Ardhja e stinës së verës shoqërohet me rritje temperaturash si dhe me dëshirën tonë të madhe për tu ekspozuar sa më shumë në diell. Ne mund të ndihemi mirë në diell, sido mos kur kemi dalë nga stina e dimrit.
Por kujdes…
Qëndrimi i gjatë në diell mund të sjellë pasoja dhe probleme të shumta për shëndetin. Kur temperatura e ambientit është më e lartë se temperatura e lëkurës, djersitja është i vetmi mekanizëm efikas ftohës në dispozicion të trupit të njeriut. Në kushtet e temperaturave të larta, shumë të larta apo ekstreme të mjedisit ky mekanizëm nuk është i mjaftueshëm…Gjithashtu ka edhe disa faktorë të tjerë që e reduktojnë mundësinë për djersitje dhe shkaktojnë mbinxehje të trupit. Faktorë të tillë janë; mosha, mungesa e lëngjeve (dehidratimi), përdorimi i veshjeve jo të duhura, disa lloje sëmundje sh kronike si dhe përdorimi i disa medikamente ve mjekësore.
Në Shqipëri rrezatimi diellor është më i fortë midis muajve maj dhe gusht, prandaj këshillohet që gjatë kryerjes së aktiviteteve tuaja të përditshme të mos abuzohet me ekspozimin në diell dhe të tregojmë kujdes ndaj temperaturave të larta.
A e dini se Rrezet Ultraviolet:
• Në ditët me re arrijnë në tokë deri në 90% .
• Në hije reduktohen deri 50 % e tyre.
• Përdorimi i veshjeve prej pambuku lejon kalimin në trupin tonë vetëm 10 % të rrezeve ultraviolet.
• Në ujë kalojnë rreth 95 % e rrezeve ultraviolet.
• Në borë rrezet UV pasqyrohen deri në 80%.
• Rëra e thatë e plazhit pasqyron rreth 15% rrezet ultraviolet.
• Edhe në një thellësi gjysmën metri rrezet UV janë ende 40% intensive si në sipërfaqe.
• Sa më lart të jetë dielli në qiell ose sa më e shkurtër është hija që ne bëjmë, aq më të forta janë rrezet ultraviolet dhe anasjelltas.
Efektet e temperaturave të larta në shëndet ndodhin kur sistemi i rregullimit të temperaturës se trupit tonë nuk arrin të shpërndajë nxehtësinë e tepërt. Ndikimi i temperaturave të larta në shëndetin tonë varet nga koha e ekspozimit ndaj këtyre temperaturave, shpeshtësia e ekspozimit dhe intensiteti i ekspozimit. Goditja nga dielli vjen si rezultat i qëndrimit të gjatë në diell dhe shkakton rritje te temperaturës së trupit, zgjerim të enëve të gjakut, rënie të rrahjeve të zemrës dhe si pasojë shoqërohet me: djersitje të madhe, të përziera, dhimbje koke, marrje mendsh, ulje të presionit të gjakut, turbullim të shikimit, etj. Shpesh goditja nga dielli kërkon ndihmë të specializuar .
Cilat janë efektet e të nxehtit mbi shëndetin tonë?
Pasojat më të shpeshta që vijnë si rezultat i temperaturave të larta janë:
• Goditja nga dielli
• Goditja nga nxehtësia
• Dëmtimet në sy apo lë urë
• Infeksionet dhe intoksinacionet për shkak të ushqimeve të cilat manifestohen me diarre.
• Rëndimi i disa së mundjeve të zemrës dhe tensionit.
• Të gjithë janë të rrezikuar nga efektet e temperaturave të larta por ka disa grupe individësh që janë më të rrezikut ndaj temperaturave të larta për arsye se aftësia për të rregulluar temperaturën është më e kufizuar, pra djersitja është më e pakët.
Cilët janë personat më të rrezikuar nga temperaturat e larta
• Foshnjat dhe fëmijët: janë të ndjeshëm ndaj efekteve të temperaturave të larta për shkak se metabolizmi i tyre ndryshon nga metabolizmi i të rriturve, qendra e rregullimit të temperaturës është e papjekur, aftësia për djersitje është më e pakët, masa e trupit është e vogël.
• Të moshuarit: përbëjnë grupin më të madh të përcaktuar si grup në rrezik për shkak të nxehtësisë. Te të moshuarit ulet toleranca ndaj nxehtësisë, etja ndjehet vonë, reagimi i djersitjes është i vonuar dhe numri i gjëndrave të djersës është i reduktuar.
• Individë me sëmundje kronike : Pothuajse të gjithë personat me sëmundjet kronike paraqesin një rrezik për përkeqësim të sëmundjes kronike apo për vdekje për shkak të nxehtësisë. Sëmundjet që para qesin më shumë rrezik janë hipertensioni, sëmundje të zemrës; astma bronkiale, bronkiti kronik, pneumopatia obstruktive kronike; diabeti, insuficienca e veshkave, çrregullimet psikiatrike si skizofrenia, depresioni, demenca, gjendjet febrile, etj.
• Personat që janë përdorues të rregullt të medikamenteve të ndryshme mjekësore. Shumë ilaçe mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mekanizmat qendrore e periferike të termorregullimit, duke ndikuar në djersitje, në zgjerimin e enëve të gjakut të lëkurës, në rritjen e punës së zemrës dhe eliminim i n e nxehtësisë.
• Personat që punojnë në vende me temperatura të larta ose në ambiente të hapura (jashtë). Kushdo që punon jashtë në një mot të nxehtë, pa mbrojtjen e duhur, sidomos nëse ka edhe aktivitet fizik të rëndë, është në rrezik për shkak të efekteve të të nxehtit në shëndet.
• Personat që bëjnë aktivitet fizik të rëndë.
• Njerëzit që jetojnë në apartamente në katet e sipërme.
• Grupet e popullsisë me kushte sociale jo të mira, individë të pastrehë, etj
Disa rregulla të zakonshme dhe parandaluese.
Nëse këto rregulla do ti bënim pjesë të jetës tonë të përditshme, ato mund të na ndihmojnë për të reduktua r efektet negative të temperaturave të larta në shëndet.
Si të mbroheni nga temperaturat e larta apo të nxehtit
• Evitoni në se është e mundur daljet nga shtëpia në orët e nxehta të ditës,11.00 – 17.00 Rregulla të thjeshta, por të nevojshme për të gjithë.
• Vishuni lehtë, me veshje pambuku, me rroba të gjëra, dhe ngjyra të hapura, si në shtëpi edhe kur dilni nga shtëpia.
• Mbani në kokë kapele, çadër dhe syze kur dilni jashtë .
• Mbani shtëpinë sa më të freskët. Hapni dritaret herët në mëngjes dhe në mbrëmje vonë. Mbani mbyllur dritaret gjatë ditës.
• Temperaturat në shtëpi duhen mbajtur deri në 25 – 27 ° dhe asnjëherë jo më shumë se 5 – 6° më pak se ambienti jashtë. Evitoni korrentet e mundshme.
• Freskohuni herë pas here me ujë të freskët, duke bërë dush, ose duke u lagur me peceta për të ulur temperaturën e trupit, në krahë, qafë, ballë.
• Pini lëngje ose ujë në mënyrë të mjaftueshme të paktën deri 2 litra në ditë.
• Mos përdorni pije alkoolike, lëngje me shumë sheqer apo kafeinë.
• Konsumoni vakte të lehta me përmbajtje të lartë uji, si zarzavate, fruta
• Gatuani dhe ruani ushqimet të sigurta.
• Evitoni aktivitete fizike të forta, sidomos në orët e nxehta të ditës, 11 – 17.
• Tregoni kujdes për fëmijët, të moshuarit, personat e sëmurë apo edhe të vetmuar.
KUJDESI PËR GRUPE TË VEÇANTA
• Nuk duhen ekspozuar në diell fëmijët deri në moshën 6 muajshe
FËMIJËT;
• Fëmijët absolutisht nuk duhen ekspozuar në diell midis orës 11 – 17/
• Ekspozimi në diell bëhet duke shëtitur me fëmijën.
5 • Fëmijët ditët e para të ekspozimit në diell duhet mbajtur te veshur me rroba prej pambuku.
• Mbajuni në kokë ka pe le me an ë të gjëra që të mbrojë veshët, fytyrën apo hundën.
• Fëmija duhet të mbajë syze dielli të errta.
• Kremrat mbrojtës duhet të jenë në përshtatje me fototipin e lëkurës së fëmijës dhe fortësinë e rrezeve ultraviolet. Sa më e bardhë të jetë lëkura e fëmijës aq më i lartë duhet faktori mbrojtës por gjithnjë me numër mbi 15.
• Përsërisni disa herë lyerjen me produkte mbrojtëse të lëkurës sidomos mbas larjes, djersitjes apo fshirjes me peshqir.
• Duhet tu jepen lëngje frutash, ujë natyral i pastër, si dhe supë zarzavatesh, pavarësisht nëse ka apo jo bark edhe të vjella.
• Duhet tu jepen ushqime të lëngshme, të gatuara në moment dhe jo të ushqime të mbetura.
• Në shtëpi të qëndrojnë në ambiente të freskëta në temperaturë deri 25 gradë celsius e me lagështi normale.
• Mos i lini asnjëherë fëmijët të futen në ujë pa mbikëqyrje.
• Asnjëherë mos i lini fëmijët vetëm në makinë.
• Asnjëherë mos i lini fëmijët të flenë në makinë.
• Ambientin ku banoni mbajeni sa më të freskët të jetë e mundur.
PËR TË MOSHUARIT
• Mbani mbyllur dritaret gjatë ditës, freskojini dhomat në mëngjes dhe darkë.
• Evitoni korrentet e mundshme të erës.
• Daljet në diell në orët e nxehta, 11 – 17 duhen evituar dhe reduktoni sforcot fizike në këto orë.
• Mbani kapele apo çadër kur dilni në rrugë.
• Vishni rroba të gjëra, të lehta, me ngjyra të çelura dhe mundësisht prej pambuku.
• Pini lëngje ose ujë në mënyrë të mjaftueshme ( 1,5 – 2 litra në ditë ) edhe nëse nuk keni etje.
• Mos përdorni pije alkoolike, lëngje me shumë sheqer apo kafeinë.
• Kontrolloni sitematikisht temperaturën e trupit.
• Freskohuni herë pas here me ujë të freskët duke bërë dush ose duke u lagur me peceta në krahë, qafë, ballë për të ulur temperaturën e trupit.
• Konsumoni vakte të lehta me përmbajtje të lartë uji, si zarzavatet dhe frutat.
• Përdoreni kripën në sasi minimale.
• Ruajini ushqimet në frigorifer.
• Nëse jeni vetëm dhe keni probleme shëndetësore mbani telefonin pranë.
• Qëndroni nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekut të familjes ose specialistit
• Mbani në kokë kapele me anë të gjëra që të mbrojë veshët, fytyrën apo hundën Këshilla të veçanta për frekuentuesit e plazhit
• Ekspozohuni gradualisht në diell dhe jo menjëherë.
• Lyeni trupin me produkte mbrojtëse 15 – 20 minuta para daljes në diell, se të ekspozoheni në diell(UVA+UVB)
• Përdorni produkte mbrojtëse për trupin me faktor të lartë mbrojtës mbi 15.
• Zgjidhni produktet mbrojtëse për trupin sipas tipit të lëkurës. Sa më e bardhë të jetë lëkura aq më i lartë duhet faktori mbrojtës.
• Trupi duhet lyer shpesh, mbas çdo larje, djersitje apo fshirje me peshqir dhe në sasi të mjaftueshme, 36 mg për një lyerje për një trup mesatar, ose gjashtë lugë çaji.
• Përsëriteni lyerjen çdo dy orë dhe sigurisht mbas çdo larjeje.
• Kujdes! Faktorët mbrojtës janë produkte kozmetike të afta të thithin ose të pengojnë rrezet ultraviolet A dh e B, por nuk të mbrojnë plotësisht.
• Faktorët mbrojtës duhen përdorur edhe kur ka re, kur je nën çadër, ose në ujë.
• Syzet e diellit janë të domosdoshme. Zgjidhni syze me forma të mëdha dhe sigurohuni që të jenë me filtra mbrojtës për të pasur një mbrojtje të lartë dhe të vërtetë.
• Qëndroni në hije dhe evitoni qëndrimet në diell në orët e nxehta të ditës.
• Tregoni shumë kujdes për fëmijët, mbani me veshje pambuku, kapele dhe syze
• Mos ekspozoni ushqimet në diell dhe pini lëngje ose ujë • Evitoni më mirë përdorimin e produkteve kozmetike mbasi mund t’ju shkaktojnë alergji.
• A e dini se edhe në mal bën më vapë? Këshilla për frekuentuesit e malit apo fshatit
• Në çdo 1000 m lartësi mbi nivelin e detit sasia e rrezeve ultraviolet shtohet me 11 – 12%, ose për çdo 300 m rritet me 4%. Rrezatimi diellor në male është shumë më intensive se në det.
• Në fshat dhe në mal gjatë verës, mund të hasen insekte të ndryshme, mushkonja, bletë, grerëza, gjarpërinj,etj që shkaktojnë pickime apo kafshime të dhimbshme, por në ndo një rast japin edhe alergji deri nganjëherë reaksione shumë serioze.
• Është e rëndësishme për të patur me vete medikamente të urgjencës
• Pini rregullisht ujë dhe në sasi të mjaftueshme, të paktën 2 litra në ditë.
Këshilla për ata që punojnë në ambiente të hapura;
Kujdesuni për veten
• Mos pini pije alkoolike, lëngje me shumë sheqer apo kafeinë.
• Konsumoni vakte të lehta, zarzavate, fruta.
• Përdorni kremra mbrojtës por vendosini sido mos mbi buzët tuaja.
• Mbani kapele në kokë që t`ju mbrojë fytyrën, veshët, hundën.
• Pushimet e drekës bëjini në vend me hije.
Këshilla për ata që udhëtojnë me makinë
• Nëse duhet të udhëtoni evitoni udhëtimet në orët e nxehta të ditës.
• Mbani gjithnjë me vete ujë.
• Mos harroni kutinë e ndihmës së parë.
• Gjatë ndalesave evitoni ngrënien e shpejtë, të rëndë, pijet alkoolike, lëngjet me shumë sheqer apo kafeinë.
