Twitter ka lëshuar një mjet të ri për video për t’iu mundësuar njerëzve që t’i përjetojnë sërish ngjarjet më interesante që i kanë pasur në rrjetin shoqëror.
I quajtur #FollowMe, aplikacioni vendos rrjedhën tuaj të cicërimave, fotografitë dhe klipet nga Vine që automatikisht të formojë një video të shkurtër që vepron si rrëfyes në shpejtësi i historisë tuaj në Twitter.
Videoja nga #FollowMe është e tëra për ju dhe përfshin: top fotografitë e juaja, temat më të shpeshta që i cicëroni, top cicërimat, top ndjekësit dhe madje një klip ose dy nga një video në Vine. Ajo përgatitet për pak momente dhe mund ta ndryshoni dhe të merrni kontrollimin e plotë të asaj që videoja paraqet. Ju madje mund të shtoni makinacionin përfundimtar në biografinë tuaj në rrjetin Twitter.
“Do të gjeni nëse jeni një hut nate ose zog i hershëm, do të zbuloni ndjekësit tuaj më të angazhuar dhe të shihni disa nga cicërimat tuaja më të popullarizuara. Të gjitha nën muzikë,” shkroi në blogun e ndërmarrjes Redaktori Menaxhues i Twitter-it, James Buckhouse.
#FollowMe është mundësuar nga prodhuesi i infografikëve automatike Vizify, që është bashkëpunëtori i njëjtë të cilin e zgjodhi Twitter-i për t’iu mundësuar përdoruesve të rrjetit shoqëror që të virtualizojnë të gjitha cicërimat e tyre të bëra gjatë vitit 2012. (PCWorld Albanian)
Home »
» Si të krijoni me lehtësi video për biografinë tuaj në Twitter






