Home »
» Rama ia mori dorën, i shkul veshin edhe Fevziut
Rama ia mori dorën, i shkul veshin edhe Fevziut
Lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama pas intervistës së dhënë mbrëmjen e djeshme për gazetarin Blendi Fevziun në emisionin “Opinion”, nuk ka harruar t’ia shkulë edhe këtij veshin, si të sjellë edhe një herë në vëmendje incidentin tashmë të famshëm të Vjenës me Egin Cekën, që u cilësua nga qeveria shqiptare si një ngjarje e rëndë diplomatike.
Fotoja është publikuar nga vetë kryesocialisti me dixhiturën ‘Foto of the day’, në faqen e tij në rrjetin social ‘Twitter’, ku herë pas here Rama publikon imazhe të spikatura.