• Mundohuni të mos parkoni në diell.
• Në rast të parkimit në diell, para se të niseni hapini dritaret për të ulur temperaturën e brendshme .
• Nëse duhet të ndaloni mos i lini njerëzit ose kafshët, madje edhe për një kohë të shkurtër në makinë parkuar në diell.
• Nëse makina ka sistem të ajrit të kondicionuar, rregulloni temperaturën në mënyrë që diferenca të jete jo më shumë se 5 ° C me ambientin jashtë.
• Përpara nisjes çdo pasagjer në automjet përfshirë edhe personat ne sediljet e pasme të lidhet me rripin e sigurisë.
• Zgjidhni karrigen e përshtatshme për fëmijët e vegjël dhe lidhini mirë.
• Kurrë mos i lini fëmijët vetëm në makinë
• Kujdes shpejtësinë dhe respektoni kufizimet e saj si edhe largësitë e sigurisë me automjetet e tjera.
• Duhet të dini se 1/3 e vdekjeve nga aksidentet shkaktohen si pasojë e lodhjes.
Të fiktit
Gjendja e të fiktit ose Lipotomia karakterizohet nga humbja e papritur e vetëdijes. Arsyeja e shfaqjes së saj është ulja e presionit të gjakut, për shkak të zgjerimit të enëve periferike, me pasojë uljen e presionit të gjakut dhe mosfurnizimin sa duhet me gjak i trurit. Gjendja e të fiktit mund të parandalohet nëse me shfaqjen e shenjave të para: marrje mendsh, djersë të ftohta, probleme me shikimin dhe tharje të gojës, pacienti qëndron shtrirë, merr lëngje dhe qëndron në vende të freskëta. Lipotimia është ulja e tensionit të gjakut në shifra poshtë 60 mmHg. Shkaqet janë: sëmundjet e gjakut, sëmundjet e zemrës, stresi nervor. Ndërsa shenjat janë: djersë në të gjithë trupin, dobësi e menjëhershme sa i sëmuri gati rrëzohet, humbje e ngjyrës së lëkurës etj. Në këto raste i sëmuri duhet të shtrihet dhe ti ngrihen këmbët më lartë se sa koka duke i vendosur disa jastëkë ose duke përdorur diçka tjetër për momentin. Në qoftë se i sëmuri fillon ta marri veten mund ti bëni një kafe. Mjekët këshillojnë konsumimin e sa më shumë lëngjeve pa përmbajtje kafeine, alkooli dhe sheqeri; qëndrimin në ambiente me ajër të kondicionuar; banja të shpeshta me ujë të vakët; veshje me rroba të lehta me ngjyra të hapura dhe daljen në orët e mëngjesit e të mbrëmjes. Shqetësimet e para të vapës shfaqen menjëherë pas ekspozimit në diell të kokës dhe qafës, kur janë të pambrojtura, duke shkaktuar sipas mjekëve, dhimbje koke shumë të forta, skuqje të fytyrës, dhimbje të syve, humbje ndjenjash, konvulsione, shqetësime nervore dhe jo rrallë vdekjen.
Këshillat
-Evitimi i daljeve në orët e pikut, këtu duhet pasur parasysh 10 paradite deri në 15-16 pasdite
-Përdorimi i lëngjeve, i ujit në radhë të parë dhe i lëngjeve që vjen nga frutat e freskëta
-Po kështu është më se i nevojshëm edhe përdorimi i perimeve të stinës
-Të eliminohet përdorimi i lëngjeve që përmbajnë sheqer dhe kafeinë
-Ndërsa për sa i përket ushqimit duhet të eliminohen yndyrat dhe të konsumohen perimet
-Të tregohet kujdes me higjienën nevojitet rritja e saj
-Nevojitet shmangia e mjediseve të ndotura
-Është e domosdoshme evitimi i ujit të depozitave
Goditja nga dielli
Kjo është gjendja më e rëndë që mund të shfaqet dhe përbën një rast urgjent. Kjo ndodh kur aftësitë fiziologjike, të termorregullimit nuk përballojnë rritjen e madhe të temperaturës trupore. Në këto kushte mund të ndodh që organizmi të mos reagojë dhe të çojë deri humbje të vetëdijes dhe probleme më serioze për jetën. Në këto raste kërkohet trajtim në spital, por në pritje i sëmuri duhet të freskohet i sëmuri, të lirohet nga rrobat, të freskohet më ujë të freskët, si dhe të vendosen akull ose rroba të lagura më ujë të ftohët në pulse. Goditja nga dielli shfaqet menjëherë ose pas ekspozimit në diell të kokës dhe qafës kur këto janë të pambrojtura Shenjat janë: dhimbje koke shumë të fortë, skuqja e fytyrës, të vjella, humbja e ndjenjave, të dridhura. Të prekurit duhet të largohen nga qëndrimi në diell, duhen vënë kompresa të ftohta në ballë dhe kyçe dhe nevojitet pushim absolut në vend të freskët.
Shenjat e goditjes nga dielli
Dhimbje koke shumë të forta, skuqje të fytyrës, dhimbje të syve dhe humbje ndjenjash, konvulsione, eksitim nervor, jo rrallë ndodh vdekja.
Trajtimi
Bëhet largimi i menjëhershëm i të goditurit nga dielli dhe vendoset në një vend me hije, të freskët dhe të ajrosur. I vendosen kompresa të ftohta në kokë, fytyrë dhe në qafë, i jepet të pijë lëngje të freskëta.
Parandalimi
Të mbrohet koka me kapele si dhe të evitohen qëndrime për një kohë të gjatë nën rrezet e diellit, sidomos në orët e nxehta të ditës.
*********************
Sëmundjet e verës, nga dehidratimi, zemra deri tek tensioni
Goditjet astmatike
Temperaturat e larta janë të rrezikshme për ata që marrin frymë me vështirësi, pasi ato e thajnë ajrin dhe e ashpërsojnë atë. Të gjithë ata që vuajnë prej kësaj sëmundjeje, sapo vjen stina e verës, nisin njëkohësisht edhe stinën e “vuajtjeve” të tyre. Prandaj, ekspertët japin këshillën kryesore ndaj këtyre pacientëve, që të mos dalin në asnjë mënyrë gjatë pikut të vapës në stinën e nxehtë të verës. Pasi ata rrezikohen të pësojnë atake të forta astmatike, të cilat mund t’i çojnë edhe drejt vdekjes. Studiuesit kanë arritur në përfundimin se shkalla e lartë e lagështirës, shkakton probleme të mëdha në rrugët e frymëmarrjes si edhe në lëngjet e kockave. Viruset respiratore bëhen edhe më agresive në temperatura të larta. Astma bronkiale është një sëmundje alergjike e bronkeve dhe rrugëve të frymëmarrjes. Në pjesën më të madhe, në gati 80 për qind të rasteve, shkaqet përgjegjëse për shfaqjen e sëmundjes ndodhen në ajër dhe përcaktohen me anë të provave të alergjisë. Në një pjesë të vogël, gati në 20 për qind, sëmundja nuk ka shkaktarë përgjegjës të dukshëm. Por mund të ndodhë që faktorë shkaktarë të ndodhura në mjedisin e jashtëm ta shpërthejnë për herë të parë dhe ta ngacmojnë vazhdimisht sëmundjen gjatë ecurisë së saj në mënyrë të vazhdueshme. Përveç kësaj, të gjitha astmat bronkiale janë të njëjta për sa i përket mekanizmave që janë përgjegjës për ndryshimet që ndodhin në epitelin bronkial (mukozën që mbështjell bronket). Si rezultat, të gjitha astmat bronkiale janë sëmundje alergjike të rrugëve të frymëmarrjes. Shkaktarët alergjikë në ajër më të shpeshtë janë mikroorganizmat, që ndodhen te pluhurat e shtëpisë dhe polenet e ndryshme. Por ajo mund të shkaktohet dhe nga substanca të ndryshme të prejardhura nga kafshët shtëpiake, mykrat e ambienteve të brendshme, por dhe të jashtme, alergjenët e tjerë që gjenden te ilaçet dhe ushqimet, viruset e ndryshme që kapin rrugët e frymëmarrjes (të ftohurat e zakonshme). Në faktorët e jashtëm futen dhe cilësia e ajrit si: lagështia, presioni atmosferik, tymrat dhe ndotësit e ndryshëm, faktorë këta që zënë një peshë të rëndësishme në rëndimin e gjendjes shëndetësore të astmatikëve.
