Më shumë se gjysma e amerikanëve - duke përfshirë edhe gati 55% të moshës nga 45 deri në 54 vjeç dhe më shumë se 60% e atyre nga 25 vjeç e poshtë, nuk janë të kënaqur me punën e tyre, sipas një raporti të nxjerrë nga Bordi Konferencier.
Pakënaqësia e amerikanëve me punën e tyre është rritur në mënyrë të vazhdueshme, për afro 2 dekada dhe shumica e tyre thonë se nuk janë të kënaqur me ngarkesën në punë, balancën punë/jetë, kanalet e komunikimit dhe potencialin për rritje, përveç të tjerave.
Çfarë e shkakton gjithë pakënaqësinë në punë?
Në vitin 1987, 61% e amerikanëve thoshin se ishin shumë të kënaqur me punën e tyre. Mos ndoshta atëherë puna ishte më e mirë, apo ndonjë faktor tjetër shkaktoi ndryshimin?
Interesante është se, sipas Hale Dwoskin, CEO dhe drejtues i trajnimit i Sedona Training Associates, është gjithmonë diçka më shumë se puna ajo që kontribuon në pakënaqësinë tonë.
"N.q.s. bëni një punë që nuk ju jep kënaqësi, nuk është kurrë vetëm puna. Ne gjithashtu kontribuojmë ose krijojmë pakënaqësinë tonë", thotë ai.
Mbase kjo pjesërisht, sepse të shkosh në një punë që nuk të pëlqen, mund të krijojë ndjenja frike. Ose ndoshta ju zvarrisni detyrat tuaja të punës sepse nuk ju pëlqejnë, duke krijuar një stres të panevojshëm. Gjithashtu, mund ta keni të vështirë të shikoni aspektet pozitive të punës tuaj, sepse jeni shumë të fokusuar në ato negative.
N.q.s. ndonjëra nga këto aplikohet te ju, duke mësuar të liroheni nga ndjenjat negative me metodën Sedona, një teknikë e thjeshtë dhe që bëhet nga vetë ju, do t`ju ndihmojë sado pak. Ndërkohë, zbuloni në vijim disa mënyra që do t`ju ndihmojnë të shijoni më shumë punën tuaj.
Si të shijoni punën më shumë
"Si fillim dhe ka shumë rëndësi të vendosni nëse ju pëlqen puna që keni, apo doni ta ndryshoni," thotë Dwoskin. Në qoftë se, punoni në një ambient shumë armiqësor, atëherë do të bëni mirë të shkoni gjëkundi tjetër. Vetëm mos harroni të liroheni nga ndjenjat negative që ju lidhin me punën e vjetër, përpara se të kërkoni një të re.
"N.q.s. vendosni të largoheni," vazhdon Dwoskin, "është e rëndësishme të hiqni dorë nga dëshira për të ndryshuar atë çfarë nuk pëlqeni nga puna aktuale. N.q.s. nuk e bëni këtë, do të krijoni të njëjtat probleme edhe në punën e re".
N.q.s. vendosni të përballoni punën tuaj aktuale, gjithsesi përdorni këshillat në vijim për të shijuar më shumë punën dhe për një jetë më të lumtur:
1.Mjaft kërkuat të ndryshoni punën tuaj. Përdorni metodën Sedona, për të shtypur mendimet që me çdo kusht të ndryshoni gjërat në punën tuaj dhe do të mund të keni një jetë më të qetë, më të relaksuar dhe më të lumtur.
2. Shprehni mirënjohje për çfarë është e mirë në punën tuaj. A merrni ditë pushimi, a ju paguhen ato, a keni orë fleksibël? Ju pëlqejnë kolegët tuaj? Falenderoni për këtë.
3. Bëhuni fleksibël. Në vend që të kundërshtoni ndryshimet në kompaninë tuaj, ndërmerrni sfida të reja.
4. Ndani ide dhe përshtypje me shefin tuaj, për të rritur autonominë tuaj (dhe për më tepër rrisni shanset tuaja për rritje në detyrë)
5. Përqendrohuni në pikturën e madhe. A i ndihmon puna juaj njerëzit që të mësojnë? Që të krijojnë marrëveshje të frutshme? Të zhvillojnë programe që i lehtësojnë jetën njerëzve? Identifikoni ndryshimin që bën puna juaj dhe mbaheni parasysh ndërkohë që punoni.
6. Bashkëpunoni me kolegët tuaj. Duke krijuar një atmosferë shoqërore në punë, bën që dita të kalojë më shpejt dhe sa më mirë. Njihni kolegët tuaj, qeshni me ta dhe punoni si një skuadër.
Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI