Home »
» Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, 3 Qershor 2013
Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, 3 Qershor 2013
RAJONI I PRISHTINËS
RRËMBIM /ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh. Plemetin, Obiliq 02.06.2013-13:18/16:35. Viktima mashkull K/Ashkali ka raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar e ka rrëmbyer nën kërcënimin e armës dhe më pas e ka liruar . I dyshuari është arrestuar dhe në konsultim me prokurorin janë bastisur dy shtëpi që gjendeshin në oborrin e të dyshuarit, gjatë bastisje në shtëpinë e prindit të tij mashkull është gjetur dhe konfiskuar një armë C.Zastava e cal. 7.65mm, një karikator me një fishek. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari i parë është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari i dytë të cilit i është gjetur arma është liruar në procedurë të rregullt .
ARMË MBAJTJE PA LEJE
Rr. Enver Zymberi, Prishtinë 02.06.2013-19:10. Gjatë kontrollit në trupin e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar është gjetur dhe konfiskuar një Thikë dhe një shkrepës në formë pistolete.
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Fsh.Dumnicë e Poshtme, Podujevë 02.06.2013-12:57. Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtua veturën e tij , nga pakujdesia e ka godit fëmiun 5 vjeçar mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje.
GJETJE E MJETIT TË DYSHUAR
•Fsh. Arllat, Gllogovc 02.06.2013-14:10. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në arën e tij në afërsi të pyllit të fshatit kishte hasur në një mjetë të dyshuar të pashpërthyer. Njësit policore kanë siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësia për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë deminimin e mjetit pa incidente.
•Rr. Teuta, Podujevë 02.06.2013-17:30. Një mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se në afërsi të rrugës kishte hasur në një mjet të dyshuar të pa pashpërthyer. Njësit policore kanë siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësia për deminim i FSK-së dhe KFOR-it Amerikan kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incident.
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
PKK. Merdarë 03.06.2013-00:05. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë është arrestuar në mashkull K/shqiptar dhe i njejti është dërguar në mbajtje.
RAJONI I FERIZAJT
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Fsh. Talinovc i Muhagjereve, Ferizaj 01.06.13 – 18:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që të njejtit kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj K/Shqiptar duke iu shkaktuar lëndime trupore. Viktimat kanë pranuar tretmanë mjekësor ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur një shufër e metaltë. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit njëri na të dyshuarit është dërguar në mbajtje .
RAJONI I PRIZRENIT
AK. TRAFIKU/PREZANTIM I IDENTITETIT TË RREJSHËM
Fsh. Hashpallë, Rahovec 02.06.2013-20:30. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj K/Shqiptar pasi që njëri i dyshuar në një aksident trafiku ka prezantuar identitetin e rrejshëm në emër të vëllait për ti shmangur dënimit për vozitje pa patentë shofer ndërsa i dyshuari tjetër e ka mbrojtur idenë e tij. Në konsultim me Prokurorin të njejtit janë dërguar në mbajtje .
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Fsh. Gjonaj i Epërm, Prizren 02.06.2013-12:00. Raportohet se ngasësi mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, nga pa kujdesia ka goditur fëmiun dy vjeçar femër K/Shqiptare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor.
GJETJE E MJETIT TË DYSHUAR
Fsh. Turjakë e vogël,Malishevë 02.06.2013-12:35. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se ka hasur dy mjete të dyshuara të pashpërthyera. Njësit policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia për deminim FSK-së dhe KFOR-it kanë larguar mjetet pa incidente.
RAJONI I PEJËS
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. Adem Jashari, Pejë 02.06.2013-09:50. Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar me sopat viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spital dhe më pas është liruar, ndërsa në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje.
VJEDHJE
Fsh. Qallapek, Pejë 26.05.2013-18:00. Sot më 02.06.2013 është arrestuar një mashkull K/Shqiptar pasi që i njejti dyshohet se i ka vjedhur viktimës mashkull K/Shqiptar pesë krerë lopë me vlerë rreth 4800€. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është ndaluar në mbajtje.
RAJONI I MITROVICËS
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. Dëshmorët e Kombit, Vushtrri 02.06.2013-12:35. Raportohet se te i dyshuari mashkull K/Shqiptar është gjetur dhe konfiskuar nje revole e tipit EKOL Tuna dhe një karikator me një fishekë cal.8.mm. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
AKSIDENT TRAFIKU
Fsh.Dumnicë, Vushtrri 02.06.2013-18:20. Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy veturave civile, ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj dhe një femër K/Shqiptar-e. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
POLICIA KUFITARE
KALIM ILEGAL I KUFIRIT
Fsh. Stublines, Gjilan 02.06.2013-11:45. Raportohet se është ndaluar një mashkull K/Shqiptar i cili me veturën e tij ka kaluar kufirin Serbi-Kosovë në mënyrë ilegale. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
KONTRABANDIM I MALLIT
Rr. Pogragjë-Gjilan 02.06.2013-21:20. Policia ka ndaluar veturën civile me ngasës një mashkull K/Shqiptar dhe gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur një sasi e mallit paisje për riparim të teknikës së bardhë pa dokumente përcjellëse me vlerë rreth 4000€. Në konsultim me Prokurorin vetura me mall është konfiskuar dhe dërguar në St.Policor Gjilan ndërsa i dyshuari është liruar.
STATISTIKA E PËRGJITHSHME
Aksidente fatale 000
Aksidente me të lënduar 009
Aksidente pa të lënduar 022
Tiketa trafiku të shqiptuara 692
Arrestime 014
Në mbajtje 012/ZIMP






