Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, 5 Qershor 2013


RAJONI I PRISHTINËS
TENTIM VRASJE

Lagjja Bregu i Diellit, Prishtine  04.06.2013 – 16:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që të njejti pas një përleshje kanë këmbyer të shtëna me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe tri vetura.  Me urdhër të Prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

POSEDIM /KULTIVIM I NARKOTIKËVE

Rr. Musine Kukullari –Prishtinë 04.06.2013 10:30. Me urdhër të Prokurorit është bastisur shtëpia e një të dyshuari mashkull K-Shqiptar ku gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një vazo e luleve ku ishte e mbjellur një bimë e dyshuar kanabis me gjatësi 30 cm si dhe një qese e llojit marihuanë me peshë 28 gr. Me urdhër të Prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Fehmi Agani,Prishtinë  04.06.2013-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që gjatë kontrollit tek i njejti është gjetur dhe konfiskuar një revole “TT” me një karikator me 5 fishek të cal. 7.62 mm. Me urdhër të Prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

VJEDHJE E RENDE

Rr. Naser Hajrizi, Prishtine  03.06.2013-20:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe i njejti nga shtëpia e viktimës mashkull K-Shqiptar ka vjedhë disa mjete te punës, rroba, dy makina për qepje dhe dy frigorifer. Me urdhër te Prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

•Fsh. Lebanë,Prishtinë NN 04.06.2013 14:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore –Prishtinë  është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar. I dyshuari është dërguar ne vuajtje te dënimit ne burgun e Lipjanit kohëzgjatje prej 20 ditëve.

•Prishtinë 04.06.2013 NN. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore –Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar. I dyshuari pasi ka paguar gjobën me të holla është liruar.

•Prishtinë 04.06.2013 09:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore –Prishtinë  është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar. I dyshuari pasi ka paguar gjobën me të holla është liruar.

•Prishtinë 04.06.2013 13:10. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore –Prishtinë  është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar. I dyshuari pasi ka paguar gjobën me të holla është liruar.

RAJONI I GJILANIT
DHUNË FAMILJARE /LËNDIM I LEHTE TRUPOR

Fsh. Pozheran –Viti 03.06.2013 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar pasi që i njejti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshortën e tij viktimën femër K-Shqiptare . Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të Prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

ARMË MBAJTJE PA LEJE

FSH. Rogoqicë  16 04.06.2013 -18:40. Raportohet se një i dyshuar mashkull K-Shqiptar pas një mosmarrëveshje ka kanosur një person tjetër dhe për këtë është iniciuar rasti Kanosje më datën 03.06.2013. Me urdhër të Prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie “Magnum” si dhe 8 fishek të cal 8 mm.

ARRESTIM I PERSONIT TE KËRKUAR

Kllokot  04.06.2013 – 12:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan  është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb. I dyshuari është dërguar ne vuajtje te dënimit ne burgun e Gjilanit në kohëzgjatje prej 60 ditëve.

RAJONI I FERIZAJT
GJETJE E MJETIT TE DYSHUAR

Fsh. Paldenicë, Hani i Elezit  04.06.2013-19:35. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar gjetjen e nje mjeti te dyshuar shperthyes mine- kundër kembesorike e llojit E-8. Lidhur me rastin eshte njoftuar Njesiti EOD-se i FSK-së ka tërhequr mjetin e dyshuar në mënyrë të sigurt.

RAJONI I PRIZRENIT
VRASJE

Rr. Qazim Berisha , Prizren  04.06.2013 –NN. Raportohet se është gjetur pa shenja jete ne banesën e saj viktima femër Shqiptare shtetase e Shqipërisë. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas mjekut viktima dyshohet se eshte goditur me mjete te forta.  Me urdhër të Prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Fsh. Landovicë ,Prizren  04.06.2013 -07:15. Raportohet se dy vetura me targa vendore janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Deri te aksidenti ka ardhur kur drejtuesi i njërës veturë ka ndërmarr një veprim të tejkalimit në mënyrë të pa sigurt. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e veturave meshkuj K-Shqiptar dhe dy pasagjerët në njërën nga veturat e involvuar. Pas tretmanit mjekësor të lënduarit janë liruar në shtëpi.

