Home »
» Shkupi me protesta pro dhe kundër Erdoganit
Shkupi me protesta pro dhe kundër Erdoganit
Shkupi vazhdon të jetë i dyzuar sa i përket protestave të fundit në Turqi.
Disa shkupjan dje pasdite organizuan një protestë në përkrahje të kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan, e cila njëkohësisht pasqyroi edhe qëndrimin kundër protestave të ditëve të fundit, mirëpo edhe kundër atyre që ditë më parë u solidarizuan me protestuesit në Taksim.
Marshi u organizua kryesisht nga studentë turq dhe shqiptarë, ndërsa oragnizatorët e protestës thanë se janë të hidhëruar me protestat e pahijshme dhe të dhunshme në Taksim, në të cilat po shprehet edhe një tallje me fenë.
Ndërkohë, mediat turke raportojnë se gjatë fjalimit të tij, pas kthimit në Turqi, kryeministri turk, Erdogan, i ka falënderuar protestuesit për përkrahje./Tribuna






