Hipotezat e institutit "Max Planck": "Paraardhësit tanë kanë filluar ta ndihmojnë njëri-tjetrin me anë të shikimit"
Ja se si flasim me anë të shikimit
Kur një njeri ngre sytë në qiell për të parë hënën, tjetri e ndjek duke bërë të njëjtën gjë. Kohët e fundit shkencëtarët kanë bërë një zbulim të ri, vendndodhja e së cilit është drejt e në sy. Gjuha e fshehtë e shikimit, bën pjesë në botën e shkëmbimit të mesazheve personale, të mira apo jo qofshin ato. Për paraardhësit, të cilët ishin të armatosur me harqe dhe shigjeta, shikimi ishte instrumenti më i rëndësishëm i gjahut. Është çelësi (sigurisht jo i vetmi) që e ka shtyrë zhvillimin tonë në një shteg të ndryshëm në krahasim me atë të paraardhësve tanë.
"Një nga misteret kryesore të zhvillimit është kur njerëzit kanë filluar që të bashkëpunonin mes tyre", tregon Lichael Tomasello, studiues i antropologjisë në institutin "Max Plack". Përgjigjen e publikuar në numrin e tetorit në revistën "Journal of Human Evolution" Tomasello e ka gjetur te sytë, "të cilët janë pjesa më e rëndësishme në fytyrën tonë", si dhe pjesa më ekspresive.
"Sytë e njerëzve kanë ngjyra dhe forma të ndryshme. Me anë të tyre ne mund të dallojmë prezencën e tyre dhe drejtimin e shikimit", shpjegon studiuesi gjerman. Sytë e njerëzve janë në mënyrë dispropocionale, ata janë më të mëdhenj në raport me pjesë të tjera të fytyrës tonë. Eksperimenti i realizuar nga "Max Planc" ka vënë përballë aftësitë vizive të një grupi fëmijësh mes moshës 12 dhe 18-vjeçare dhe disa specieve si (shimpanzesë dhe gorillës). Secili prej tyre vihej përballë një antropologu, i cili ngrinte kokën në tavan, ose ndryshonte vetëm drejtimin e shikimit, duke mbajtur të pa lëvizur pozicionin e kokës. Shimpanzetë dhe gorillat ngulisnin sytë lart vetëm në rastin e parë, duke treguar se ishin në gjendje që të kuptonin gjuhën e trupit dhe jo vetëm atë viziven. Fëmijët reagonin menjëherë kur spostohej vetëm shikimi i syve dhe qëndronin më indiferentë në lëvizjen e kokës".
"Nuk duhet të çuditeni: loja e shikimeve mes një fëmije dhe mamasë është një nga fenomenet më spektakolare të zhvillimit tonë", shpjegon Pier Francesco Ferrari, biolog në Universitetin e Parmës dhe autor studimesh mbi gjuhën e syve si te fëmijët, ashtu edhe te të sapolindurit e shimjeve.
"Ndërmjet 9 dhe 15 muajve, fëmijët mësojnë që të ndjekin drejtimin e shikimit të të tjerëve. Bëhet fjalë për një sjelle të thjeshtë dhe automatike në specien tonë. Duke u rritur, sytë për ne bëhen një instrument i jashtëzakonshëm dialogu dhe bashkëveprimi", vazhdon Pier Francesco Ferrari.
Teorisë së avancuar të Tomasellos, sipas të cilit sekreti i qenieve njerëzore është te shikimi, i është vënë një emër i ri, "hipoteza të syrit bashkëpunues", gjë që e shtyn antropologun gjerman të pyesë se kur gjatë historisë tonë janë zhvilluar organet duke u bërë më të mëdhenj dhe duke u përmirësuar në forma. Ferrari sjell shembullin e një lloj specieje: "Kur duan të çiftëzohen, fiksohen për një kohë të gjatë duke na lënë që të kuptojmë se akti i tyre nuk ka si qëllim të vetëm riprodhimin".







