga dita e premte protestojnë kundër qeverisë së krymenisitrit Rexhep Taip Erdogan, për mosprishjen e parkut Taksim./b.l