Të famshmit e rritur jetimë, zbuloni cilët janë / 17 Foto


Këta janë disa prej të famshmëve të braktisur nga familja e tyre. Të gjithë ose janë birësuar nga të panjohur ose nga të afërmit e tyre. Prindërit i kanë lënë në duart e të tjerëve për shumë arsye. Zbulojmë së bashku se cilët janë:
Marilyn Monroe, kalon një pjesë të madhe të fëmijërisë së saj në një institut. Babai e braktis para se të lindte, ndërsa nëna nuk ishte mendërisht dhe ekonomikisht në rregull për tu kujdesur për të.
marilyn-monroe
Edgar Allan Poe, pas vdekjes së prindërve kur ishte vetëm dy vjeç, kalon fëmijërinë me një tregtar të pasur.
marilyn-monroe
Eartha Kitta, e famshme për  rolin e saj Catwoman në serialin televiziv “Batman”, lind në plantacionet e Karolinës së Jugut. Mamaja e saj ishte me ngjyrë ndërsa babai një gjermano-holandez. Aktorja është frut i një përdhunimi. Ajo u rrit nga një familje tjetër.
marilyn-monroe
Ingrid Bergman, vajza e vetme e një piktori dhe fotografi suedez, në moshën dy vjeçare i vdes e ëma, kalon një fëmijëri të vetmuar me të atin i cili ndërron jetë kur ajo ishte 13 vjeç. Pas kësaj birësohet nga një e afërme.
marilyn-monroe
Roosevelt, humbet të dy prindërit kur ishte shumë e vogël. Rritet në New York me gjyshen nga e ëma.
marilyn-monroe
John Lennon refuzon të largohet me të atin, i cili niset për në Zelandën e Re. Qëndron me të ëmën që lind një vajzë, e që më pasj e jep në birësim. Në moshën 6-vjeçare Lennon birësohet nga tezja e tij.
marilyn-monroe
Herman Ruth, i njohur me pseudonimin Babe, është një prej lojtarëve më të mëdhenj të bejzbollit. Në moshën 7-vjeçare së bashku me të motrën braktiset në një jetimore.
marilyn-monroe
Richard Burton, i parafundit i 13 fëmijëve në moshën 17- vjeçare thuajse birësohet nga profesori i tij, Philip Burton. Ligji ia ndalon, por Burton, mbiemri i të cilit është Jenkins, preferon të mbajë mbiemrin e profesorit të tij.
marilyn-monroe
 Nelson Mandela, pas vdekjes së të atit, birësohet nga kryetari i etnisë Thembu në Afrikë.
marilyn-monroe
Jobs, jepet në birësim porsa vjen në jetë.
marilyn-monroe
Jesse Jackson, babai i vërtetë i tij ishte një prej biznesmenëve të parë të suksesshëm afro-amerikanë. Ai refuzon të njohë atësinë e të birit pasi ishte i martuar me një grua tjetër. Më vonë, nëna e Jackson martohet dhe njerku e birëson.
marilyn-monroe
Clinton, është presidenti i dytë i SHBA-së pas Gerald Ford, i birësuar. Babai i vdes në një aksident atombobilistik tre muaj para se ai të lindte dhe e ëma, transferohet në New Orleans për të studiuar infermieri duke ia lënë të voglin gjyshërve.
marilyn-monroe
Priscilla Presley, humbet të atin, pilot i marinës ushtarake në një aksident ajror kur ishte vetëm gjashtë muajshe. Ajo birësohet nga njerku.
marilyn-monroe
Ray Liotta, birësohet kur ishte gjashtë muajsh. Kalon shumë vite në kërkim të nënës së tij biologjike derisa e gjen më në fund.
marilyn-monroe
 Jamie Fox, protagonist i “Django”, dërgohet të jetojë tek disa të kushërinj të largët kur ishte ende shumë i vogël.
marilyn-monroe
Hill, pesë herë fituese e Grammy Award, birësohet dhjetë ditë pas lindjes.
marilyn-monroe
Laura Ingalls, vajza e famshme e serialit “Shtëpia pranë kullotave”, birësohet kur kishte vetëm një ditë që kishte lindur.a.h/noa