Home »
» Pse fëmijët duhet të pijnë ujë shumë?
Pse fëmijët duhet të pijnë ujë shumë?
Fëmijët pijnë më pak ujë sesa sasia e nevojshme për ta. Një studim i American Journal of Clinical Nutrition në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thotë se, 40 deri 85% e djemve dhe 46 deri 90% e vajzave pijnë ujë më pak se sasia e preferuar ditore.
Shkencëtarët paralajmërojnë se edhe dehidrimi i lehtë mund të ndikojë në një numër të funksioneve fiziologjike dhe të shkaktojë lodhje, dobësim dhe dhimbje koke.
Përveç kësaj, hidrimi i papërshtatshëm është i lidhur edhe me dobësimin e aftësive mendore dhe njohëse.
Në studimin e kryer tek 3.978 fëmijë të moshave 2 deri 19 vjet është konstatuar se fëmijët një sasi të madhe të ujit e fusin në organizëm përmes pijeve të ëmbla. Ata që pijnë më së shumti ujë në përqindje pijnë më pak këto pije dhe se konsumojnë më pak të ashtuquajturat ushqimet e shpejta të pasuruara me kalori.o.k/noa






