Një grup i organizuar nga “Veritas” ka bllokuar pjesën hyrëse të Komunës Qendër ku mbahet mbledhja e Këshillit, për të kundërshtuar, sipas tyre, vendimin për rrënimin e Kishës “Shën Konstantini dhe Elena”. Bërtasin, fyejnë dhe përdorin sirena. Seanca ka nisur nga ora 13, ndërsa nuk është caktuar debat rreth ndërprerjes së ndërtimeve të kishës Shën Konstantin dhe Elena, shkruan Portalb.
Një person ka pësuar në protestat që zhvillohen para Komunës Qendër, ku protestuesit janë përleshur me policinë duke tentuar në mënyrë të dhunshme të hynë në sallën e seancave.
Kryetari i Këshillit, Mirosllav Shipoviq, gjatë ditës së djeshme, nëpërmjet telefonit e ka informuar koordinatorin e grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së se sot do të mbahet seanca, ndërsa sot këshilltarët kanë pranuar edhe mesazh në mobil për t’i informuar përsëri, njoftojnë nga Komuna Qendër.
Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së refuzuan që të pranojnë edhe thirrje me shkrim rreth mbajtjes së seancës, shkruan A1on. Për të mos ardhur deri tek hyrja e dhunshme siç ndodhi të premten, dyert e komunës janë të mbyllura, mn\e kërkesë të Policisë.
Kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski, i ka demantuar të gjitha informacionet se planifikohet rrënim i kishës.
Home »
» Shkup, protestuesit përleshen me policinë, një i lënduar – VIDEO





