Home »
» Tetovë: Ndërron jetë inspektori që qëlloi vehten
Tetovë: Ndërron jetë inspektori që qëlloi vehten
Ka ndërruar jetë në orët e vona të natës së mbrëmshmë 33 vjeçari Burim A. nga fshati Poroj që qëlloi vehten një ditë më parë. B.A ka qenë Inspektor në Shërbimin për Zbulim dhe Kundërzbulim pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tetovë njofton portali Shqipmedia.
Dje sipas policisë së Tetovës, në spitalin klinik të Tetovës të hënën rreth orës 18:30 minuta është sjellë 33 vjeçari B.A nga fshati Poroj, me plagë në kokë, të cilën kishte marrë gjatë tentimit për të kryer vetëvrasje.
Për shkak të lëndimeve serioze, ai ishtë transferuar në Klinikat e Shkupit. “Ekipet e SPB-së në Tetovë, gjykatësi hetues dhe prokurori publik kanë dalë në vendngjarje mbi fshat në vendin e quajtur “Shulan” dhe kanë gjetur një pistoletë CZ, të kalibrit 7.64, gjurmë gjaku të cilët më pas do të dërgohen për analizë. Sipas rrëfimit të të afërmve, B.A kohëve të fundit është përballur me probleme psikike, kurse edhe njëherë tjetër ka tentuar të vetëvritet. Ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të këtij rasti”, njoftoi Marjan Josifovski, zëdhënës i policisë tetovare. Ai konfirmoi se personi në fjalë është i punësuar në MPB.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot pasdite në varrezat e fshatit Poroj./Shqipmedia