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Fsh,Bellanicë,Malishevë  04.06.2013 -11:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Malishevë  është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar. I dyshuari dërgohet ne vuajtje te dënimit ne burgun e Lipjanit kohëzgjatje prej 13 ditëve.

RAJONI I PEJËS
P.R.Q.PUBLIKE

Fsh. Gurakoc,Istog  04.06.2013 12:15. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që të njejtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes veti ku njëri nga të dyshuarit ka përdor (sëpatën) me ç’ rast nje i dyshuar ka pësuar lëndime trupore. Pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

VJEDHJE NË TENTATIVË

Rr. Skenderbeu, Gjakovë  04.06.2013 – 03:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Ashkali pasi që i njejti është zënë në flagrancë duke vjedhur llamarinë qe shërben për mbulimin e kulmit. Me urdhër të Prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

RAJONI I MITROVICËS
AKSIDENT TRAFIKU

Fsh. Polac,Skenderaj 04.06.2013-18:00. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke qarkulluar me veturen Gol II nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës humb kontrollin mbi veturen dhe rrokulliset. Si pasoj e aksidentit dhe një pasagjer mashkull K-Shqiptar kanë pësuar lëndime trupore dhe të njejtit janë dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.

POLICIA KUFITARE
KALIM ILEGAL I KUFIRIT/MOS DEKLARIM I PASURISË

Radushe-Mokne, Istog  04.06.2013-16:40. Janë arrestuar katër te dyshuar meshkuj,  pasi qe te njejtit ne mënyrë ilegale kane hyre ne territorin e R. Kosovës me veturen “Land Rover”. Gjatë kontrollit tek te dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar, para te gatshme, 43.510 Euro dhe 1.310 dinar te Serbisë. Me urdhër te Prokurorit te dyshuarit dërgohen ne mbajtje.

KALIM ILEGAL I KUFIRIT

Fsh. Glloboqicë-Kaçanik  04.06.2013 12:00. Është arrestuari dyshuari mashkull Shqiptar pasi që i njejti nga fshati Pobreg- Kukës Republika e Shqipërise, e ka kaluar kufirin në mënyrë të paautorizuar nga Fsh.Jazhincë-Tetovë të Republikës Maqedonisë duke hyrë në Fsh.Glloboçicë të R. Kosoves.Me urdhër të i dyshuari dergohet ne mbajtje.

TRANSPORT ILEGAL I DRUVE

Fsh.Pollate, Podujeve 04.06.2013-20:50. Njesiti policor ka ndaluar nje traktor qe drejtohej nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. I dyshuari ne traktor, kishte te ngarkaura 7 m3 drunje pa dokumentacion perkates. Masa e drunjeve eshte konfiskuar.

TRANSPORT ILEGAL BAGËTIVE

Vëlashnje  04.06.2013-16:00.Njësiti policor ka ndaluar automjetin transportues me targa lokale qe drejtohej nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar së bashku me pasagjerin i dyshuar mashkull K-Shqiptar.Gjatë kontrollit në automjet është konstatuar se të njejtit ishin duke transportuar 17 krer bagëti pa dokumentacio përkatës.

FALSIFIKIM I DOKUMENTIT

PKK-Merdar 04.06.2013 -12:10 .Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar gjate kontrollimit te dokumenteve ka prezantuar Dokumentin (letërnjoftim e RKS i cili dyshohet te jete i falsifikuare . Dokumenti i dyshuar është konfiskuar.

STATISTIKA E PËRGJITHSHME

Aksidente fatale 000

Aksidente me të lënduar 016

Aksidente pa të lënduar 055

Tiketa trafiku të shqiptuara 758

Arrestime 020

Në mbajtje 006/ZIMP