Princesha Madeleine, 30 vjeç, më e vogla e tre fëmijëve të mbretit të Suedisë Carlo Gustavo dhe mbretëreshës Silvia, është martuar në Stokholm, në kishën mbretërore të pallatit mbretëror, bankierin anglo-amerikan Chris O’Neil.
Mes të ftuarve kanë qenë princërit trashëgimtarë të Danimarkës dhe Norvegjisë, princi britanik Eduardi dhe princesha japoneze Takamado.
Çifti është njohur në New York, dhe bëri publike fejesën në muajin tetor. Ata do të vazhdojnë të jetojnë në SHBA.
E katërta në linjë gjaku për fronin mbretëror, princesha ka titullin dukeshë e Halsingland dhe Gastrikland dhe punon për World Childhood Foundation (WCF), një shoqatë bamirëse e themeluar nga mbretëresha.
Bashkëshorti i saj do të vazhdojë punën e tij si bankier dhe nuk do të gëzojë asnjë titull fisnik.a.h/noa