Nën një entuziazëm të jashtëzakonshëm me stadiumin ‘Qemal Stafa’ të tejmbushur me tifozë kuqezi ka nisur ndeshja shumë e rëndësishme për fatin e kombëtares sonë në evenimentin më të madh të futbollit, Kampionati Botëror Brazil 2014.
Kuqezinjtë e nisën mjaft mirë lojën, duke rrezikuar që në start të ndeshjes, me anë të Agollit dhe Mvarajt. I pari depërtoi mjaft mirë në krah duke fituar një rivënie nga këndi, që më pas për pak sa nuk u kthye në gol nga ana e mbrojtësit, Mërgim Mavraj. Pas këtij episodi, norvegjezët nisën ta merrnin veten disi, duke krijuar disa raste sporadike. Atmosfera në stadium është fantastike, ku shkallën janë të përmbushura me tifozë të ardhur edhe nga trevat.
Duhet të vinte minuta e 41-të, që prurja e re, Valdet Rama, të depërtonte mjaft mirë në krahun e majtë të norvegjezëve, duke lëshuar një goditje të lehtë në cepin e portës. Topi u ndal në rrjetë dhe Kombëtarja kuqezi kryeson 1-0 ndaj Norvegjezëve, duke i dhënë një shtysë mjaft të madhe shpresave për kualifikimin në Botëror. Ndërkohë ka përfunduar edhe pjesa e parë me rezultatin 1-0 për kuqezinjtë.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për Shqipërinë, ndërkohë që në minutat e fundit të pjesës së dytë, konkretisht në minutën e 86-të, Norvegjia shënon golin e barazimit nga një pasim që vjen nga këndorja. Norvegjezi Tom Hogli, barazon rezultatin me një goditje me kokë. Ndryshe duhet të ndodhë me futbollistët në fushën e lojës, që larg euforisë dhe mosvlerësimit si duhet të kundërshtarit, kanë për detyrë të amortizojnë edhe disa mungesa të rëndësishme, sikurse janë ato të Canës, Lilës, Currit, Mehës, Roshit. Pas ceremonisë së lamtumirës së dy prej ikonave të kombëtares shqiptare, Altin Lala dhe Ervin Skela, që i paraprin sfidës, nga ora 20:30 beteja merr jetë në tapetin e blertë. Të pranishëm në tribunën VIP është edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dhe Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
Stadiumi “Qemal Stafa”
Ndeshje eliminatore për Botërorin 2014, Grupi E
SHQIPERI-NORVEGJI 1-1
Golat: Rama 41′ / Hogli 86′
SHQIPERIA (4-4-2): E.Berisha – Teli, Mavraj, Agolli, Dallku – Rama, Basha, Bulku, Vila (Kace 84′)- Cani, Salihi (Osmani 76′). Trajner: De Biazi
NORVEGJIA (4-3-3): Jarstein – Høgli, Hangeland, Reginiussen, Ruud – Henriksen, Nordtveit, Yttergård Jenssen (Skjelbred 84′)- Braaten, Elyounoussi (V.Berisha 46′) – King (Søderlund 70′). Trajner: Egil Olsen
Gjyqtarë: W.Collum, W.Conquer, M.Cyans (Skoci)
Kartone te verdhe: Dallku 72′, Basha 83′ / Ruud 1′, Reginiussen 90′
VIDEO:





