Sekretet e një buzëqeshje të bukur



Dhëmbët e bukur ofrojnë edhe një buzëqeshje të bukur, që është një arsye e dyfishtë se pse është e rëndësishme të kujdeseni për shëndetin oral.

Hapi i parë dhe i domosdoshëm për të pasur gojë dhe dhëmbë të shëndetshëm, dhe buzëqeshje të bukur është që pas çdo ushqimi të lahen dhembët dhe hapësira e gojës. Por ka edhe disa veprime tjera të cilat u ndihmojnë në këtë aspekt.
Keni dëgjuar për dobitë e shumta që ka organizmi nga çaji i gjelbër, ndërsa krahas efekteve tjera dobiprurëse, çaji i gjelbër i mbron edhe dhëmbët- nga kariesi- njëri nga shkaktarët kryesorë të erës së keqe nga goja.
Dhëmbët mund t’i fërkoni edhe me lëvoren e limonit, me ç’rast pastrohen mbishtresat e grimcave dhe zbardhohet sipërfaqja e dhëmbëve. Duhet pasur kujdes që të mos e teproni me këtë veprim, sepse mund të dëmtohet smalti i dhëmbëve nga acidi i tepërt limonik.
Pas larjes, dhëmbët mund t’i fërkoni edhe me gjethet e sagës, për aromë të freskët. Prej gjetheve, janë të mira edhe gjethet e freskëta të majdanozit. Rekomandohet brejtja e gjetheve të majdanozit, sepse ka ndikim pozitiv në smaltin e dhëmbëve, dhe përveç kësaj largon erën e qepës dhe hudhrës.
Për zbardhimin e dhëmbëve janë shumë efikase edhe dredhëzat. Fërkoni dhëmbët me pjesën e brendshme të dredhëzës dhe në këtë mënyrë do t’i zbardhni dhëmbët dhe do ta freskoni aromën e gojës.
Keni dëgjuar edhe për sodën e bukës, me të mund t’i zbardhoni dhëmbët, por kujdes sepse mund ta -dëmtoni smaltin e dhëmbëve nëse i lani dhëmbët shumë shpesh me sodë buke./mjeku/