Home »
 » Të martuar prej 73 vjetësh, vdesin në të njëjtën ditë
Të martuar prej 73 vjetësh, vdesin në të njëjtën ditë
Ajo në shtëpi, nuk mund ta dinte se 15 kilometra larg saj shpirti i saj binjak sapo ishte shuar. Por në një lojë të çuditshme fati zemra e Marias pushoi së rrahuri vetëm pak minuta pasi mjekët e spitalit të Pratos në Itali, konstatuan vdekjen e së shoqit të saj Marcello, i cili ishte i shtruar në spital pak ditë më parë.
Çifti në fjalë nga Seano një lokalitet i vogël në Prato, jetuan plot 73 vjet të martuar për tu shuar në të njëjtën ditë.
Edhe funerali i tyre do të bëhet në të njëjtën ditë, por pavarësisht se ishte parashikuar për pasditen e sotme, prokurori kërkoi autopsi për trupin e Marcellos, për të sqaruar nëse vdekja e tij kishte ardhur si pasojë e një aksidenti. Kështu që edhe Maria do të presë gjysmën e saj. Një vendim i marrë nga nipi i tyre Daniele, i cili ka vendosi që gjyshi i tij 90 vjeç të prehet në krah të bashkëshortes 87 vjeçare.
Ata të dy ishin njohur në të njëjtin fshat, ku Marcello e kishte dashur, e kishte vëzhguar, e kishte propozuar deri sa u martua me të, dhe që nga ai moment nuk u ndanë asnjëherë.
Nga martesa e tyre 73 vjeçare siç raporton Noa.al lindën tre fëmijë, duke kaluar një jetë me gëzime dhe hidhërime, pasi njëri na fëmijët u nda nga jeta në moshë të re.
Ditën e mërkurë Marcello, i sëmurë dhe i rënduar nga vitet që mbante mbi supe u pengua pranë një rruge duke pësuar dëmtime të shumta, çka bëri që mjekët ti thonë dy fëmijëve të tij Adolfo dhe Fabiola, se ai nuk do ia dilte, edhe pse jetoi dy ditë më shumë.
Ndërkaq gruaja që kujdesej për shëndetin e Marias, telefonoi të bijën Fabiola e cila ndodhej në spital te i ati, për ti thënë se e ëma kishte pësuar një infarkt në zemër dhe nuk ndihej mirë.
Vdekja e Marias ndodhi vetëm pak minuta pasi i shoqi i saj u nda nga jeta në spital, ndërsa gruaja mori frymë për të fundit herë në shtratin bashkëshortor.a.y/noa






