Nga Edison Ypi
Ndodhi në një restorant këtu pranë, ku unë dhe ca të tjerë hamë kush një grosh, kush një paçe që na i përgatit me kujdes një kuksian.
Atë ditë, sapo hyra në atë restorant, një mirditor babaxhan me paçe dhe një broke verë përpara u ngrit befas në këmbë dhe klithi me gishta n’vesh: Komunist e socialist mos m’u boft’ as qeni shpis.
Shtanga nga këto fjalë të fuqishme të një bukurie të pashoqe.
Me lugët e mbetura pezull dhe gojët plot me mish e grosh e pilaf, të gjithë kthyen kokat nga mirditori i urtë që u bë befas protagonist.
Krejtësisht i ngrirë nga ky befasim i hatashëm në mes të ditës, iu drejtova mirditorit; Çfarë është kjo perlë, ku e ke dëgjuar këtë mrekulli o burr’ i dheut?
Është proverb dibran, sqaroi mirditori me zërin që ende i dridhej nga emocionet, dhe u ul e vazhdoi të hajë paçen.
Prit o prit, i thashë, nuk është etike të lëshosh gjithë këtë bombë dhe të bësh sikur s’ka ndodhur asgjë.
Por mirditori s’u ndje.
Ndërkohë u hodh një lab që vjen rrallë në atë restorant, i cili tha cop’ se mirditori gënjeu kur tha se ai proverb është dibran. Prova për këtë, sipas labit, ishte se; Komunist e socialist mos mu bëftë as bushtra e shpis, ka marrë dhenë në Labëri kohë më parë se në Dibër.
Me të dëgjuar këtë, një kuksian surratmprehtë, la pilafin e saponisur, u ngrit në këmbë, dhe nisi të fliste me një ton solemn; Edhe gjarpëri s’të nget kur je duke ngrënë. Ju lebërit jeni edhe më keq se gjarpëri, s’të lini as të hash bukë rehat. Ti mor zotni, që ndoshta je tepelens ose salariot, e ke shumë gabim. Merri mbrapsht fjalët që e quajte mirditorin gënjeshtar. Ajo që ti lab the për komunist e socialist e bushtër, nuk është gjë tjetër veçse një ndër variantet e shumtë të këtij proverbi që qarkullon nëpër Shqipëri. Varianti yt lab, jo me qen por me bushtër, provon më së miri karakterin mbarëkombëtar që simbolika e këtij proverbi bart, dhe asgjë tjetër. Pra kemi të bëjmë me të njëjtin proverb, që, në varësi të rëndësisë që në treva të ndryshme i jepet qenit ose bushtrës, proverbi qarkullon me ndryshime të papërfillshme. Më zëntë sytë ky pilaf po s’qe kështu si them unë, e përfundoi ligjëratën kuksiani, dhe u ul.
U duk sikur me këtë saktësimin ky sherr u mbyll.
Por s’kish’ qenë e thënë.
Mes hamësve, një nga një e dy e nga dy, nisi një sherr edhe më i madh.
Sa duket një tironc që ka një biznes të vogël aty afër dhe vjen e ha drekë në atë restorant, u hodh e tha,
O njerëz, unë mund ta kuptoj universalitetin e simbolikës së një proverbi; unë mund të kuptoj e pranoj gjithashtu edhe arsyetimin regjionalist të këmbënguljes së njërit e tjetrit për ta paraqitur proverbin e bukur me qen e bushtër si të vetin; nuk kam asnjë kundërshtim edhe që të shpallim një konkurs, ku të jepet edhe një çmim i majmë për proverba të së njëjtës natyrë a temë. Ajo që unë me plot durim prita të tërheq vëmëndjen tuaj, që mesa po shoh, me pa të drejtë dhe duke bërë një gabim të rëndë, është tjetër gjë. Ju, brenda laryshisë së pafundme të qenërisë, nuk po bëni asnjë saktësim se për çfarë flet ky proverb, përqen, lagua, zagar, kone, apo çfarë tjetër ?
