Neurokirurgu Sergio Canavera thotë se është i gatshëm për transplantim e parë të kokës së njeriut. Këtë deklaratë të tij, mediat italiane e kanë vlerësuar si tronditëse.
“Jam i gatshëm për transplantim e kokës tek njeriu”, thotë neurokirurgu me nam botëror, Sergio Canavera, shkruan Oggi.it.
Ai shpjegoi se transplantimi teknikisht është i mundshëm, por se mund të realizohet për disa vite. Canavera beson se transplantet e tilla mund të kryhen tek tetraplegjikët dhe personat që vuajnë nga degjenerimi neuromuskular.
Çështja kryesore është se kush do të ishte donator në raste të tilla. Canavera shpjegon se fjala është për njerëzit që kanë humbur jetën, por që nuk kanë pësuar dëmtim të kafkës.
Pasi deklarata e tronditi publikun italian, Canavera shpjegon se këtu nuk ka dilema etike.
“Kjo do të jetë një metodë revolucionare që do të ndihmojë ata që janë duke vuajtur”, thotë neurokirurgu. /Telegrafi






