Shkruan: Shaban Cakolli
Shpirti i saj i guximshëm atë botë shprushi burimin e vargjeve.Ishte vetëm nëntë vjeçare kur mbijetoi luftën në Kosovë,atë moshë ajo gëdhendi vargje,ndriti mendime,mes vargut protestoj dhunën e egër pushtuese,u shkrou sfidave të kohës,me magjinë e fjalës së shkruar lëkundi shpirtin,zgjoi ndjenjat e mendimet,për të shtrydhur të keqen që përjetoi padrejtësisht populli i saj.
Duke i grumbulluar vargjet e shkruara,ajo përmblodhi një vëllim poetik të cilin e emërtoj”GËZUAR LIRINË VENDI IM”,apo si quhej atë botë Poezia e luftës.Kjo përmbledhje mori dhenë dhe u mirëprit mirë nga lexuesit,si dhe kjo mirëpritëje e nxiti Qëndresën të vazhdoi më tej rrugën e krijimtarisë.Qëndresa Halili,deri më tani ka botuar pesë vepra në poezi dhe prozë,por më me përzemër e ka prozën,kjo është për të u mburrur,nga se sikur letërsia të mirrte vetëm kahjen e poezisë do të humbiste kuptimin.Qëndresa ka vazhduar studimet në fakultetin ekonomik,por që krijimtaria letrare është bërë pasion i saj,si thotë vet Qëndresa nuk mund të e braktisë,por as krijimtaria nuk e braktisë ate për asnjë çast.Dhe kjo është mirë,nga se ajo ka bërë një krijimtari me plotë jehonë,e cila është pritur mirë nga lexuesit tanë.Qëndresën me shkrimet e saja e kam njohur shumë më herët,por për së afërmi e kam njohur me një qershor të këtij viti,në Manifestimin”Azem Shkreli”,organizuar nga LSHAKSH në Gjermani,e cila i ka mundësuar Qëndresës të jetë pjesëmarrëse në këtë takim të kolosit të madh të letrave shqipe,të madhit Azem Shkreli.Kjo krijuese e re,e emancipuar,e talentuar, e sjellshme,e urtër,ka nda me ne këtë takim,e kemi prezantuar para artdashësve,e cila me një poezi për Shkrelin,ka bërë jehonë para artdashësve,është mirëpritur dhe duartrokitur gjatë nga të pranishmit.Dje në bisedë me mikun,veprimtarin,mësuesin,shkrimtarin,gazetarin,poetin dhe kryeredaktorin e Radio Zërit të Arbërit,z.Imri Trena,biseduam për shumë gjëra,për rrjedhojën e takimit Shkreli,për letërsinë,shkollat,biseduam edhe për krijuesen Qëndresa Halilin,ku unë propozova që në valët e shenjëta të kësaj radioje të çmuar kombëtare,të zë vend edhe fjala e kësaj krijueseje.Miku ynë i çmuar, fisnik pranoj me kënaqësi për çka i jam mirënjohës,dhe sot Qëndresa Halili,ishte në një intervistë tek kjo radio e çmuar kombëtare përplot një orë e gjysmë.Po si mos të pranonte ky mik i çmuar,ky ambasador i vertetë i kulturës,i cili jetën e vet ia ka kushtuar,atdheut,arsimit dhe kulturës kombëtare.Ai çdo të enjëte i përkushtohet me orë të tëra fjalës së bukur artistike.Të ejtën e kaluar,ai i përkushtoj një orë e gjysmë,përkujtim krijuesit tonë me famë z.Azem Shkreli.
Është nderë për miken,të intervistohet në këtë radio të shejtë kulturore dhe kombëtare,por është nderë edhe për Radon Zeri i Arbërit,të përfaqësoi një krijuese si është krijuesja Qëndresa Halili.
Miku Imri Trena me krijuesen Qëndresa Halili,kanë bërë një intervistë me mjaft eksperiencë,e cila është dëgjuar në çdo shtëpi shqiptare,ku miku ynë me valët e radios të tij të shenjët,madje është dëgjuar edhe në Ferizaj,vendlindjen e krijueses sonë të mirënjohur Qëndresa Halili.Tani nga dëgjuesit anekënd na vijnë mesazhe mirënjohëse për prezantimin e kësaj krijuesëje të re,por e talentuar dhe e adhuruar nga dashamirët e fjalës së shkruar.Deklamimi i krijimtarisë së saj tani ka rënë në një institucion të sigurtë,ku miku Trena e ka vendosur në skedarët e radios,ku dëgjuesit tanë do të kenë rastin të e dëgjojnë shpesh.
Qëndresa Halilin e kam njohur me shkrimet e saja,ishte nderë për mua kur e lexoja një krijuese me pastërti shpirterore,ku pastërtia shpirtërore është dhe mbetet faktori kyq në ndërtimin e personalitetit të secilit krijues.Kam shkruar artikuj të njëpasnjëshëm për krijimtarinë e saj,dhe mburrem që i kam shkruar dhe janë botuar.Qëndresën e njoha për së afërmi këto dita,më dhuroj librat e saj thesare, dhe i jam mirënjohës për këtë.Falë LSHAKSH në Gjermani,në veqanti mikut Hasan Qyqalla,Qëndresa na u bashkue në takimin tradicional”Azem Shkreli” në mërgatë,ku në ate takim Qëndresa shkëlqeu me një poezi për Shkrelin,si dhe u nderua me një mirënjohëje e cila mbanë portretin e Shkrelit.Unë nuk kam ndonjë pyetje për Qendresën,nga se për gjitha që më kanë interesuar e kam pyetur.Këto rreshta i kam dërguar të e përshëndes këtë krijuese të mirëfilltë,të i dëshiroj çaste të këndshme në intervistën e valëve të radios suaj,pushime me shumë mbresa në Gjermani.Ne si LSHAKSH,kemi bashkëpunuar me letrarët e gjithë hapësirave shqiptare,kemi njohur shumë krijues,kemi shkëmbye vlera,kështu do të ndodhë edhe me Qëndresën në të ardhmen,e cila do të bashkepunoj me ne në fushën e krijimtarisë.I urojmë mikes shëndet dhe të mbara në fushën e krijimtarisë,suksese e shumë botime,kurse ju miku Trena,gjithë dëgjuesit e RZA,ju përshendes ngrohtësisht,e ju dëshiroj disponim me vlerat e krijueses sonë Qëndresa Halilit./gazetaditore






