U ndalohen pantallonat e shkurtra, meshkujt veshin funde në punë


Lajmi vjen nga Suedia, ku gjatë ditëve të fundit edhe pse është e pazakontë, po bënë vërtetë nxehtë, duke krijuar shqetësim për banorët e pamësuar me temperatura të tilla.
Kështu punonjësit e hekurudhave dhe të linjave urbane, bënë kërkesë që të paraqiten në punë me pantallona të shkurtra, por ndërmarrja e tyre i ndaloi, pasi nuk parashikohet në rregullore një veshje e tillë.
Por duke pasur parasysh që femrat lejoheshin të mbanin fund dhe të ishin më freskët, edhe meshkujt e këtyre linjave u veshën me fund, për tu ndierë sa më rehat, duke qenë se në rregullore nuk ekzistonte asnjë pikë që ti ndalonte të visheshin në këtë mënyrë..a.y/noa