Këshilla parandaluese
-Mbajini fëmijët në vende të ajrosura mirë
-Eliminoni lagështirën, sidomos në dhomat e gjumit
-Eliminoni ambientet e pa ajrosura mirë dhe me myk
-Ushqeni me gji fëmijët, të paktën deri në moshën 1 vjeç
-Shmangni sterilitetin e tepruar në rritjen e fëmijëve
-Shmangni mbipërdorimin e detergjenteve
-Shmangni përdorimin e ushqimeve që përmbajnë alergjentë
-Shmangni ekspozimin ndaj poleneve të luleve
-Gratë shtatzëna nuk duhet të qëndrojnë në ambiente me tym duhani
-Fëmijët e vegjël nuk duhet të qëndrojnë në ambiente ku pihet duhan
-Ndjekja te mjeku specialist dhe zbatimi me përpikmëri i rekomandimeve të tij
Dehidratimi
Dehidratimi i organizmit ndodh atëherë kur trupi nuk merr lëngje të mjaftueshme. Në stinën e verës si pasojë e temperaturave të larta pothuajse të gjithë njerëzit janë të rrezikuar nga dehidratimi. Azilet për shembull, janë të detyruara të mbajnë një enë me ujë të ftohtë pranë krevatit të çdo pacienti. Megjithatë, mund të ketë probleme të tilla si: nuk jepen lëngje të mjaftueshme, ose pacienti nuk mundet ose nuk do të pijë lëngje, ose i duhet ndihmë. Nëse një i moshuar nuk pi lëngje aq sa duhet, ai mund të dehidratohet. Si rrjedhim ai mund të këtë infeksion, pështjellim, dhe/ose plage në trup. Shenjat janë: gojë tepër të thatë, lëkurë tepër të thatë, sy të futur thellë, gjuhë të trashur, pështjellim të pashpjegueshëm dhe/ose përgjumje të pashpjegueshme. Shumica e ekspertëve këshillojnë të pini të paktën 8-10 gota ujë në ditë nëse peshoni 75 kg. Për çdo 11 kile mbipeshë, duhet të shtoni një gotë uji. Pini më shumë nëse jetoni në klime të nxehtë ose nëse lëvizni shumë. Nëse hani fibër me shumicë (bukë, drithëra, etj.), duhet gjithashtu që të pini më shumë ujë. Shpesh, uji thirret “elementi ushqyes i harruar”. Pas ajrit, megjithëse shumë rrallë i njihet merita, uji është elementi më i rëndësishëm jetësor për shëndetin dhe jetën e njeriut. Mund të jetojmë pa ushqim për pothuajse dy muaj, nëse kemi shëndet të plotë, por mund të rrojmë vetëm pak ditë pa ujë. Uji përçon elementet ushqyes nga ushqimet që hamë si edhe mineralet që drejtojnë rrugën e këtyre elementeve, oksigjen në qelizat trupore, si edhe ndihmon rregullimin e temperaturës trupore me anë të djersës. Njeriu humb përafërsisht 2-3 litra ujë në ditë nëpërmjet shkarkimit të mbeturinave trupore dhe djersës. Veshkat duhet të shkarkojnë të paktën 280 miligram në ditë për të pastruar trupin nga mbeturinat helmuese. Kur veshkat shkarkojnë acidin urik dhe urenë, dy lëndë helmuese, këto janë të shkrira në ujë. Nëse ju nuk pini ujë të mjaftueshëm, mbeturinat nuk pastrohen si duhet dhe mund të krijojnë gurë në veshka.
Ujë i pamjaftueshëm
Nëse nuk pini sasinë e duhur të ujit për të plotësuar nevojat tuaja trupore ju mund të keni këto pasoja:
-Probleme tretjejeLëkure të thate dhe zë të ngjirur
-Ngadalësim të organeve trupore
-Probleme me mbajtjen e ujit
-Dhimbje muskujsh
-Dhimbje kyçesh
-Rritje e toksinave (helmeve) në trup
-Metabolizëm i dobët i yndyrave të trupit
-Dhjamë të tepërt
-Muskuj të dobët dhe formë të keqe trupore
-Kapsllëk të përhershëm
Tensioni i lartë i gjakut
Tensioni i lartë i gjakut është një sëmundje, që bëhet mjaft serioze gjatë stinës së verës. Me rritjen e temperaturës, sistemi kardiovaskular është i pari që preket, pasi aorta dhe venat e tjera ngushtohen dhe shkaktojnë probleme me shëndetin. Hipertensioni është një prej sëmundjeve shumë të rrezikshme gjatë periudhës së verës. Edhe më serioze sëmundja bëhet te personat që paralelisht vuajnë edhe nga sëmundje të tjera kronike. Për të gjithë këta të sëmurë shumë e rëndësishme është shmangia e ekspozimit në diell gjatë pikut të vapës, pasi mund të pësojnë infarkte ose kriza të rënda, që çojnë në humbjen e jetës. Për të lehtësuar disi këtë problem, mjekësia popullore vjen në ndihmë me kurat e përftuara nga bimët natyrore. Një mënyrë mjaft e suksesshme për uljen e tensionit të lartë të gjakut, është lëngu i limonit. Hipertensioni arterial është ngritja e presionit në enët e gjakut. Shenjat e sëmundjes shfaqen gradualisht. Presioni arterial, në fazat fillestare, lëkundet me ngritje e zbritje dhe më vonë stabilizohet me shifra të ngritura. Me zhvillimin e mëtejshëm të sëmundjes shfaqen dhimbjet e kokës, marrja e mendve, çrregullimi i gjumit, shpejtimi i ritmit të pulsit si dhe dobësi e përgjithshme. Thellimi i gjendjes së hipertensionit mund të sjellë edhe ndryshime në zemër, e cila fillon të zgjerohet. Kjo sëmundje nganjëherë shoqërohet me arteriosklerozën e enëve të gjakut, që nuk lë pa prekur enët koronare që ushqejnë zemrën, ngushtimi i të cilave shkakton dhembje në zonën e zemrës, vështirësi në frymëmarrje gjatë sforcimit fizik. Në të gjitha këto sëmundje të shkaktuara nga hipertensioni, lëngu i limonit jep rezultate shumë të mira, ndaj dhe mjekët popullorë këshillojnë që kjo agrume të konsumohet sa më shpesh për parandalimin e tyre. Ekspozimi në diell në orët më të nxehta gjatë ditës, i personave që vuajnë nga hipertensioni dhe në veçanti i atyre që përveç saj vuajnë edhe nga sëmundje të zemrës, mund të shtojë rrezikun e e krizave dhe të infarktit.
