Si të punosh pa u stresuar (sidomos kur je shef)



Tensioni në punë përfshin shumë persona, sidomos gratë. Për këtë arsye ju sjellim disa këshilla se si të punosh pa u stresuar sidomos nëse je në rangje drejtuese.
Si të jesh një shef ideal
Një rol thelbësor në luftën kundër stresit kanë menaxherët e kompanive, ja disa këshilla që ndoshta ju vijnë në ndihmë:
- Shmangni ndryshimet e humorit, edhe nëse jeni nën presion.
- Vlerësoni dhe lavdëroni punët e bëra mirë prej punonjësve.
- Pyetini çdo ditë vartësit se si janë dhe dëgjoni përgjigjen e tyre.
- Informoni vartësit mbi objektivat e punës me mbledhje në grup apo në takime individuale.
- Më mirë takohuni me punonjësi ballë për ballë se sa të komunikoni përmes e-maileve, kështu mund të jeni më mirëkuptues edhe në marrëdhënien e tyre punë-familje.
- Pranoni nëse bëni ndonjë gabim dhe përballuni me problemet duke marrë ju personalisht përgjegjësinë në fund, nëse gjërat apo projektet nuk shkojnë si duhet.
- Ndihmoni vartësit me informacione pa u mburrur apo pa ua pëmendur ndihmën lart e poshtë.
- Përfshini të gjithë punonjësit në projekte pavarësisht hirearkisë apo eksperiencës në punë.
- Mundohuni të jeni shoqërorë, të kaloni ndonjë drekë apo darkë me punonjësit, dhe në raste pune të lodhshme apo të stresuar, ose në rast të përfundimit të një projekti, bëjuni atyre ndonjë dhuratë të vogël.
- Dhe në fund, mos harroni: njerëzit harrojnë shpejt çfarë ke thënë apo si ke vepruar, por nuk kanë për të harruar asnjëherë se si i ke bërë të ndihen, qoftë kjo për mirë apo për keq. Nëse e organizoni punën me të tillë frymë bashkëpunuese të jeni të sigurt se edhe për ju do të ketë më pak stres. Zgjidhni vetë se çfarë lloj shefi dëshironi të jeni.a.h/noa