Home »
» Stresi nxit puçrrat
Stresi nxit puçrrat
Hormoni i stresit mund të ndihmojë në paraqitjen ose theksimin e akneve të të rriturit.
Sipas ekspertëve, hormoni i stresit përforcon aktivitetin e pikërisht atyre hormoneve që shkaktojnë aknet.
Veç hormonit të stresit, edhe hormonet femërore, estrogjenet, të cilat rriten në fund të ciklit menstrual janë përgjegjëse për një vrull të ri të daljes së akneve.
Puçrrat nuk duhet të ngacmohen, sepse kjo e përkeqëson gjendjen e tyre. Nëse shpërthehejnë, ato duhet të trajtohen me ndonjë dezinfektues dhe antiinflamator, si acidi salicilik.
Andaj, veç kujdesit të mirë të lëkurës tuaj, kujdesuni edhe për shëndetin emocional, pasi ky mund të jetë një faktor i heshtur i daljes së puçrrave në lëkurën tuaj./mjeku/