Simptomat
Hipertensioni zakonisht zhvillohet pa shumë ndërlikime, por në raste të tensionit të lartë paraqet këto simptoma:
-Dhimbje koke
-Marramendje
-Dhimbje dhe ndjenje rëndese në gjoks
-Pagjumësi
-Urinim i shpeshtë
-Etje e madhe
-Dobësi muskulore dhe humbje ekuilibri.
Rekomandime
-Humbisni peshën e tepërt
-Shëtisni
-Lini duhanin
-Kontrolloni stresin
-Mbani regjim të rregullt ushqimor
-Preferoni frutat dhe zarzavatet
-Rregulloni temperaturën e shtëpisë
Tromboza
Temperaturat e lartë gjatë stinës së verës bëhen shkak për shfaqjen e trombozave dhe ishemive. Për të parandaluar rrezikun e goditjeve nga dielli duhet të kihen parasysh rregullat dhe këshillat kryesore që japin mjekët. Ndërkohë që më të rrezikuarit nga temperaturat e larta janë të moshuarit, sidomos ata që kanë probleme me zemrën dhe fëmijët. Mjekët rekomandojnë të pini sa më shumë lëngje për të shmangur dehidratimin e organizmit, e për rrjedhojë, për të luftuar trombozat. Këshilla mbërrin nga kirurgët e shoqërisë italiane të kirurgjisë vaskulare dhe endovaskulare, që shpjegojnë se si me anë të djersës arrihet një përqendrim më i madh i rruazave të kuqe të gjakut dhe të trombociteve, duke shtuar rrezikun për shfaqjen e trombozave dhe ishemive te personat e predispozuar. “Patologjitë e vjetra zakonisht përkufizoheshin si ‘inspissatio sanguinis’”,- shpjegon Domenico Palombo, kirurg vaskular dhe predisent i Sicve. Sipas tij, te personat e predispozuar kjo gjendje favorizonte zhvillimin e trombozave venoze dhe arteriale. Faktorët predispozues përfaqësohen nga disa sëmundje hematologjike, si shtimi i trombociteve dhe ai i rruazave të kuqe të gjakut, për të kaluar te problemet që shfaqen me koagulimin, konjunktivitet e shkaktuar nga sëmundjet e imunitetit dhe tumorale. Në veçanti, trombozat arteriale janë më të fshehura. Janë të shumtë studimet që mbështesin rolin e “inspissatio sanguinis” në shfaqjen e këtyre trombozave. Kjo është arsyeja që gjatë kësaj periudhe të vitit kërkohet një kujdes i jashtëzakonshëm për parandalimin e këtyre problemeve. Nga analizimi i të dhënave të mbledhura nga rastet klinike të paraqitura ndër vite, ka rezultuar se ekziston një lidhje e ngushtë mes nxehtësisë dhe shtimit të numrit të rasteve me këtë patologji.
Rregullat antitrombozë
-Pini vazhdimisht ujë, deri në 2 litra në ditë, në mënyrë që të arrini ta bëni gjakun më fluid
-Nëse djersini shumë, përdorni përbërës të kripës
-Shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta
-Mos praktikoni aktivitete fizike intensive, sidomos nëse dielli është i nxehtë
-Mos e teproni me ushqime dhe preferoni perimet, frutat dhe brumërat
-Për personat e predispozuar këshillohet përdorimi i antikoagulantëve, por gjithmonë nën rekomandimin e mjekut specialist
Zemra
Problemet me zemrën mund të jenë shkaktarë kryesorë të vdekjeve në femra dhe meshkuj, por ju nuk keni pse te trembeni duke e pranuar si një risk tuajin. Edhe pse nuk mund të keni fuqinë të ndryshoni disa faktorë rriskues si historia e familjes, mosha dhe raca, ju keni gjithmonë në dorë të jetoni me stil. Shmangni dëmtimet në zemër, duke lënë duhanin, bëni ushtrime rregullisht dhe hani ushqime të shëndetshme. Ja pesë strategjitë nga mund t’ia nisni: Mos pini duhan! Nëse i bëni dalje duhanit, atëherë keni në dorë fuqinë e madhe të parandalimit nga infarktet. Cilësia e cigareve nuk të jep siguri. Cigaret me përqindje nikotine të ulët, janë njësoj rriskues si për ata që nuk e pinë duhanin por e marrin në ambientin ku pihet nga të tjerët. Femrat që pinë duhan janë shumë herë më të rriskuar se të tjerat. Madje kanë një ulje të moshës së infarkteve, mbi 35 vjeç. Tashmë e dini se ushtrimet gjimnastikore janë më e mira për ju. Por ende nuk bëni asnjë:
-Ushtrimet e rregullta fizike të kombinuara me një jetë të organizuar mirë, ndihmojnë në arritjen e një peshe trupore normale dhe reduktojnë mjaft goditjet në zemër. Ato ndihmojnë reduktimin e presionit të lartë të gjakut, kolesterolit të lartë dhe diabetit.
-Përdorni një dietë të pasur me fruta, perime, drithëra, peshk që mbrojnë zemrën.
-Limitoni konsumimin e yndyrave, si mish, djathë, gjalpë, qumësht. Përdorni fasulet dhe thjerrëzat në vend të mishit.
-Frutat dhe perimet janë parandaluesit kryesorë jo vetëm të sëmundjeve të zemrës por edhe të kancerit, shprehet kardiologët. Ruani peshën normale. Mbipesha është e rrezikshme.
-Bëni rregullisht ekzaminime.
-Presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë dobësojnë sistemin kardiovaskular, duke përfshirë dhe zemrën.
-Ekzaminimet e rregullta ju tregojnë rrugën se ku të mjekoheni.
Infarkti
Mbi 25 për qind të njerëzve që vdesin nga sulmi në zemër, nuk kanë simptoma paralajmëruese, siç është dhimbja e gjoksit. Nuk mund të mbështetemi në mendimin se, “nëse kam sulm në zemër, mjekët do të më shpëtojnë dhe do të më japin barna, sepse disa njerëz nuk arrijnë në spital, vdesin në shtëpi”. Për këtë arsye, parandalimi duhet të fillojë herët. Infarktet në zemër ndodhin kur një ose më shumë arterie të zemrës bllokohen, duke zvogëluar ose ndërprerë rrjedhën e gjakut që të arrijë në një pjesë të caktuar të muskulit të zemrës. Ato zakonisht paraprihen nga formacionet e depozitimit të yndyrave ose pllakave yndyrore brenda murit të arterieve, duke bërë që të formohen mpiksjet e gjakut (trombët) të cilat e mbyllin arterien. Nëse furnizimi me gjak ndërpritet disa minuta, pason vdekja. Një prej veprimeve që duhet të bëni për ta parandaluar sulmin në zemër është ndryshimi i ushqimit.
