Të mbash flokë të bukur në verë është një detyrë e lehtë për t’u realizuar, nëse respektohen disa rregulla për kurimin e tyre. Të dish t’i trajtosh, çfarë është e mirë apo e keqe për ta, do t’ju shërbejë për t’i mbrojtur nga sulmet e ndryshme. Të zbulojmë së bashku këshillat e ndryshme të Hélène Clauderer, specialiste e flokëve.Deti dhe dielli
Kur ekspozohen në diell, në erë dhe në det, flokët tanë nuk janë të gjithë të ngjashëm. Ne do t’ju servirim gjithçka që duhet të dini për ta, që të mos gaboni.
Të gjithë llojet e flokëve e duan diellin
Në sasi të arsyeshme, dielli është i rëndësishëm për të gjithë llojet e flokëve. U jep atyre reflekse unike, që shkojnë në mënyrë harmonike edhe me nxirjen e lëkurës, një aspekt plot shëndet që u reflekton të tjerëve idenë se pushimet tona janë menaxhuar mirë dhe që asnjë parukiere nuk do të ishte në gjendje t’ia jepte artificialisht. Dielli ndihmon edhe kalciumin për t’u fiksuar përmes vitaminës D dhe aktivizon gjithashtu qarkullimin e mijërave enëve të vogla që furnizojnë me gjak lëkurën e kokës. Me pak fjalë, dielli mundëson rritjen e flokëve më shpejt dhe më fort. Nëse dëshironi që të rrisni flokët, pushimet e verës janë momenti i duhur.
Kujdes me mbidozën
Nëse sot jemi më të kujdesshëm ndaj veprimit të diellit mbi lëkurë, shpesh harrojmë që edhe “çatia” e kokës është e përbërë nga lëkura. Një harresë që mund të kushtojë shtrenjtë.
-Thajnë lëkurën dhe modifikojnë pH natyral të lëkurës së kokës, rrezet infra të kuqe shpesh shkaktojnë formimin e zbokthit. Kjo është e keqja më e vogël sipas Hélène Clauderer. Sipas mendimit të ekspertes, më serioz dhe madje më i fshehtë është efekti i provokuar nga rrezet diellore, që pas ekspozimit tejet të zgjatur, ngadalësojnë evakuimin e acideve yndyrore në sebum. Këto acide mbesin nën epidermë, duke u shndërruar shpejt në toksina, që kompresojnë dhe interferojnë në aktivitetin e rrënjëve. Sa më pak të trajtuar, aq më shumë flokët do të fillojnë të këputen, madje edhe të bien një javë më vonë.
Çfarë të bëni?
Është fare e thjeshtë: mbulojeni kokën sa herë që qëndroni gjatë në diell, sepse asnjë produkt për flokët nuk është në gjendje të parandalojë problemin. Nëse flokët tuaj kanë tendencë të bien shumë gjatë vjeshtës, duhet të dini se rënia e tyre mund të shtohet edhe më shumë nëse kjo gjë ka ndodhur edhe gjatë periudhës së verës.
Pas larjes në det/pishinë, cili është kujdesi parësor për flokët?
Duhet të lahen me ujë, duke përdorur shampo dhe balsam në bazë të llojit të flokut. Nëse floku juaj është i thatë dhe/ose ka tendencë të dobësohet, atëherë është trajtimi plotësues ai me krem zbutës pas larjes.
Lajini flokët në mënyrën e duhur
Mos harroni se nuk duhet t’i lani në ujë shumë të nxehtë dhe nuk duhet t’i shtrydhni ato fortë për të larguar ujin. Idealja do të ishte t’i lani në ujë të ngrohtë ose të ftohtë dhe t’i thani me peshqir. Mos harroni, zgjidhni gjithmonë shampon në bazë të tipit të flokut tuaj.
Hidratimi
Hidratimi është i domosdoshëm për çdo lloj floku. Nuk duhet t’i lyeni, krihni ose t’i prisni flokët pa i bërë hidratimin e duhur.