Jo, i shtrenjti im, u hodh një skraparlli që deri atëhere kishte heshtur, e ke shumë gabim, ke një mos-vëmendje të pafalshme ndaj gjërave të rëndësishme. Përderisa ramë në një mendje për universalitetin e proverbit, s’ka asnjë rëndësi cilësimi i qenit. Dua të them se universaliteti i qenit nuk mund të jetë mbi universalitetin e proverbit, ose më shkurt, një proverb nuk mund të jetë më universal se një qen, dhe e anasjellta. Ja. kaq e thjeshtë është, kot e zgjasni.
Ligjërata e skraparlliut që pretendoi shpjegim shterrues, i ndezi edhe më tepër gjakrat.
Në rrëmujë e sipër, u hodh një leskoviqar. Leskoviqari tha: Dëgjomëni mua, i jeni qepur kot komunistit dhe socialistit me simbole dhe figura. Po harroni se, pavarësisht nga gjinia, qentë nuk janë të gjithë njëlloj, ka qen e qen, ka qen roje, qen qefi, qen rrace, qen luksi, qen gjahu ose zagar etj. Ku janë lukunia e tyre në proverbat tuaja? Se po bëni dhe gabimin tjetër sikur në Shqipëri paska vetëm komunista dhe socialista. Po soc-demokratët, demo-socialët, punistat, kurvistat, ku m’i ke, ë?
Në atë moment u hodh një mustaqelli i panjohur prej askujt në atë lokal, ku, mesa u duk, ishte futur për të parën herë. Ohu, po t’i futemi aq thellë sa thua ti o leskoviqar duhet t’i marrim me radhë pastaj, qentë me shkollë, ata pa shkollë, qentë me specializim, pa specializim, me tituj, pa tituj, qentë qimegjatë, qentë qimeshkurtër, qentë me lesh, ata pa lesh etj, gjë të cilës s’ja kemi ngenë, se s’po bëjmë simpozium këtu, muhabet po bëjmë.. Po nejse, unë, megjithë respektin e pafundëm që ushqej ndaj të gjithëve ju si paçengrënës, pilafkullufitës, rakirrëkëllenjës, lejomëni tu them një gjë; Ju dëgjova me vëmendje. Pa marrë parasysh se në shtëpi nuk ka vetëm qen e bushtër, por edhe derr, dhelpër, iriq, gjarpër, pleshta, buburreca, të bësh kështu si bëni ju që i bini kaq shkurt me qenin, pra me atë për të cilin janë shkruar me mijëra libra, ju qofshi. Duhet të thelloheni. Por edhe po nuk u thelluat nuk do bëhet ndonjë qamet, se në fund të fundit ju aq dini aq bëni, dhe mund të vazhdoni. Ama një gjë duhet të keni parasysh; Pa folur për qenin e ngordhur dhe atë zgjebarak, për të cilët me plot të drejtë nuk interesohet kush, po j’u them se mund të durohet një qen i ngopur, mund të përballohet edhe një qen i kamur, por është përtej kapaciteteve psikofizike njerëzore përballimi me sukses i një qeni llapaqen, dua të them përballimi i një qeni, i cili, për të vetëm arsye se i ngrënë e i pirë, i veshur e i mbathur, i duket vetja edhe i ditur. Unë nuk po them që me këtë qen shpie të bëni si bëjnë gjithë bashkitë e botës që atë qen e helmojnë ose e vrasin. Duhet të gjeni mënyrë tjetër. Përndryshe, po vazhduat të merreni me qenin e shpisë si me ndonjë zotni të madh, nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të kënaqeni që haberi mbi ju, domethënë mbi ca shqiptarë që flasin kaq hollësisht dhe pa asnjë rezultat për qenin e shpis, pas pak do marri dhenë si lajmi më i çuditshëm, i disa njerëzve edhe më të çuditshëm, që po thyejnë rekordin botëror të të marrurit pafund me një qen. Nuk do j’u dali keq. Do vinë këtu mediat më të mëdhaja të botës. Do bëheni të famshëm me përgjigjet inteligjente që do jepni pyetjeve për qenin, i cili, prapëseprap qen se qen do mbetet.