-Duhet të merrni të gjitha ushqimet, por dominues duhet të jetë ushqimi vegjetarian, i përbërë nga pemët dhe perimet e freskëta, të cilat përmbajnë vitamina dhe minerale.
-Merrni një lugë vaj ulliri në ditë bashkë me sallatë dhe përdorni më shpesh mishin e peshkut, i cili përmban acide të shumta yndyrore omega-3, që zvogëlojnë kolesterolin dhe si rrjedhojë, edhe rrezikun për sëmundje kardiovaskulare.
-Disa vezë në javë nuk janë të ndaluara. Edhe mishi lejohet, por pa dhjam dhe në sasi më të vogël. Po ashtu mund të merren në sasi jo të tepërt edhe arrat, bajamet, lajthitë dhe shqemet, por në kokrra të plota. Kontrollimi i porcionit do të ndihmojë që të keni në dorë peshën tuaj. Kur të gatuani mos hidhni gjysmën e orizit në tenxhere, por duhet ta matni atë. Shmangni lëngjet e ftohta dhe ushqimet e kripura. Nëse mund të braktisni disa kafshime, keni krijuar barrierë ndërmjet jush edhe ushqimit. Jeni të ngopur, por nuk jeni aq sa të keni nevojë të shkopsitni pantallonat.
Qarkullimi i gjakut
Lëng i kuq në vena i domosdoshëm për jetën tek njerëzit dhe kafshët e rendit më të lartë që mbart oksigjen, lëndët ushqyese etj. përbrenda trupit dhe mban në marrëdhënie me njëri-tjetrin qelizat aktive dhe indet e trupit; ndonjëherë quhet kështu edhe lëngu me funksion të ngjashëm tek kafshët e rendit më të ulët. Lidhja e vazhdueshme që mundëson gjaku midis qelizave aktive dhe indeve të trupit furnizon indet me energji dhe lejon daljen e materialeve te padobishme, përfshirë acidin karbonik, të cila kalojnë nga indet ne gjak. Normalisht zbret çdo 24 orë përafërsisht dy deri tre litra lëngje në zorrë nga ushqimi dhe pijet. Përveç kësaj krijohen çdo 24 orë gjashtë deri shtatë litra lëngje në kanalin midis stomakut dhe zorrës nga gjëndrat e pështymës, stomaku, pankreasi, tëmthi dhe zorra e hollë. Pjesa më e madhe e lëngjeve thithet nga muri i zorrës thellë në zorrën e hollë dhe kalon pastaj në gjak. Pirja e një deri në dy gota uji esëll në mëngjes është kuruese, sepse te gjitha helmet që janë formuar natën ne gjak pastrohen. Sekrecionet e shumë gjëndrave të trupit kalojnë nëpërmjet gjakut në indet e ndryshme që janë të destinuar të influencojnë. Gjithashtu qarkullimi i gjakut luan rol themelor në mbajtjen konstante të temperaturës së trupit në pjesë të ndryshme të tij. Nga neuropërcjellësi katekolaminë varet kontrolli i trysnisë së gjakut. Gjaku është me ngjyre te kuqe, viskoz, opak, alkalin (në reaksion) e me një erë të dobët por karakteristike. Përbëhet nga një likuid transparent, ngjyrë të verdhë të hapur i quajtur plazma ose liquor sanguinis, në të cilin ”notojnë” një numër i pafund qelizash apo trupëzash, qelizat e bardha dhe të kuqe e plateletet e gjakut.
***********************************
23 ushqimet që nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj gjatë verës
1. Rrepa
Rrepat janë rrënjë me ngjyrë të kuqe. ato kanë shije të ëmbël dhe janë shumë ushqyese dhe vitaminoze, pothuajse më tepër se çdo perime tjetër. Veçanërisht e shijshme është pjesa afër më lëkurën mbuluese të rrepës. Efektet e rrepës janë të ngjashme me ato të spinaqit dhe të dyja këto bimë janë të nevojshme dhe të dobishme për organizmin. Rrepat përmbajnë folat dhe batainë, dy lëndë ushqyese të cilat ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të gjakut, rindërtojnë arteriet e dëmtuara, zvogëlojnë rrezikun për sëmundjet e zemrës etj.
2. Lakra
Kjo bimë është mjaft e njohur dhe e përdorur në dietën ditore, si në Evropë ashtu edhe në Azi. Mjafton të hash vetëm një masë të mjaftueshme lakre, dhe me të ke marrë rreth 22 kalori. Lakra përmban përbërës të cilët stimulojnë prodhimin e enzimave në organizëm, të cilat realizojnë prodhimin e radikaleve të lira dhe reduktojnë rrezikun e kancerit. Lakra mund të hahet ashtu siç është e freskët, mund të gatuhet duke u zierë më kujdes, apo të merret gjatë ngrënies së produkteve në fast food-e.
3. Gujava
Gujava është një frut tropikal, pak i njohur në vendin tonë, por që ka filluar të zërë vend në tryezën e shumë vendeve evropiane. Ajo ka shije të ëmbël, por edhe pak të athët, për vetë sasinë e pakët të acideve trupore që përmban. Gujava përmban sasira të larta likopeni, një antioksidant i cili lufton kancerin e prostatës. Ky frut tropikal si asnjë prodhim tjetër bimor përfshin në përbërjen e tij edhe përbërësit e domates dhe të limonit. Në fakt 1 gotë lëng nga fruti gujava përmban 688 mg potasium, një sasi që mund të gjendej te një banane.
4. Lakra zvicerane
Bashkë me të gjitha llojet e tjera të bimëve jeshile, të shitura në tregun e zarzavateve, në tregun evropian dallohet edhe një lloj tjetër bime jeshile, në formën e gjethes së lakrës. Kjo gjethe përmban lëndë të nevojshme për mirëfunksionimin e shëndetit. Në të gjenden përbërës të ndryshëm ushqimorë, ndër ta edhe betakaroteni. Në lakrën zvicerane gjenden kimikate të cilat mbrojnë retinën e syrit, si dhe përmban pigmente që akumulohen dhe shfaqen në retinën e syrit.
5. Kanella
Kanella është një nga aromat dhe erëzat më të vjetra të njohura në botë, e cila njihej për ndihmën që jepte te burrat që kishin probleme me stomakun, vetëm nëse përzihej me sheqer. Kanella ndihmon në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak, nivelet e larta të të cilit përbëjnë rrezik për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës. Sipas studimeve u zbulua se nëse të sëmurët me diabet tipi-2 konsumojnë kanellë për 6 javë, ulin nivelin e sheqerit në gjak, por edhe LDL, kolesterolin e keq.
6. Purslana
Edhe pse për, FDA, Agjesinë e Kontrollit të Ushqimeve në botë kjo bimë përbën një bar të keq, një lloj droge, në shumë vende të tjera përfshirë Meksikën, Kinën dhe Greqinë, kjo bimë barishtore është shumë e njohur dhe e përdorur. Purslana përmban Omega-3, një përbërës i cili është shumë i dobishëm për sëmundjet e zemrës. Shkencëtarët shprehen se në të përmbahet 10 deri në 20 herë më shumë edhe melatonina, një antioksidant i cili parandalon prodhimin dhe shtimin e qelizave kancerogjene.
7. Shega
Lëngu i shegës është pija më e preferuar për dekada të tëra, në vendet e Mesdheut lindor, dhe tani ka filluar të jetë edhe shumë e kërkuar në Amerikë. Disa shkencëtarë izraelitë kanë zbuluar se burrat që pinë një gotë me lëng shege në ditë jo vetëm mbrohen nga kanceri i prostatës, por edhe rregullojnë sistemin e tyre sistolik, punën e zemrës dhe presionin e gjakut. Katër gota me një lëng të tillë do të plotësonin 50 përqind të nevojave tuaja ditore për Vitaminën C. Kështu ajo ndihmon jo vetëm në shumë procese trupore, por shton edhe rezervat e vitaminave në organizëm.
8. Farat e frutave
Farat e disa frutave në mjaft raste janë jo vetëm të ngrënshme, por edhe të kujtojnë shijen e frutit nga janë marrë. Edhe pse frutat nuk mund t’i mbijetojnë kohës me farat e tyre nuk ndodh nja gjë e tillë, sidomos kur ato përpunohen dhe konservohen. Të tilla janë farat e kajsisë, bajamet, frutat e ndryshme të thata, etj. Këto fara dhe fruta të thata përmbajnë antioksidantë të cilat reduktojnë nivelin e insulinës rezistente në gjak e cila mund të jetë faktor rreziku për shfaqjen e diabetit.
9. Kumbulla e thatë
Pse janë të shëndetshme? Kumbullat e thara përmbajnë sasi të larta acidi neoklorogjenik dhe klorogjenik, antioksidantë që janë veçanërisht efektivë në luftën kundër “radikalit superoksid anion”. Ky radikal i keq shkakton dëmtime strukturale për qelizat, dhe dëmtim i tillë mendohet të jetë shkaktari kryesor i kancerit. Si t’i hani? Si një meze. Mbështillni një copë të hollë proshuti rreth kumbullës së tharë dhe ngulni një kunj dhëmbësh. Piqeni për disa minuta në furrë derisa kumbulla të jetë e butë dhe proshuta e tharë.
10. Fara kungulli
Këto produkte që hidhen poshtë nga kungulli janë pjesa më e ushqyeshme e tij. Pse janë të shëndetshme? Kapërdimi i farave të kungullit është mënyra më e thjeshtë për të konsumuar magnez. Shkencëtarët francezë kanë zbuluar se meshkujt me nivele të larta magneziumi në gjak janë 40 për qind më pak të rrezikuar nga vdekja e hershme se sa ata me nivele të ulëta. Mesatarisht, meshkujt konsumojnë 353 mg nga minerali në ditë, ndërsa sasia e rekomandueshme është 420 mg. Si t’i hani? Të plota, me gjithë lëvozhgë. Lëvorja ju siguron fibër.
11. Salca e domates dhe domatja e freskët. Karotenoidet që përmban domatja kanë një forcë antioksiduese që mbron qelizat nga radikalet e lira. Edhe pse në ditët e sotme domaten mund ta hasim në treg në të gjitha stinët e vitit, dobinë e domates më së shumti e ndjejmë së stinën e verës. Është shumë e dobishme në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme, përfshirë këtu sëmundjet e ndryshme të zemrës dhe kancerit. Në studime të ndryshme ishte vërtetuar se likopeni që gjendet në domate është shumë i dobishëm në luftën e llojeve të ndryshëm të kancerit, përfshirë atë të gjirit, prostatës dhe kancerit të mushkërive. Funksionimi i antioksiduesve nënkupton mbrojtjen e qelizave dhe strukturën e tyre nga veprimi i radikalëve të lirë, që janë të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
12. Kosi & Gjiza. Përveç kalciumit, kosi përmban mikroorganizma të dobishëm për të mirëmbajtur florën tonë bakteriale, e cila na mbron ndaj mykut, helmimeve ushqimore të ndryshme etj.
13. Bostani, pjepri. Një kilogram bostan ka 300 kalori, aq sa ka një kanoçe koka-kola. Përveç ujit, bostani ka vitaminë C dhe antioksidantë të dobishëm. Pjepri gjithashtu ka përmbajtje të lartë uji, ka vetëm 34 kalori në 100 gr dhe 60% të nevojave ditore në vitaminë C. Me siguri se ngjyrat e ndryshme dhe shuarja e etjes ju shfaqin nëpër mend shalqirin. Edhe pse përmban 92 % ujë, përbërës tjerë vetëm 8 % është e pasur me likopen dhe antioksidues që mbron zemrën, por ndikon në mënyrë të dobishme edhe për lëkurën. Shalqiri nuk është vetëm një freskim i shijshëm për ditët e ngrohta të verës. Sipas rezultateve të hulumtimeve të ekspertëve të ndryshëm, shalqiri posedon substanca aktive që zbusin gjendjet infektuese dhe mund të ndihmojë në preventivën e astmës, aterosklerozës, diabetit, kancerit dhe artritit. Është burim i shkëlqyeshëm i vitaminave A dhe C. Ngjyra e kuqe e shalqirit vjen si rrjedhojë e pigmenteve bimore, prej të cilave më së shumti tërheq likopeni. Është e njohur që radikalët e lirë mund të shkaktojnë dëmtime të panumërta në strukturën trupore, përfshirë këtu sëmundjet malinje. Antioksiduesit nga shalqiri, vitamina C, beta karotinë dhe glikopeni, janë përbërës që paaftësojnë molekulat e rrezikshme dhe në atë mënyrë mbrojnë organizmin nga sëmundjet.
14. Avokado. Ky frut, i pazakontë për shqiptarët, është një superushqim. Përmban acide lyrore omega, të nevojshme për sistemin tonë imunitar. Vitamina B5, B6, magnez, kalium – një paketë kjo antistres. Është i pasur me vitaminë E dhe C duke dhënë mundësi rigjeneruese për lëkurën. Përmban vitaminë K, e nevojshme për mpiksjen e gjakut.
15. Specat e kuq. Vitamina C është e domosdoshme për formimin e kolagjenit, i cili gjatë verës, nën rrezet e diellit, është më i ekspozuar të humbasë strukturën e tij dhe të vështirësojë elasticitetin e lëkurës, duke nxjerrë në pah edhe deformime si celuliti.
16. Misrat e freskët të zier. Janë të pasur me vitaminat e kompleksit B dhe në acid folik.
17. Rrushi, manaferrat, manat e bardha, qershitë, fiqtë. Këto fruta qëndrojnë në majën e listës së ushqimeve me vlera antioksiduese. Përveç kësaj, te rrushi i kuq dhe te manaferrat është zbuluar një substancë, e cila quhet resveratrol dhe ka efekte të pazëvendësueshme në zgjatjen e jetës. Fiku i freskët është mjaft delikat dhe nuk ka afat të gjatë të përdorimit dhe shpeshherë thahet, pa marrë parasysh nëse është në ambiente me diell apo gjetiu. Ndërsa prodhimi është i shijshëm dhe mund të kënaqemi me të gjatë gjithë vitit. Fiqi është një aleat i shkëlqyeshëm në luftën kundër osteoporozës, ngase përmbajnë kalcium dhe kalium. Janë burim i shkëlqyeshëm i proteinave ushqyese që sigurojnë një funksion të drejtë për sistemin e tretjes dhe ndikojnë në mënyrë të dobishme në sistemin kardiovaskular. Po ashtu janë burim i shkëlqyeshëm i vitaminave B dhe E, magnezit dhe kaliumit.
18. Peshk & prodhimet e detit. Acidet lyrore që vetëm peshku i ofron, trupi ynë është në gjendje t’i depozitojë dhe t’i përvetësojë në qelizat e vetë trurit, duke na bërë më të mbrojtur ndaj depresionit si dhe humbjes së memories.
19. Borziloku dhe rozmarina. Top mëlmesa e kësaj vere le të jenë borziloku dhe rozmarina. Borzilokun mund ta vendosni në një shishe xhami dhe ta vendosni në dritare, ndërsa rozmarinën mund ta ‘huazoni’ nga kopshti i fqinjëve, natyrisht, nëse nuk keni në tuajin. Borziloku mund të përdoret si i thatë dhe i freskët, pa marrë parasysh në dukjen, aroma e tij e fortë dhe shija pikante ofrojnë kënaqësi për hundën tuaj. Aroma e shkëlqyer e rozmarinës asocion në ushqim të mirë dhe çaste të këndshme. Rozmarina stimulon sistemin e imunitetit, qarkullimin e gjakut dhe sistemin e tretjes.
20. Uji.
Në një klimë të nxehtë, e vetmja gjë që na mbron nga dehidratimi(tharja), është pikërisht uji. Nevojitet afërsisht 30 ml për çdo kilogram të trupit. Nevojat rriten kur kryejmë aktivitet fizik, kur jemi shtatzënë, kur jetojmë në klimë të nxehtë dhe kur pimë alkool.
21. Vaji i ullirit dhe ullinjtë
Vaji i ullirit është njëri ndër vajrat më të vjetra të gatimit. Filozofia e vjetër romake përmend dy ushqime kyçe për jetën: Vera dhe vaji i ullirit. Nëse shikojmë në mënyrë nutriciste, vaji i ullirit është një ushqim mjaft i çmuar, e pasur me klorofil dhe me karotinë. Vaji i ullirit kualitativ dhe ullinjtë përmbajnë një ndikim të gjerë për shëndetin tonë, e sidomos janë të dobishëm për sistemin e qarkullimit të gjakut dhe atë të tretjes. Konsiderohet se karakteristikat pozitive të ushqimit mesdhetar në pjesë të madhe mbështeten në konsumimin e vajit të ullirit.
22. Butakët dhe gaforret
Këto ushqime nuk konsumohen edhe shpesh shkaku i çmimit të lartë, mirëpo ia vlejnë secilin cent të shpenzuar. Përpos shijes, aromës dhe ndikimit afrodiziak, ato kanë ndikim të dobishëm në shëndetin tonë. Edhe pse përmbajnë sasi të lartë të kolesterolit, nuk paraqesin dëm për shëndetin. Përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminave B12, pastaj minerale, zink, hekur, magnez dhe kalium. Të gjitha këto i mungojnë organizmit të një njeriu modern, prandaj me konsumimin e tyre, organizmi ynë është më i shëndoshë dhe shumë më i sigurt nga kërcënimet e sëmundjeve dhe viruseve të ndryshëm.
23. Vaji i ullirit kuron sëmundjet e zemrës
Vaji i ullirit me ngjyrë, aromë dhe erë specifike, në të cilën janë të ruajtur vitaminat me rëndësi, acidet yndyrore esenciale dhe antioksidantët, posedon një rol të madh. Për çdo pikë të vajit të ullirit i marrim mbi 30 përbërës të cilët na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, mplakja e hershme dhe shumë sëmundje tjera. Ai përmban acide yndyrore të pangopura, më së tepërmi acidit oleinik, i cili përmban 55-83% të acideve yndyrore të përgjithshme, të cilët në mënyrë pozitive veprojnë në metabolizmin e yndyrnave në mëlçi, rregullojnë kolesterolin, e mbrojnë zemrën, gjë që pakëson mundësinë e prekjes nga sëmundjet e ngurtësimit të enëve të gjakut, infarkt, tromboza dhe rregullojnë tensionin e gjakut. Për këtë vaji i ullirit nuk duhet t’i mungojë dietës suaj ditore.
Vapa shton problemet e zemrës dhe helmimet, këshillat e mjekëve
Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë shtuar ndjeshëm numrin e personave të prekur nga problemet kardiake dhe helmimet ushqimore. Mjekët thonë se më të rrezikuar janë fëmijët e vegjël, të moshuarit dhe personat që vuajnë nga sëmundje kronike, kategori këto që kanë një imunitet të ulët, ndaj edhe bëhen më lehtë “pre” e virozave të verës. Kështu, çdo ditë vetëm në urgjencën e Pediatrisë në spitalin “Nënë Tereza” paraqiten rreth 300 pacientë të vegjël të moshave nga pak muajsh deri në 12 vjeç. Ndërkohë që në urgjencën e Kardiologjisë shkojnë për të marrë ndihmë për shkak të problemeve nga vapa, ku më i shpeshti është hipertensioni, mbi 150 pacientë. Brenda 24 orëve pranë Infektivit për shkak të helmimeve ushqimore marrin trajtim rreth 60-80 qytetarë. Sipas mjekëve, stina e verës shton me rreth 40% pacientët në shërbimin infektiv, ndaj ata u bëjnë apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm me ushqimet që konsumojnë dhe rregullat higjieno-sanitare. Mjekët sqarojnë se cilësia e ujit, konsumimi i ushqimeve jo të freskëta dhe të ruajtja tyre në kushte jo të mira higjienike janë shkaktarët kryesorë të këtyre helmimeve. Mjekët këshillojnë që qytetarët të zgjedhin vendet e blerjes së frutave dhe perimeve si dhe të mos përdorin ushqime të gatshme dhe ëmbëlsira që shiten nga tregtarë ambulantë. Por, sipas tyre, problem paraqet shumë edhe uji, i cili në masën më të madhe është ujë depozite, të cilat pastrohen rrallë. Sipas mjekëve, uji i ndenjur i depozitave është bartës i madh bakteresh dhe përdorimi i tij pa u zier shkakton çrregullime në organizëm. Sipas diagnozave të shënuara në regjistrin e urgjencës së Infektivit, janë të shumtë pacientët që kanë kërkuar ndihmën e parë pasi kanë konsumuar në bare lëngje apo pije të ngrohta. Edhe këto shqetësime, sipas mjekëve, kanë buruar nga përdorimi i ujit të depozitave për përgatitjen e kafeve dhe pijeve të tjera dhe për këtë arsye ata kërkojnë marrjen e masave nga strukturat përkatëse të shëndetësisë. Por, me rritjen e temperaturave, duhet të shtohet edhe higjiena për të gjitha produktet që konsumojnë. Mjekët kërkojnë që çdo produkt të konsumohet pasi të jetë larë mirë dhe të jetë i ruajtur në vende të freskëta, si dhe të kontrollohet data e skadencës së çdo produkti që blihet, siç janë lëngjet e frutave, qumështi i ambalazhuar etj./tiranaobserver